LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: A do të dënohet mohimi i ekzistencës së Izraelit ?

Përfaqësuesit e 16 landeve miratuan projektligjin e paraqitur nga landi Hessen në seancën e tyre të fundit para pushimeve të verës

15 Korrik 2026, 08:30 Nga E.d
Analiza e DW: A do të dënohet mohimi i ekzistencës së
Foto ilustruse

Sloganet që kontestojnë ekzistencën e shtetit të Izraelit mund të shihen përsëri si grafite në Berlin. Thirrje kundër shtetit izraelit mund të dëgjohen edhe në demonstratat e solidaritetit me popullsinë civile palestineze. Bëhet fjalë për mohimin e shtetit të Izraelit, për shkatërrimin e tij. Deri më tani, situata të tilla në përgjithësi nuk kanë pasur pasoja penale. Tani Bundesrati këmbëngul për një ndalim ligjor.

Përfaqësuesit e 16 landeve miratuan projektligjin e paraqitur nga landi Hessen në seancën e tyre të fundit para pushimeve të verës. "Ne tani po e paraqesim këtë projektligj me shumë vetëdije, sepse më në fund duhet të kalojmë nga fjalët në veprime legjislative", tha Ministri i Drejtësisë i Hessenit, Christian Heinz, para votimit.

"Kushdo që mohon publikisht të drejtën e Izraelit për të ekzistuar..."

Sipas propozimit të Bundesratit, "kushdo që publikisht ose në një tubim mohon të drejtën e shtetit të Izraelit për të ekzistuar ose bën thirrje për shfuqizimin e tij" duhet të ndëshkohet. Megjithatë, kjo duhet të jetë e dënueshme vetëm nëse bëhet në një mënyrë që inkurajon gatishmërinë për të kryer dhunë antisemite ose masa arbitrare. 

Dispozitat ekzistuese penale të ligjit gjerman, të cilat, për shembull, lidhen me nxitjen e urrejtjes kundër shtresave të popullsisë ose përdorimin e simboleve të organizatave terroriste, nuk janë të mjaftueshme, thuhet në memorandumin shpjegues të projektligjit.

Ministri i Drejtësisë i Hessenit, Heinz, tha se që nga 7 tetori 2023, që nga "sulmi barbar" i Hamasit ndaj hebrenjve, kjo urrejtje ka "shpërthyer" në të gjithë botën, përfshirë Gjermaninë. Antisemitizmi "manifestohet publikisht në rrugët tona". Politikani i CDU-së paralajmëroi se në rrugët e Gjermanisë prapë paraqiten persona që përhapin urrejtje ndaj hebrenjve.

Heinz tha se projektligji nuk drejtohet në mënyrë të qartë kundër lirisë së shprehjes ose kritikës ndaj qeverisë izraelite. Ai nuk pengon as diskutimet rreth një zgjidhjeje politike paqësore në Lindjen e Mesme. E gjitha kjo i përket një demokracie liberale. Ai e përshkroi projektligjin si "të formuluar shumë qëllimisht në një mënyrë shumë të ngushtë".

Bëhet fjalë për dënimin e "thirrjeve që nxisin dhe lavdërojnë dhunën" ndaj Izraelit. Sundimi i ligjit duhet të sigurohet. Vendi nuk duhet të "qëndrojë përsëri duarkryq" kur urrejtja ndaj hebrenjve "manifestohet në rrugët tona".

Ministri Heinz ishte i vetmi që foli për këtë pikë të rendit të ditës. Kur Hesseni paraqiti iniciativën për shqyrtim në maj, Ministri i atëhershëm i Brendshëm i qeverisë së landit Baden-Württemberg, Thomas Strobl (CDU), gjithashtu mori fjalën dhe mbështeti qëllimin. Ai më pas përmendi në mënyrë të qartë sloganin "Nga lumi në det".

Tani, gjatë votimit në korrik, disa lande kanë bërë një deklaratë për procesverbal, se qeveria gjermane duhet të propozojë një zgjidhje në mënyrë që Bundestagu, si ligjvënës, të mund të miratojë një ligj që është "i besueshëm dhe në përputhje me kushtetutën". Kjo në fund të fundit mbështet këmbënguljen e Hessenit.

Ligjet e Bundesratit

Ndodh herë pas here që iniciativa të tilla të ardhura nga Bundesrati, pasi qeveria gjermane të ketë dhënë mendimin e saj, t'i dërgohen Bundestagut. Megjithatë, është jashtëzakonisht e rrallë që një propozim i tillë të zbatohet deri në fund. Në përbërjen aktuale, të 21-të të Bundestagut, i cili funksionon që nga pranvera e vitit 2025, Bundesrati miratoi 45 projektligje dhe ia përcolli ato qeverisë - por asnjë nga këto propozime nuk është bërë ligj deri më tani. 

Këshilli Qendror i Hebrenjve ka këmbëngulur prej kohësh që të ndërmirren masa. Vendimet e qeverisë federale për të kritikuar qeverinë izraelite "janë absolutisht legjitime", tha Presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve, Josef Schuster, në një intervistë me Deutsche Welle në mesin e qershorit. Por nuk është legjitime "kur vihet në pikëpyetje e drejta e Izraelit për të ekzistuar ose kur vendi demonizohet".

Në prag të seancës së Bundesratit, rreth 30 profesorë të drejtësisë folën - gjë që është mjaft e pazakontë - dhe e përshkruan ndërmarrjen si jokushtetuese. Sipas tyre, shqetësimet për rritjen e antisemitizmit dhe dhunës antisemite janë të kuptueshme, por një mendim i caktuar nuk mund të ndalohet nga ligji i përgjithshëm. Edhe mendimi i një eksperti nga Shërbimi Shkencor i Bundestagut ka ngritur dyshime nëse kjo iniciativë është në përputhje me kushtetutën. 

Kohn-Bendit thotë jo

Në mesin e qershorit, Daniel Cohn-Bendit, vetë hebre dhe politikan i të Gjelbërve gjermano-francezë, i cili ishte anëtar i Parlamentit Evropian nga viti 1994 deri në vitin 2014, foli në një intervistë me FAZ rreth qëllimit të Hessenit dhe e përshkroi projektligjin si "thelbësisht të gabuar".

"Shumë njerëz janë kritikë të ashpër ndaj Izraelit, përfshirë vetë izraelitët. Jo të gjithë janë antisemitë", tha Cohn-Bendit. Ai përmendi filozofen Judith Butler, e cila mbështet lëvizjen e bojkotit anti-Izrael BDS. Cohn-Bendit tha se BDS është "një budallaqe" dhe me përfaqësim "ideologjik plotësisht të gabuar. Por Butler nuk është antisemite". 

Në thelb, është një mosmarrëveshje midis lirisë së mendimit dhe antisemitizmit. Sipas Ligjit Bazë (Neni 5), liria e mendimit mund të kufizohet vetëm nga "ligje të përgjithshme", të cilat për këtë arsye nuk drejtohen kundër një mendimi specifik. Sipas kritikëve, ky do të ishte pikërisht rasti tani. Propozimi ndëshkon vetëm mohimin e të drejtës së Izraelit për të ekzistuar. Kushdo që do të sfidonte të drejtën e shteteve të tjera për të ekzistuar do të mbetej i pandëshkuar.

Arsyetimi i shtetit gjerman

Tani Hesseni beson se në debatin aktual ekziston një lidhje historike dhe politike midis regjimit Nacionalsocialist, Holokaustit, themelimit të Izraelit dhe mohimit të së drejtës së tij për të ekzistuar. E drejta e Izraelit për të ekzistuar është në esencën e politikës gjermane. Kushdo që e mohon këtë të drejtë për të ekzistuar, në këtë mënyrë kundërshton njëkohësisht identitetin kushtetues të Gjermanisë.

Tani është e qartë se debati politik do të zgjasë me muaj. Është e mundur që mosmarrëveshja, rreth çështjes nëse një ligj i tillë do të shkelte të drejtat dhe liritë themelore, në një moment të arrijë në Gjykatën Kushtetuese në Karlsruhe./DW

izraeli berlin christian heinz

Sondazh

Poll

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm