Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Sipas tij, Serbia arkëton 2 miliardë euro për buxhetin nga akciza në naftë, njëherësh e ardhura më e madhe nga akciza.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur se shteti që udhëheq do t’i ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind, në mënyrë që të parandalohet rritja e çmimeve nëpër pompa. Ai ka bërë të ditur se shteti synon të garantojë furnizim të bollshëm dhe që çmimet të jenë nën kontroll.
“Ne jemi duke hequr dorë pothuajse tërësisht nga të hyrat tona, në mënyrë që ta zvogëlojmë ndikimin në buxhetin shtetëror, për aq kohë sa kemi rezerva të mëdha”, ka deklaruar Vuçiç pas një takimi me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Sipas tij, Serbia arkëton 2 miliardë euro për buxhetin nga akciza në naftë, njëherësh e ardhura më e madhe nga akciza. Një javë më parë Serbia veçse e ka zvogëluar akcizën në produktet e naftës për 20 për qind, e cila, sipas Vuçiç, i kushton shtetit rreth 35 milionë euro në muaj.
Përpara vendimit, taksat shtetërore përbënin më shumë se gjysmën e çmimit të një litri benzinë apo diesel që konsumatorët e kanë paguar nëpër pompa. Vuçiç i ka përshkruar masat si “të dhimbshme për shtetin”, por që qytetarët nuk kanë arsye për t’u shqetësuar pasi Serbia ka rezerva të mjaftueshme.
Konflikti në Lindje të Mesme ka shkaktuar probleme të mëdha në zinxhirin e furnizimit me produkte të naftës dhe gazit, si dhe i ka rritur çmimet. Me situatë të ngjashme është përballur edhe Kosova. Radio Evropa e Lirë i ka vëzhguar disa pompa të karburanteve javë pas jave dhe e ka vërtetuar se çmimet janë rritur për disa centë.
Më 4 mars, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e Kosovës ka vendosur masa mbrojtëse për naftën, duke përcaktuar fitimet maksimale të lejuara për shitjen me shumicë dhe pakicë. Sipas vendimit, marzha maksimale e lejuar për shitje me shumicë është deri në 2 centë për litër, ndërkaq me pakicë deri në 12 centë për litër.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka deklaruar ditë më parë se çmimet pritet të stabilizohen në muajt e verës. Teksa konflikti po vazhdon në Lindjen e Mesme, transporti detar përmes Ngushticës së Hormuzit ka rënë në mënyrë drastike.
Rreth 20 për qind e sasisë së përgjithshme të naftës së lëngshme natyrore (LPG) që shfrytëzohet nëpër botë, qarkullon përmes kësaj ngushtice. Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar se do të ketë rritje të çmimeve të naftës, por ka vlerësuar se ky është “çmim i vogël” që duhet paguar në mënyrë që të eliminohet kërcënimi bërthamor i Republikës Islamike të Iranit./REL
Foto Ilustruese STRASBURG- Shumica e evropianëve besojnë se SHBA-të mund ta ndërpresin teknologjinë nga e cila Evropa mbështe...
John Bolton SHBA- Ish-këshilltari i tij i sigurisë kombëtare, John Bolton ka kritikuar reagimin e BE-së ndaj situatës në Lind...
Viktor Orban HUNGARI- Hungaria po e bllokon Bashkimin Evropian që t’i japë Ukrainës një kredi për të ndihmuar përp...
Donald Trump SHBA- Komisioni i Arteve të Bukura i Shteteve të Bashkuara, një agjenci federale, ka miratuar planet për një monedh&e...
Foto Ilustruese IRAN- Zëdhënësi më i lartë ushtarak i Iranit ka paralajmëruar se Teherani mund të planifikojë sulme...
Në vitin 2025 rastet e zjarreve kanë shënuar një tjetër rritje duke e bërë gjithmonë e më sfiduese përballje...
Seyyed Abbas Araghchi IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit ka paralajmëruar Mbretërinë e Bashkuar se e sheh zgjedhjen e saj për ...
SERBI- Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja e Departamentit amerikan të Thesarit ia ka zgjatur licencën e punës Industrisë s&e...
Që kur Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën fushatën e tyre bombarduese kudër Iranit, Teherani ka zgjeruar fushëbetejën në...
SHBA- Disa media amerikane janë duke raportuar – duke cituar burime – se presidenti amerikan, Donald Trump është duke e shqyrtuar m...