LIVE UPDATES
Bota

Senati amerikan sjell projektligjin e rishikuar për sanksionet ndaj Rusisë

Projektligji, i cili ka siguruar mbështetjen e më shumë se 26 bashkësponsorëve nga të dyja partitë, ka fituar rëndësi të shtuar politike pas vdekjes së papritur të senatorit Lindsey Graham javën e kaluar, i cili ka qenë njëri prej hartuesve kryesorë të tij.

15 Korrik 2026, 14:50 Nga E.d
Senati amerikan sjell projektligjin e rishikuar për sanksionet ndaj
Senatori Lindsey Graham

Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e paraqiti më 14 korrik Aktin për Sanksionimin e Rusisë 2026, duke e sjellë një paketë të rishikuar sanksionesh dhe tarifash, synimi i të cilës është t’i godasë financat e luftës së Moskës. Me projektligjin e ri senatorët synojnë t’i tejkalojnë shqetësimet që kishin bllokuar versionet e mëparshme të legjislacionit.

Projektligji, i cili ka siguruar mbështetjen e më shumë se 26 bashkësponsorëve nga të dyja partitë, ka fituar rëndësi të shtuar politike pas vdekjes së papritur të senatorit Lindsey Graham javën e kaluar, i cili ka qenë njëri prej hartuesve kryesorë të tij.

Lideri demokrat i Senatit, Chuck Schumer nga Nju Jorku, bëri thirrje për votim të menjëhershëm në seancën plenare, duke thënë se legjislacioni duhet të miratohet "në nderim të Lindseyt", ndërsa lideri i shumicës në Senat, John Thune nga Dakota e Jugut, tha se ka "shpreson shumë se mund ta realizojmë këtë".

Ky legjislacion përfaqëson përfundimin e negociatave dypartiake mbi njëvjeçare, dhe vjen pasi Graham kishte njoftuar vetëm një ditë para vdekjes së tij se ligjvënësit kishin arritur marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë mbi dispozitat kryesore.

Sipas kolegëve të tij, Graham ishte kthyer nga Ukraina pak para vdekjes dhe kishte biseduar me presidentin amerikan, Donald Trump, për paketën e sanksioneve, duke shprehur optimizëm se administrata më në fund ishte pajtuar me të.

"Ai ishte absolutisht i entuziazmuar", tha senatori demokrat Richard Blumenthal nga Konektikati, partneri kryesor demokrat i Grahamit në hartimin e projektligjit, duke folur për bisedën e tyre të fundit. "Nuk e kam parë kurrë kaq të gëzuar".

Blumenthal tha se mbështet idenë që legjislacioni ta marrë emrin e Grahamit, duke e quajtur atë "pjesë të trashëgimisë së tij".

Projektligji zhvendos fokusin tek blerësit kryesorë të energjisë ruse

Legjislacioni i rishikuar ndryshon ndjeshëm një propozim të mëparshëm që kishte ngjallur kritika nga ligjvënësit dhe aleatët e SHBA-së, për shkak të shtrirjes së gjerë të dispozitave mbi tarifat.

Në vend që të vendosë një tarifë të përgjithshme prej 500 për qind ndaj vendeve që blejnë energji ruse, versioni i ri autorizon tarifa deri në 100 për qind që synojnë pesë blerësit më të mëdhenj të naftës dhe gazit natyror rus, një grup që sponsorët thanë se përfshin Kinën dhe Indinë.

Legjislacioni krijon gjithashtu përjashtime për vendet që importojnë më pak se 15 për qind të eksporteve vjetore të gazit natyror të Rusisë, me kusht që ato të ndërmarrin "hapa të rëndësishëm" për ta ulur varësinë e tyre nga energjia ruse.

Mbështetësit thanë se këto ndryshime janë hartuar për t’i kufizuar pasojat e padëshiruara ekonomike për aleatët e SHBA-së, duke ruajtur njëkohësisht trysninë mbi burimin më të rëndësishëm të të ardhurave të Kremlinit.

"Pjesa dërrmuese e të ardhurave të Rusisë, veçanërisht ato që përdoren për luftën e saj agresore në Ukrainë, vjen nga eksportet e naftës dhe gazit rus", tha një zyrtar i Senatit, duke e përshkruar legjislacionin si të hartuar në mënyrë të kujdesshme për të goditur pikërisht këtë sektor.

Përtej tarifave, projektligji detyron vendosjen e sanksioneve brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi kundër presidentit rus, Vladimir Putin, udhëheqësve të lartë politikë dhe ushtarakë, ndërmarrjeve shtetërore, institucioneve financiare, projekteve energjetike, oligarkëve dhe kompanive të huaja që mbështesin bazën industriale të mbrojtjes së Rusisë.

Ai gjithashtu zgjeron sanksionet ndaj të ashtuquajturës "flotë në hije" të Rusisë, e përbërë nga cisterna të vjetra nafte me flamuj të ndryshuar, të përdorura për të shmangur kufizimet ekzistuese mbi eksportet ruse të energjisë.

Krahasuar me versionet e mëparshme, legjislacioni i ri heq formulimin që i bënte sanksionet të kushtëzuara me pjesëmarrjen e Rusisë në negociatat e paqes, duke i bërë shumë prej ndëshkimeve të detyrueshme.

Fleksibiliteti i Shtëpisë së Bardhë mbetet kompromisi kryesor

Një element kyç i negociatave me administratën Trump u përqendrua në ruajtjen e fleksibilitetit presidencial.

Projektligji i rishikuar i jep presidentit autoritetin për t’i pezulluar sanksionet në rrethana të caktuara, duke pasqyruar shqetësimet e Shtëpisë së Bardhë që pushteti ekzekutiv të ruajë hapësirë veprimi kur kjo i shërben interesave kombëtare të SHBA-së.

Në të njëjtën kohë, negociatorët demokratë siguruan dispozita më të forta mbikëqyrjeje, të cilat kërkojnë që administrata ta njoftojë Kongresin dhe ta justifikojë çdo pezullim të sanksioneve.

Kompromisi erdhi pas muajsh negociatash ku morën pjesë Graham, Blumenthal, senatorja demokrate Jeanne Shaheen nga Nju Hempshire dhe zyrtarë të lartë të administratës, përfshirë sekretarin e Thesarit, Scott Bessent 

Më 14 korrik, Trump tha se legjislacioni ka "shans të mirë" për t'u miratuar, megjithëse sugjeroi shtimin e sanksioneve që synojnë Iranin dhe Hezbollahun. Blumenthal kundërshtoi rihapjen e negociatave, duke thënë se projektligji tashmë kishte miratimin e Shtëpisë së Bardhë dhe duhet të çohet përpara pa ndryshime të tjera.

Mbështetësit shohin trysni mbi makinerinë luftarake të Kremlinit

Përkrahësit argumentojnë se legjislacioni synon drejtpërdrejt bazën financiare të pushtimit rus të Ukrainës duke goditur të ardhurat nga eksportet e naftës dhe gazit.

"Nëse Kremlini është në gjendje ta financojë makinerinë e tij të luftës përmes shitjes së naftës dhe gazit, ai do të jetë në gjendje ta vazhdojë luftën", tha Shaheen. "Kjo do t'i ndalojë ato blerje. Do ta bëjë të qartë se këto blerje kanë kosto reale".

Blumenthal e përshkroi propozimin si vendosje të "sanksioneve shkatërruese" ndaj Rusisë dhe mbështetësve të saj, ndërsa senatorja republikane Katie Britt nga Alabama tha se Graham besonte se kjo masë do të bëhej "gjëja më domethënëse" që ai kishte arritur gjatë karrierës së tij në Senat.

Senatorët që udhëtuan me Grahamin në Ukrainë javën e kaluar thanë se ai e shihte këtë legjislacion si një pikë kthese që mund të forconte pozitën e Kievit në fushën e betejës dhe në bisedimet e ardhshme për paqen. 

Daniel Fried, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, i cili ka shërbyer nën shtatë administrata, tha se forca më e madhe e legjislacionit të rishikuar qëndron në fokusin e tij më të mprehtë mbi eksportet ruse të energjisë.

"Dispozita më e fortë është Seksioni 113, i drejtuar kundër eksporteve ruse të naftës dhe gazit", i tha Fried Radios Evropa e Lirë.

"Ky seksion është më praktik se versioni fillestar, por mund të jetë sfidues për t'u zbatuar. Megjithatë, miratimi i tij mund të sjellë rezultate pozitive në momentin e duhur, duke ushtruar presion mbi Rusinë për t'i dhënë fund luftës", tha ai.

Kundërshtimi në Dhomën e Përfaqësuesve nxjerr në pah pengesën e parë legjislative

Pavarësisht vrullit të madh në Senat, propozimi përballet me kritika në Dhomën e Përfaqësuesve.

Përfaqësuesi Gregory Meeks nga Nju Jorku, demokrati më i lartë në Dhomë për politikën e jashtme, argumentoi se legjislacioni i jep Trumpit autoritet të tepruar mbi tarifat në vend se të vendosë sanksione automatike ndaj Moskës.

"Ky nuk është aq shumë projektligj për sanksione, sa është autoritet i madh i fshehtë që i jepet presidentit Trump për të vendosur tarifa të tjera, përfshirë ndaj aleatëve tanë evropianë", tha Meeks.

Ai paralajmëroi se sanksionet në fund mbeten në diskrecionin e presidentit dhe u bëri thirrje ligjvënësve ta bëjnë në vend të kësaj një legjislacion dypartiak të ndërtuar mbi Aktin për Mbështetjen e Ukrainës, i miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve më herët gjatë këtij viti.

Kritikët theksojnë se, megjithëse mbështetësit në Senat besojnë se janë pranë sigurimit të votave të nevojshme, legjislacioni mund të përballet ende me debate të rëndësishme përpara se të mbërrijë në tryezën e presidentit Trump.

Megjithatë, Blumenthal shprehu besimin se projektligji është pranë miratimit.

"Ky projektligj është negociuar për gati dy vjet, me shumë kujdes, e ndonjëherë edhe me shumë vështirësi", tha ai. "Mendoj se i kemi votat"./REL

rusi senati amerikan projektligji

Sondazh

Poll

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm