LIVE UPDATES
Bota

Serbia, epiqendra kryesore e fushatës ruse për dezinformim në Ballkanin Perëndimor

Qendra për Informim, Demokraci dhe Qytetari e Universitetit Amerikan në Bullgari, nga dhjetori i vitit 2024 deri në mars të vitit 2025, ka analizuar mbi 640 mijë artikuj të publikuar në faqet e rrjetit “Pravda” në 45 shtete.

19 Prill 2025, 17:20 Nga r.ll
Serbia, epiqendra kryesore e fushatës ruse për dezinformim në
foto ilustruese

BEOGRAD- Serbia, sipas një hulumtimi të Qendrës për Informim, Demokraci dhe Qytetari (CIDC) e Universitetit Amerikan në Bullgari, është caku kryesor i fushatës së dezinformimit rus, në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Përqendrimi i dezinformatave në Serbi është 6.3 herë më i lartë se mesatarja në vendet e Bashkimit Evropian”, shpjegojnë për Radion Evropa e Lirë autorët e hulumtimit, Jacob Udo-Udo Jacob dhe Georgi Angelov.

Qendra për Informim, Demokraci dhe Qytetari e Universitetit Amerikan në Bullgari, nga dhjetori i vitit 2024 deri në mars të vitit 2025, ka analizuar mbi 640 mijë artikuj të publikuar në faqet e rrjetit “Pravda” në 45 shtete.

Sipas kësaj qendre, ky rrjet shërben për përhapjen e dezinformatave të lidhura me Rusinë. Duke u bazuar në numrin e artikujve të publikuar për kokë banori, Serbia renditet e katërta ndër të gjitha shtetet e përfshira në hulumtim, pas Moldavisë, Letonisë dhe Estonisë. Pas Serbisë janë Armenia, Gjeorgjia, Sllovakia, Bullgaria, Çekia, Danimarka, Portugalia, Hungaria, Greqia dhe Ukraina.

“Serbia është e cenueshme dhe cak i dezinformatave për disa arsye. Këtu përfshihen lidhjet historike me Rusinë, kontradiktat e thella të brendshme dhe problemet me lirinë dhe kontrollin e mediave”, shpjegon bashkëautori i hulumtimit, Georgi Angelov në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Jacob Udo-Udo Jacob thekson se një nga arsyet është mosvendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

“Serbia është mikpritëse e një pranie të fortë mediatike pro-Kremlinit, ka shtyrë integrimin në Bashkimin Evropian dhe ndikon gjeopolitikisht në Kosovë”, vlerëson ai.

Duke analizuar 643.600 artikuj të publikuar në faqet e rrjetit “Pravda” në 45 vende nga dhjetori i vitit 2024 deri në mars të këtij viti, Qendra ka konstatuar se mbi gjysma (52 për qind) e përmbajtjes është drejtuar ndaj ish-republikave sovjetike dhe vendeve të Ballkanit. Në Serbi, e cila nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, mediat ruse që publikojnë në gjuhën serbe veprojnë pa pengesa.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, në vitin 2015 u hap redaksia e “Sputnik” në Serbi. Ky medium funksionon nën agjencinë ndërkombëtare të lajmeve “Rossiya Segodnya”, e financuar nga shteti rus. Serbia është edhe i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor ku operon edhe televizioni shtetëror rus RT (ish-Russia Today), i themeluar në nëntor të vitit 2022, tetë muaj pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë.

RT, një media nën kontrollin e Kremlinit e financuar nga buxheti shtetëror, është ndaluar në Bashkimin Evropian që nga marsi i vitit 2022. Është cilësuar si një kanal kyç për përhapjen e propagandës ruse dhe është subjekt i një pakete të gjerë sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Maja Sever, presidente e Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), në një deklaratë për REL-in e ka përshkruar “vërshimin e dezinformatave dhe presioneve” në Serbi si “tronditës”.

“Rusët kanë interesat e tyre dhe për këtë arsye, duket qartë se kanë investuar burime dhe energji për përhapjen e dezinformatave në Serbi. E vetmja përgjigje është gazetaria e lirë dhe profesionale”, theksoN ajo.

Sever thekson se në lidhje me përhapjen e dezinformatave ruse në Serbi, por edhe me presionin ndaj mediave të lira e të pavarura, “mungon krejtësisht” një reagim më vendimtar nga Bashkimi Evropian, me të cilin Serbia ka filluar negociatat e anëtarësimit që në vitin 2014.

Ajo tregon se javën e kaluar, gjatë një aktiviteti të Misionit për Reagim të Shpejtë për Lirinë e Medias në Serbi, bashkë me kolegë nga organizata të tjera ndërkombëtare, i ka përcjellë përfaqësuesit të Delegacionit të BE-së në Beograd mesazhin se mungesa e reagimit nga BE “është e papranueshme”.

“Mesazhi ynë kryesor gjatë vizitës treditore, si publikisht ashtu edhe në takime, ishte se Evropa po e kthen kokën dhe po bën sikur nuk sheh çfarë po ndodh këtu, dhe kjo nuk guxon të ndodhë”, thotë Sever për REL.

Ajo shton se në kuadër të misionit, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e BE-së në Beograd që BE-ja të ngrijë negociatat me Serbinë për kapitullin 23, që lidhet me të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare dhe të mediave. Serbia prej vitesh ka shënuar rënie në aspektin e lirisë së shprehjes dhe mediave, për çka kanë paralajmëruar edhe organizata të shumta ndërkombëtare, si Reporterët pa Kufij (RSF) dhe Amnesty International.

Përmirësimi i lirisë së mediave në Serbi është një nga rekomandimet e fundit në raportin e Komisionit Evropian për progresin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së. Sipas hulumtimit, rrjeti “Pravda” u shfaq pasi mediat shtetërore ruse Russia Today dhe Sputnik u ndaluan në BE pas pushtimit rus të Ukrainës më 2022. Deri në fillim të vitit 2025, ishte shndërruar në një “ekosistem global të dezinformimit” që përbëhej nga rreth 190 faqe në 83 vende, duke përhapur propagandën ruse në dhjetëra gjuhë.

“Pravda është nyja lidhëse e disa rrjeteve të përhapjes së dezinformatave të lidhura me shtetin rus. Këto rrjete përhapin narrativë që nxisin ndjenja antievropiane dhe antiperëndimore”, thotë Georgi Angelov.

Ai shton se përmes rrjetit Pravda rriten tensionet sociale dhe etnike në rajonet e synuara, dhe se anëtarësimi në BE dhe NATO do të jetë i mundur vetëm për vendet që nuk kanë konflikte të hapura apo probleme të pazgjidhura me fqinjët. Reformat demokratike janë gjithashtu ndër kushtet kryesore për integrimin euroatlantik.

Jacob dhe Angelov, në hulumtimin e tyre, theksojnë edhe rëndësinë e Radios Evropa e Lirë si “zëri kryesor i demokracisë në rajon” dhe si “kundërpeshë thelbësore” ndaj propagandës ruse, duke e cilësuar vendimin e administratës amerikane për të ndalur financimin e REL-it si “gabim strategjik” në një moment kur Kremlini po shton fushatën e dezinformimit.

Georgi Angelov, që gjatë 20 vjetëve të përvojës së tij në gazetari ka punuar edhe për REL, e cilëson këtë media si “burimin e vetëm të informacionit të besueshëm në shumë rajone”.

“Zbrazëtia që do të krijohej me mbylljen e REL-it do të mbushej me dezinformata, dhe ‘Pravda’ është e gatshme për këtë. Kjo do të dobësonte më tej demokracinë në vendet ku operojnë gazetarët e REL-it”, vlerëson ai.

Me një urdhër ekzekutiv të nënshkruar më 15 mars nga presidenti amerikan Donald Trump, është reduktuar fushëveprimi i Agjencisë Amerikane për Mediat Globale (USAGM), organi që mbikëqyr REL-in. Sipas Jacob, kjo vendim “dobëson gazetarinë e pavarur në ekosistemet mediatike të brishta dhe krijon një vakum që mund të shfrytëzohet lehtësisht nga mediat shtetërore ruse”.

“Pa REL-in, narrativët rusë përballen me pak rezistencë të besueshme, çka po ashtu dëmton fuqinë e butë të SHBA-së dhe mesazhet demokratike”, përfundon Jacob.

Disa orë pas nënshkrimit të urdhrit ekzekutiv nga Trumpi, USAGM njoftoi se ka ndërprerë financimin që Kongresi kishte ndarë për REL-in për vitin buxhetor 2025. REL e cilëson këtë vendim të paligjshëm dhe ka paditur USAGM-in në një gjykatë në Shtetet e Bashkuara./REL

serbi dezinformata ruse

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje