LIVE UPDATES
Bota

Senati konfirmon të nominuarën e Donald Trump/ Tulsi Gabbard zgjidhet në krye të Inteligjencës Kombëtare

Me 52 vota pro dhe 48 kundër, votimi u nda në vija partiake për të konfirmuar zonjën Gabbard e cila do të mbikqyrë një komunitet me 18 agjenci federale të kundërzbulimit.

12 Shkurt 2025, 21:27 Nga E. D
Senati konfirmon të nominuarën e Donald Trump/ Tulsi Gabbard zgjidhet
Tulsi Gabbard

SHBA- Ish-ligjvënësja Tulsi Gabbard u konfirmua sot (të mërkurën) pasi senatorët republikanë mbështetën të emëruarën e Presidentit Donald Trump për të drejtuar komunitetin e zbulimit. Me 52 vota pro dhe 48 kundër, votimi u nda në vija partiake për të konfirmuar zonjën Gabbard e cila do të mbikqyrë një komunitet me 18 agjenci federale të kundërzbulimit.

Ky votim është fitorja e radhës për Presidentin Trump ndërsa të emëruarit e tij vazhdojnë përballjen me senatorët. Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat John Thune, shtoi në rend të ditës procesin e votimit të emëruarit të Presidentit Trump për të drejtuar Departmantin e Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr menjëherë pas konfirmimit të zonjës Gabbard.

Dyzet e tre vjeçarja Gabbard, ish anëtare e Partisë Demokrate, është përballur me pyetjet e senatorëve të të dyja partive në lidhje me deklaratat e saj të mëparshme që shihen si mbështetje për kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara dhe për mungesë përvoje.

Zonja Gabbard asnjëherë nuk ka punuar për ndonjë agjenci spiunazhi dhe as nuk ka shërbyer në komisionin për kundërzbulim të Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa ishte ligjvënëse për katër mandate.

Ajo tani do të drejtojë një agjenci që është krijuar nga Kongresi pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2011, për të bashkërenduar aparatin e gjerë të kundër-zbulimit të Shteteve të Bashkuara, një nga postet më të rëndësishme në qeverinë amerikane që ka të bëjë me sigurinë kombëtare.

Përzgjedhja e drejtuesit të zbulimit kombëtar është me rëndësi të madhe”, thotë Emily Harding, Drejtore e Programit për Zbulim, Siguri Kombëtare dhe Teknologji te Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. Ajo vë theksin tek qasja e gjerë që ky drejtues ka mbi materialet e klasifikuara dhe rolin që luan si këshilltar i presidentit për inteligjencë.

Rusia, Siria dhe Snowdeni

Njoftimi i zotit Trump në muajin nëntor për emërimin e zonjës Gabbard shkaktoi habi në qarqet e sigurisë kombëtare, duke shtuar shqetësimet për politizimin e mbledhjes së inteligjencës.

Skeptikët kanë ngritur shqetësimin mbi deklaratat e mëparshme të zonjës Gabbard që vlerësohen si miqësore ndaj agresionit rus në Ukrainë dhe mbrojtjes që i ka bërë ish udhëheqësit sirian Bashar al-Assad. Zonja Gabbard e vizitoi Assadin në Siri më 2017 ndërsa ai ishte nën sanksione amerikane.

Gjatë përballjes me pyetjet e senatorëve, zonja Gabbard u pyet gjithashtu edhe mbi mbrojtjen që i ka bërë më parë ish kontraktorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) Edward Snowden i cili bëri publike në mënyrë të jashtëligjshme mijëra dokumente të klasifikuara dhe më pas kërkoi azil në Rusi.

Disa ishin qartazi të zemëruar nga refuzimi i saj që ta quante Snowdenin tradhëtar.

Republikanët që kishin shprehur shqetësime janë përballur me trysni të shtuar politike nga Presidenti Trump dhe aleati i tij, miliarderi Elon Musk. Ky i fundit kishte paralajmëruar se nëse nuk votonin për konfirmimin e zonjës Gabbard ai do të mbështesë kandidatët që do të sfidonin ata në primaret e ardhshme republikane.

Senatori Todd Young, anëtar i komisionit të zbulimit që në fillim nuk i ofroi mbështetje emërimit të zonjës Tulsi Gabbard, publikoi një deklaratë që i ofronte mbështetje asaj para se komisioni të votonte pro zonjës Gabbard. Komisioni votoi në vija partiake me 9 vota republikane por dhe 8 demokrate kundër duke e çuar emërimin e saj për votimin përfundimtar në Senat.

Senatori që ka qenë oficer i inteligjencës në marinën amerikane e kritikoi zotin Musk para se të mbështeste kandidaturën e zonjës Gabbard. Senatori Young tha se zonja Gabbard e ka siguruar atë se do të mbështesë profesionistët e komunitetit të zbulimit dhe do të ofrojë informacione të paanashme.

Mbështetësit e zonjës Gabbard përshëndetën zotimin e saj që të zvogëlojë stafin e agjencisë së saj ndërsa Presidenti Trump po bën përpjekje të mbyllë agjenci të tëra federale.

Të emëruarit e mëparshëm për këtë post kanë qenë veteranë të komunitetit të zbulimit dhe të cilët janë konfirmuar me mbështetje dypartiake. Daniel Coats, ish ambasador dhe senator republikan që shërbeu në komisionin e inteligjencës ishte konfirmuar gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump nga 85 senatorë kundrejt 12 senatorëve që kishin votuar kundër.

Harding said Gabbard will need to reassure allies that they can trust Washington as Trump pursues an aggressive foreign policy, and be cautious about making cuts amid myriad global challenges.

Zonja Gabbard hoqi dorë nga Partia Demokratike më 2022 duke u regjistruar si e pavarur. Ajo mbështeti më pas zotin Trump dhe u bashkua me Partinë Republikane më 2024./VOA

tulsi gabbard

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari