LIVE UPDATES
Bota

Serbia ndalon dy agjentë të dyshuar rusë për planifikimin e një sabotimi në Gjermani

Sipas gazetës gjermane Bild, bëhet fjalë për agjentë rusë “njëpërdorimësh”, të cilët dyshohet se planifikonin të vendosnin lëndë shpërthyese në Gjermani.

10 Korrik 2026, 15:31 Nga D.S

Serbia ndalon dy agjentë të dyshuar rusë për planifikimin e

SERBI- Gjykata e Lartë në Suboticë u caktoi masën e paraburgimit dy personave, konfirmoi kjo gjykatë për Radion Evropa e Lirë më 10 korrik, ndërsa mediat gjermane raportuan se ata dyshohen për planifikimin e një akti të sabotimit në Gjermani dhe i lidhën ata me shërbimin sekret rus.

Autoritetet në Serbi nuk treguan se për çfarë akuzohen dhe as identitetin e tyre të plotë. Sipas gazetës gjermane Bild, bëhet fjalë për agjentë rusë “njëpërdorimësh”, të cilët dyshohet se planifikonin të vendosnin lëndë shpërthyese në Gjermani.

Gjykata bëri të ditur se të pandehurve me inicialet B.D. dhe Gj.S. u është caktuar masa e paraburgimit deri më 10 gusht, por se vendimi ende nuk ka marrë formë të prerë. Ata ndodhen në paraburgim që nga 12 qershori, ndërsa në korrik masa u është zgjatur edhe për një muaj.

Gjykata e Lartë në Suboticë tha se nuk mund të japë më shumë informacione lidhur me procedurën në zhvillim. Policia dhe Prokuroria e Lartë Publike në Suboticë, e cila po udhëheq hetimet, nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment.

Gazeta gjermane Bild shkroi se në fillim të qershorit, forcat speciale arrestuan në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë dy persona të dyshuar si agjentë “njëpërdorimësh” të shërbimit sekret rus. Kjo nënkupton se ata ishin rekrutuar për një mision të vetëm, pa qenë pjesë e përhershme e shërbimeve të inteligjencës.

Sipas raportit të Bild-it, të publikuar në korrik, në valixhen e të dyshuarve është gjetur lëndë shpërthyese, porse nuk është e qartë se cili ishte objektivi i planifikuar në Gjermani. Hetuesit dyshojnë se shënjestër mund të ketë qenë një objekt i lidhur me prodhimin ose furnizimin e pajisjeve ushtarake për Ukrainën.

Bild shkroi gjithashtu se informacionet e siguruara nga autoritetet gjermane të sigurisë dhe shërbimet e inteligjencës, kanë qenë vendimtare për arrestimin e tyre. Policia gjermane, agjencia e inteligjencës përgjegjëse për sigurinë e brendshme dhe agjencia evropiane e policisë, Europol, nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë rast.

Ministri federal i Punëve të Brendshme i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, deklaroi në qershor se shërbimet gjermane të sigurisë kishin parandaluar një sulm me lëndë shpërthyese, që kishte në shënjestër Gjermaninë, duke shtuar se bëhet fjalë për një rast tepër konfidencial.

Sipas gazetës Bild, ky konsiderohet suksesi i parë i qendrës së sapokrijuar për luftimin e kërcënimeve hibride. Në raportin vjetor për vitin 2025 të Shërbimit gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës, Dobrindt paralajmëroi se Gjermania është vazhdimisht cak i sulmeve hibride nga Rusia.

“Shteti rus synon të destabilizojë shoqërinë tonë, të minojë demokracinë tonë dhe të dobësojë mbështetjen tonë për Ukrainën”, thuhej në raport.

Arrestimi në kufirin serbo-hungarez ndodhi gjashtë muaj pasi një gjykatë në Serbi dënoi tre persona për spiunazh në favor të Rusisë dhe për organizimin e incidenteve kundër komuniteteve hebraike dhe myslimane në Francë dhe në Gjermani.

Tre shtetas serbë - Aleksandar Saviq, Filip Petroviq dhe Nemanja Qevap - u arrestuan në shtator të vitit 2025 në Smederevë, afër Beogradit, së bashku me tetë persona të tjerë të dyshuar. Në dhjetor, ata arritën marrëveshje me Gjykatën e Lartë në Smederevë për pranimin e fajësisë dhe u dënuan me ndëshkime që varionin nga gjashtë muaj deri në një vit e gjysmë arrest shtëpiak. Hetimet ndaj tetë të dyshuarve të tjerë vazhdojnë.

Sipas aktgjykimeve, të cilat janë parë nga Radio Evropa e Lirë, grupi kreu katër operacione midis prillit dhe shtatorit të vitit 2025, të drejtuara kundër komuniteteve fetare hebraike dhe myslimane, me qëllim nxitjen e tensioneve në Gjermani dhe në Francë.

Grupi, mes tjerash, akuzohet se hodhi ngjyrë të gjelbër mbi Muzeun e Holokaustit dhe tri sinagoga në Paris, si dhe la koka derrash para nëntë xhamive në këtë qytet.

Në qendër të Berlinit, pranë memorialit kushtuar hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit, anëtarët e grupit vendosën skelete plastike.

Sipas aktgjykimit, grupi merrte urdhra, udhëzime dhe financim nga strukturat e shërbimit sekret të Federatës Ruse.

Organizator i grupit ishte Momçillo Gajiq, shtetas serb, të cilin Radio Evropa e Lirë e lokalizoi në Rusi. Ai është i lidhur edhe me Kishën Ortodokse Serbe.

Para drejtësisë serbe po zhvillohet edhe një rast tjetër, ku dyshohet të jetë e përfshirë Rusia.

Prokuroria në Shabac, në perëndim të Serbisë, po heton pretendimet e autoriteteve moldaviane se shërbimet ruse kanë organizuar një kamp për stërvitje ushtarake në perëndim të Serbisë, për përgatitjen e trazirave para zgjedhjeve parlamentare në Moldavi, të mbajtura në fund të shtatorit 2025.

Në atë kohë, policia serbe arrestoi Llazar Popoviqin dhe Sava Stevanoviqin, të cilët dyshohen se kanë organizuar një kamp pranë qytetit të Lloznicës, ku pjesëmarrësit janë stërvitur për përplasje me policinë, ditën e zgjedhjeve në Moldavi.

Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike në Shabac, ata u liruan, ndërsa hetimet ndaj tyre vazhdojnë.

Popoviq dhe Stevanoviq lidhen me ministrin aktual pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, i cili ka lidhje biznesore në Rusi.

Llazar Popoviq ishte më herët këshilltar i tij, ndërsa Sava Stevanoviq fillimisht ishte anëtar i Partisë Popullore Serbe (SNP) të Popoviqit, e më pas i partisë Serbia e Shëndoshë - pjesë e koalicionit qeverisës.

Më 26 shtator, policia e Moldavisë publikoi një video, për të cilën tha se shfaq “kampet ushtarake në Serbi të organizuara nga shërbimi sekret rus”. Në kuadër të hetimeve në Moldavi janë ndaluar mbi 70 persona, shumica e të cilëve dyshohet se janë trajnuar në Serbi.

Ata dyshohen për përgatitjen e trazirave masive dhe destabilizimin e Moldavisë para zgjedhjeve parlamentare të 28 shtatorit, në të cilat partia proevropiane në pushtet fitoi bindshëm ndaj koalicionit prorus. Rusia mohon se ka ndërhyrë në procesin zgjedhor, ndërsa Moldavia e akuzon atë për zhvillimin e një lufte hibride, që përfshin fushata dezinformimi dhe financim të paligjshëm të partive proruse.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë në shtator të vitit 2025, në një trajnim ushtarako-taktik të organizuar në kompleksin turistik “Sunçana Reka” morën pjesë nga 150 deri në 170 shtetas të Moldavisë dhe Rumanisë.

Në njoftimin e policisë serbe nuk u përmend Rusia. Pas arrestimeve, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se Serbia “nuk guxon të shërbejë si poligon për veprimtarinë e shërbimeve të huaja”.

Ai shtoi se në Serbi veprojnë shërbime inteligjente nga e gjithë bota, si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, dhe se “kjo është në rregull derisa të mos arrijë në pikën ku trajnohen ushtarakisht persona të caktuar”.

Radio Evropa e Lirë raportoi në vitin 2023 për qindra diplomatë rusë të dëbuar nga vendet e Bashkimit Evropian nën dyshimet se ishin të përfshirë në aktivitete spiunazhi. Gjatë atij hulumtimi, REL-i i identifikoi të paktën tre prej tyre si diplomatë rusë të akredituar në Serbi, përfshirë dy që kishin lidhje me shërbimet ruse të inteligjencës.

Deri më sot, asnjë institucion në Serbi nuk është deklaruar lidhur me këto gjetje. Edhe një tjetër “aferë spiunazhi”, që ka shpërthyer shtatë vjet më parë, ka mbetur pa epilog gjyqësor.

Në nëntor të vitit 2019, në internet u publikua një video ku një person, i identifikuar si agjent i inteligjencës ruse, shihej duke i dhënë para një ish-pjesëtari të Ushtrisë së Serbisë. Sipas zyrtarëve më të lartë serbë, pamjet ishin regjistruar gati një vit më herët, në dhjetor të vitit 2018.

Autenticitetin e videos e konfirmoi për mediat Rela Zhelski, shef i sektorit të analizës në Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit (BIA), duke deklaruar se në të shfaqej Georgij Kleban, një agjent i inteligjencës ruse. Lidhur me këtë rast u mblodh edhe Këshilli për Siguri Kombëtare i Serbisë.

Pas mbledhjes, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili kryeson këtë këshill, deklaroi se shërbimet serbe të inteligjencës kishin “konstatuar dhe dokumentuar në disa raste, me fotografi, video dhe incizime audio, kontaktet e Klebanit me pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë”. Po atë periudhë, Vuçiq zhvilloi një bisedë edhe me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko, pas së cilës deklaroi se, për të, çështja e agjentit rus në Serbi konsiderohej e mbyllur.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë në dhjetor të vitit 2019 se nuk kishte hapur procedurë penale lidhur me këtë rast. Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës nga presidenti rus, Vladimir Putin, në shkurt të vitit 2022.

Megjithëse është në negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Serbia vazhdon të mbajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Moska është një nga vendet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka mbështetur përpjekjet e Beogradit për të penguar anëtarësimin e saj në organizata dhe institucione ndërkombëtare./REL

gjermani serbi

Sondazh

Poll

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Dita e 41-të e protestës/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama sulmon Opozitën: S’mund t’i lemë njerëzit në dorë të fallxhorëve!

Sa kushtoi dasma luksoze e Taylor Swift dhe Travis Kelce?

Gruaja më e vjetër që ka udhëtuar ndonjëherë në hapësirë është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare

"Rilindja urbane ishte dalja nga rrënimi"/ Rama: Shkollat dhe qytetet po hyjnë në një fazë të re

Rilindja Urbane 2.0/ Rama: Kemi vendosur në dispozicion 1.5 miliardë euro

Panda shfaqet në protestën e 40-të me mesazhin: Larg duart nga e ardhmja

Drejtori i AMP Vlorë dhe vartësit përdorin gjuhë seksiste ndaj turisteve të huaja në rrugë

“Deputetët luajnë me letra bixhoz në Strasburg”/ Protestuesi: PD të mbajë duart larg ...

Turistet nga Australia i bashkohen marshimit: Po bëni një punë të mrekullueshme, shpresoj të fitoni!

Kuriozitet apo solidaritet? Turistët nga Australia i bashkohen marshimit në Tiranë

“Po shkunden themelet e Parlamentit”/ Protestuesi: Për 34 vite me radhë na kanë vjedhur dhe shtypur

Pedagogu thirrje ambasadave: Qëndroni me shqiptarët, shihni nga brezi i ri

Protestuesja: Çfarë Shqipërie do t’u tregosh ndërkombëtarëve?

Aktivisti Arben Kola: Ka 10 ditë që Rama nuk ka lënë tavolinë dhe xhama pa thyer

Epike! Studentët shpërndajnë hallvë për të 40-tat e protestës: Simbolizon vdekjen e frikës tek ne

Dita e 40-të/ Aktivisti Andi Tepelena rithekson pesë kërkesat kryesore të qytetarëve

Dita e 40-të e protestës/ Pensionisti: Ne vuajmë për një copë bukë

“Rama jepe dorëheqjen”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shqipëri e Re

“Protestojmë për vjedhjet e pensioneve”/ Protestesja: Pensioni 97 mijë lekë nuk më del

Ervin Goci: Populli e ka kuptuar që kjo klasë politike duhet larguar

Dita e 40-të e protestës në kryeqytet/ Nis organizimi në sheshin "Skëndërbej"

Dhunimi i të miturës në Fier/ Hita: Është pezulluar nga detyra një polic

Donald Trump duhet ti paguajë E. Jean Carroll 5.8 milionë dollarë për abuzim seksual dhe shpifje

Vrasja në Shkodër/ E afërmja e familjes Ziçi: Debate nuk kanë pasur kurrë

Krimi në Shkodër/ Dalin PAMJET nga vendi ngjarjes, policia rrethon zonën

Zjarr në Vlorë/ Digjen shkurre dhe bimësi, dyshohet për zjarrëvënie të qëllimshme

Ndalimi i tre deputetëve të VLEN në Qafë-Thanë, Hita: Ja pse nuk e kaluan kufirin drejt Shqipërisë

Skandal/ Policia bën ‘Cyber Security-in’ e biznesve të afërta me njerëzit e Ramës

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, Berisha: Biletat nuk janë shitur

Berisha: Rama hyri dhe doli nga samiti i NATO-s si i vetmi njeri i përçmuar

Akuzat për ndërhyrje në protesta/ Berisha: Rama po krijon klimë jomiqësore me vendet fqinje

Këngëtarja Bonnie Tyler e Total Eclipse of the Heart ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare

Ndalimi i deputetëve të VLEN, Berisha: PD dënon këtë akt të shëmtuar të Edi Ramës

Erling Haaland AI dhe cili është roli i tij mbi figurat e njohura sportive?

"Si nuk u vjen turp..."/ Qytetarët kapin 'mat' Ballën duke luajtur murlan në Strasburg

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

Bardhi në PE: Edi Rama bashkëpunon krimin e organizuar në pastrimin e parave të pista

“O Ilir, o legen, prite Salën se po vjen”/ Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-se

“Nuk je kryeministër, por palaço”/ E sëmura me kancer prek turmën: I dha miliona euro koncertit

“Merr lekët e fondeve të emergjencave dhe i jep për spektakël”/ Aktivisti: Shqipëria është e vjedhur

Protesta e 39-të qytetare/ Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë

Samiti i NATO-s në Turqi/ Sekretari i Përgjithshëm, Rutte: Samiti i radhës do të mbahet në Shqipëri

Operacioni "Vendtakimi"/ Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe konsum narkotikësh

Rama: Ka ikur ajo kohë kur bëhej çfarë të donin të tjerët

Cila është arsyeja që Princi Harry humbi çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail?

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Loris Qosja nxënësi 15-vjeçar nga Cerriku shpallet fitues i International Stem Olympiad në Itali

Paris Hilton u sulmua fizikisht më 1990 në konviktin Utah në SHBA, shkolla humbet licencën

Organizatorët e Madonnës anulojnë shfaqjen e saj në Pride Parade për shkaqe sigurie