18 Dhjetor 2024, 07:42
Nga r.ll
rexhep tajip erdogan
SHBA- Senatorët Chris Van Hollen dhe Lindsey Graham kanë kërcënuar me sanksione presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke i kërkuar Ankarasë të bie dakord për një armëpushim me kurdët në Siri.
Më konkretish, dy senatorët thanë se synojnë të paraqesin një projekt-ligj që do të parashikonte sanksione nëse Turqia nuk pranon kushtet për një armëpushim të përhershëm dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar.
"Ndërsa Turqia ka disa shqetësime legjitime të sigurisë që mund të adresohen, këto zhvillime minojnë sigurinë rajonale dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund të qëndrojnë duarkryq," vunë në dukje ligjvënësit amerikanë.
Në një pikë tjetër në njoftimin e tyre ata thonë se "pas rënies së regjimit të Asadit , forcat e mbështetura nga Turqia kanë intensifikuar sulmet kundër partnerëve tanë kurdë sirianë, duke kërcënuar edhe një herë misionin jetik të parandalimit të rishfaqjes së Shtetit Islamik".
Çfarë ofrojnë sanksionet?
Sanksionet e propozuara nga senatorët Chris Van Hollen dhe Lindsey Graham janë të ngjashme me ato të parashikuara në projektligjin përkatës që ata depozituan në vitin 2019, i cili pati efektin të detyronte Turqinë dhe forcat që ajo mbështet të arrijnë një armëpushim me kurdët.
Për shembull, projektligji i 2019 përfshinte sanksione kundër:
• zyrtarëve të lartë turq, duke përfshirë edhe vetë Erdoganin;
• bankat kryesore turke.
• transaksionet ushtarake.
• aktivitetet në sektorin e energjisë.
Gjithashtu do të ndalonte ndihmën ushtarake të SHBA-së për Turqinë, do të vendoste një ndalim të hyrjes së SHBA-së për udhëheqjen turke dhe do të kërkonte nga agjencitë përkatëse të SHBA të prodhojnë një raport mbi pasuritë neto të Presidentit Erdogan.
rexhep tajip erdogan
Bota
18 Dhjetor 2024, 07:32
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Mbrapa dyerve të mbyllura në Moskë, Kiev, Bruksel, Uashington dhe kryeqytetet e tjera, diplomatët, lider&...
Bota
17 Dhjetor 2024, 23:01
E. D
foto ilustruese
GREQI- Dy punonjës të lartë të terminalit të konteinerëve në Portin e Pireut janë arrestuar në...
Bota
17 Dhjetor 2024, 22:55
I.A
MOSKË- Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lart...
Bota
17 Dhjetor 2024, 22:42
E. D
foto ilustruese
SIRI- Zyrtarë të lartë amerikanë thonë se Turqia dhe aleatët e saj të milicisë po mobilizojnë ...
Bota
17 Dhjetor 2024, 22:34
I.A
Patrick Ryder
SHBA- Pentagoni të hënën u përpoq të qetësonte frikën rreth dronëve të vërejtur në t&e...
Bota
17 Dhjetor 2024, 22:35
E. D
Carsten Breuer, Bashkim Jashari
BERLIN- Kosova dhe Gjermania kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bilaterale në Fushën e Mbrojtjes dhe ...
Bota
17 Dhjetor 2024, 22:32
E. D
Artan Grubi
MAQEDONIA E VERIUT- Prokurorët kanë kërkuar fletarrestime ndërkombëtare për ish-zëvendëskryeministrin e...
Bota
17 Dhjetor 2024, 22:17
ZH.LL
Trump-Trudeau
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e quajti për herë të dytë kryeministrin kanadez Justin Trud...
Bota
17 Dhjetor 2024, 22:14
E. D
foto ilustruese
HOLLANDË- Ministri i Jashtëm holandez Caspar Veldkamp njoftoi se Holanda do të bllokojë Serbisë dr...
Bota
17 Dhjetor 2024, 22:16
Rene Garzke
Donald Trump
SHBA- Është një nga temat kryesore të bisedës në anën tjetër të Atlantikut: një shfaqje mist...