LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk lë prova “në gjumë”, do bëjmë transparencë mbi detajet për çështjen Aruba

• Kreu i SPAK, Klodian Braho po raporton në komisionin për Nismat Qytetare për rezultatet gjatë vitit 2025. • Gjatë fjalës së tij ai ka deklaruar se krimi zgjedhor mbetet një fenomen shqetësues dhe se organi i akuzës vepron vetëm mbi bazën e provave, jo të perceptimeve apo interpretimeve politike. • Braho theksoi se çështjet penale përfundojnë në akuza vetëm kur sigurohen prova të mjaftueshme, duke nënvizuar se pa prova nuk mund të ndërtohen dosje. • Deputeti demokrat Ivi Kaso tha në komision, se SPAK ka goditur liderët e opozitës gjatë zgjedhjeve. • Ai theksoi se së pari duhet të ishin goditur grupet kriminale që kanë influencuar zgjedhjet. • Në lidhje me këtë kreu i SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se ky është një perceptim, pasi dosjet kanë prova dhe kushdo që të jetë, nga secila anë do mbajë përgjegjësi. • Më tej ai tha se krimi zgjedhor është një fenomen shqetësues, ndërsa thekosi se nuk sheh një standard të dyfishtë për përfaqësues të njërës palë apo tjetrës.  • Kreu i SPAK ka reaguar edhe lidhur me diskutimet për çështjen e takimit në Aruba, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme nuk lejon që prova të mbahen pa u trajtuar në dosje hetimore. • Ai shtoi se pas përfundimit të hetimeve mund të ketë transparencë për elementë të caktuar të çështjes. • I pyetur nga deputetja Elda Hoti se përse Meta vijon të mbahet në burg dhe Berisha është në detyrim paraqitje, Braho u shpreh se çdo person i proceduar ka të drejtën të ndjekë rrugët ligjore për të kundërshtuar masat e vendosura ndaj tij.

6 artikuj për këtë temë.

34 MINUTA ME PARE

Hetimet financiare/ Braho: Po godasim edhe pasuritë kriminale jashtë vendit

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodian Braho foli edhe për hetimet financiare, për të cilat tha se Prokuroria e Posaçme po ndjek gjurmët e pasurive të krijuara nga aktiviteti kriminal jashtë vendit. Gjatë raportimit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Braho u shpreh se ka një trend të ri të shtetasve shqiptarë të përfshirë me aktivitet jashtë vendi.

Ai argumentoi se ata kanë nisur që t’i shpërndajnë pasurit jashtë vendit, duke mos i sjellë në Shqipëri.

“Për pasuritë jashtë vendit, trendi i shtetasve shqiptarë të përfshirë me aktivitet jashtë vendit është që produktet e veprës penale t’i sjellin në Shqipëri. Së fundmi kanë nisur t’i shpërndajnë, të mos i sjellin në Shqipëri. E tillë është një pasuri 12.7 milionë euro, që është një shembull. Ka edhe raste të tjera, por nuk mund të flas për momentin”, deklaroi ai./Dosja.al

41 MINUTA ME PARE

A do e thërrisni Ramën për “Albanian Files”?/ Braho: Kush ka prova t’i dorëzojë në SPAK, asnjë person nuk është imun!

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk
Klodian Braho dhe Gjin Gjoni

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni ka pyetur kreun e SPAK, Klodian Braho nëse kryeministri Edi Rama do të merret në pyetje për librin “Albanian Files”. Në lidhje me këtë, Braho tha se kush ka prova duhet t'i dorëzoj në SPAK, pasi sipas tij asnjë person nuk është imun.

Më tej ai tha se Prokuroria e Posaçme nuk mund të komentojë çështjen “Albanian Files”, pasi bëhet fjalë për një kallëzim penal konkret që është në proces hetimi.

Klodian Braho: Është Kallëzim konkret nuk kam asnjë koment. Kush ka prova t’i dorëzojë në SPAK. Asnjë person nuk është imun, dhe ketë e them me bindje.

Gjin Gjoni: Fijet të çojnë tek personi që sot është drejtues i qeverisë. Çështja e pandëshkueshmërisë a mund të shkojë në nivelin, që duhet në rastin konkret, të pyetet qoftë edhe për rastin e inceneratorit, ose në çështjen e Albanian Files. Që në rastin konkret jepen shuma parash nga 60 euro metër katror nga njerëz të cilët sot nuk dihet nëse do ndërtojnë ose jo. Këta po lejen e kryeministrit nuk mund të ndodhë./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Ndërhyrje të Ramës në çështje? Braho: Nëse keni prova, i sillni në prokurori

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka deklaruar se çdo pretendim për ndërhyrje të kryeministrit Edi Rama në çështje të caktuara duhet të shoqërohet me prova dhe të dërgohet pranë organeve kompetente.

"Sa i përket ndërhyrjeve të kryeministrit, nëse keni prova, paraqitini në organin kompetent. Ajo që them unë është se të gjithë janë të barabartë para ligjit”, tha Braho.

I pyetur nga deputetja Elda Hoti se përse Meta vijon të mbahet në burg dhe Berisha është në detyrim paraqitje, Braho u shpreh se çdo person i proceduar ka të drejtën të ndjekë rrugët ligjore për të kundërshtuar masat e vendosura ndaj tij.

“Të gjitha pyetjet tuaja lidhen me çështje konkrete dhe unë nuk kam koment. Kush është i proceduar ka të drejtë të kundërshtojë në gjykatë dhe ta çojë çështjen edhe në gjykata më të larta”, deklaroi ai./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Takimi në Aruba, Braho: SPAK nuk lë prova “në gjumë”, do bëjmë transparencë mbi detajet për çështjen

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK, Klodjan Braho, ka reaguar lidhur me diskutimet për çështjen e takimit në Aruba, duke theksuar se Prokuroria e Posaçme nuk lejon që prova të mbahen pa u trajtuar në dosje hetimore. Braho shtoi se pas përfundimit të hetimeve mund të ketë transparencë për elementë të caktuar të çështjes.

“Nuk dua të ndalem te çështja konkrete, sepse është në hetim, por ajo që ju garantoj është se nuk mund të ndodhë që në SPAK të ketë një provë në një dosje dhe të lihet aty në gjumë. Këto që thuhen janë hamendësime. Në momentin e mbylljes së hetimeve mund të bëjmë transparencë mbi detaje të caktuara. Për SPAK-un janë të gjithë të barabartë para ligjit”, tha Braho./Dosja.al

1 ORE ME PARE

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk
Klodian Braho

TIRANË- Kreu i SPAK Klodjan Braho, ka deklaruar se krimi zgjedhor mbetet një fenomen shqetësues dhe se organi i akuzës vepron vetëm mbi bazën e provave, jo të perceptimeve apo interpretimeve politike. Braho theksoi se çështjet penale përfundojnë në akuza vetëm kur sigurohen prova të mjaftueshme, duke nënvizuar se pa prova nuk mund të ndërtohen dosje.

"Krimi zgjedhor është fenomen shqetësues, edhe ne si Prokurori na shqetëson, edhe ne nuk pajtohemi me të. Nuk është fenomen që ka dalë brenda një viti apo dy vitesh, por prej një periudhe të gjatë kohore. Çështjet përfundojnë në akuza kur gjenden provat, pa prova nuk mund të ngrihen as akuza dhe as të ndërtohen çështjet. Unë nuk shoh standarde të dyfishta të njërës palë apo të tjetrës”, u shpreh ai.

Dhe ndërsa theksoi se organi i akuzës ndjek provat dhe jo perceptimet, Braho theksoi se nuk ka lidhje mes rasteve që janë përmendur me reagimet e SPAK.

Ju përmendët disa raste por unë nuk shoh lidhje të rasteve me reagimin e SPAK për krimet zgjedhore. Mendoj se ky është perceptim, është edhe politik, mund të jetë edhe më gjerë, por nga ana jonë ne nuk nisemi me perceptime por me atë që ka dosja” tha Braho./Dosja.al

1 ORE ME PARE

Kaso-Brahos: Goditët liderët e opozitës gjatë zgjedhjeve. Kreu i SPAK: Ky është një perceptim, dosjet kanë prova

“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: SPAK nuk
Klodian Braho

TIRANË- Deputeti demokrat Ivi Kaso ngriti në komision çështjen e krimit zgjedhor, duke thënë se SPAK ka goditur liderët e opozitës gjatë zgjedhjeve. Ai theksoi se së pari duhet të ishin goditur grupet kriminale që kanë influencuar zgjedhjet.

Në lidhje me këtë kreu i SPAK, Klodian Braho ka deklaruar se ky është një perceptim, pasi dosjet kanë prova dhe kushdo që të jetë, nga secila anë do mbajë përgjegjësi. Më tej ai tha se krimi zgjedhor është një fenomen shqetësues, ndërsa thekosi se nuk sheh një standard të dyfishtë për përfaqësues të njërës palë apo tjetrës.

Ivi Kaso: Standard të dyfishtë që keni përdorur sa i përket krimit zgjedhor kur vërehet në fushatë zgjedhore, në raport me atë që ka qenë standardi i lartë që keni vendosur nga ana juaj ndaj politikanëve të opozitës qoftë edhe në periudhë zgjedhore, ju nuk keni patur asnjë lloj problemi për të marrë masa sigurimi personal ndaj liderëve të opozitës në vit zgjedhor, qofshin ndaj arrestit në shtëpi të Berishës, apo arrest me burg të Metës. Të drejta apo të padrejta i ka vlerësuar gjykata, por ky ka qenë standardi i lartë që keni vendosur ju. Në periudhë zgjedhore, ata që janë evidentuar si persona problematikë që kanë influencuar zgjedhjet, rasti i goditjes së bandës të Durrësit, letërporositë që janë ke pa periudhë zgjedhore, janë toleruar nga ana juaj, nuk e dimë ka qenë pamundësi mjetesh apo diçka tjetër dhe janë lejuar ta kryejnë krimin zgjedhor dhe janë goditur për arsye të tjera që s’kanë lidhje me zgjedhjet. Ky standard i dyfishtë mendoni se demotivon krimin zgjedhor, apo e motivon.

Klodian Braho: Krimi zgjedhor është një fenomen shqetësues dhe ne na shqetëson si prokurori. Është një fenomen që në pajtohemi me të. Nuk është krijuar brenda 1 ose 2 vitesh, por ka një periudhë të gjatë që është krijuar. Çështjet përfundojnë në akuzë kur gjenden provat. Unë nuk shoh një standard të dyfishtë për përfaqësues të njërës palë apo tjetrës. Mendoj se ky është një perceptim. Por ne nuk nisemi në perceptime, por atë që ka në dosje. Ju siguroj që nëse dosjet kanë provat, kushdo që të jetë, nga secila anë do mbajë përgjegjësi./Dosja.al

 klodian braho

Sondazh

Poll

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë

I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!

Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi

Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht

Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 541 të dënuar në të gjithë vendin

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Novoselë, rrezikohen disa banesa

Marta Kos: Shqipëria po motivon edhe vendet e tjera kandidate

A do hapen kapituj të tjerë?/ Rama: Jam shumë optimist, deri tani jemi në drejtimin e duhur

Marta Kos: Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz deri në fund të 2027

Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

Marta Kos për projektin në Zvernec: Mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së

Rama nuk bën hapa pas: Ligji për Zonat e Mbrojtura nuk preket

Rama për projektin në Zvërnec: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Përplasja në Kuvend/ Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

Familja mbretërore britanike për herë të parë të bashkuar pas katër vitesh

Aktori i The Vampire Diaries kurorëzon martesën me modelen Natalie Kuckenberg

Kim Kardashian ndan foto me Lewis Hamilton, a është finalizuar romanca mes dyshes?

Zjarr në Novoselë/ Rrezikohen disa banesa, zjarrfikëset mbërrijnë menjëherë në vendngjarje

Zjarr në Vlorë/ Flakët përhapen nga kodrat drejtë zonave të banuara

Socialistët përplasen te Komisioni i Ligjeve, Gjiknuri: Muhabet leshi, më jep fjalën ose do iki

E paprecedentë! Erion Braçe përplaset dhe shtynë gazetarin: Ik bashkë me atë fundërrinën, b**q*

Qytetarët të vendosur për largimin e Ramës, marshojnë drejt kryeministrisë: Qeveri e krimit

Bie zjarr në Llaman të Himarës, flakët përhapen në kodrat e zonës

Braçe: Para të pista kanë hyrë në treg përmes këmbimit valutor! Banka të ushtrojë kontrolle

Kapri përplaset me Ballën: Keni shantazhuar! Balla: U bëre deputet falë votave tona

Spahiu: Dëmtojnë turizmin, humbet çdo familje shqiptare që punon me djersën e ballit

Vengu: KQZ-ja të bashkëpunojë me strukturat përgjegjëse të Kuvendit!

Balla në Kuvend:Kur hyri Saliu, Gonia, Qori apo ndonjë tjetër, flamingot fluturuan dhe ngelën sorrat

Muçi- Ballës: Dridhuni Milord sepse përballë nuk ke më Saliun, por rininë shqiptare

Kapri nga Kuvendi: Ky nuk është parlamentarizëm, është patetizëm

Seancë plenare! Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Rama: Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve paqësorë

“Varfëria nuk luftohet duke mos bërë koncerte”/ Rama: 4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë

Rama: Krijon fitime për biznesin, duke mbledhur edhe të ardhura për shtetin përmes taksave

Koncerti i Kanye West/ Rama: Shqipëria organizoi një ngjarje e cila u bë në çdo cep të botës lajm

Dalin para Gjykatës së Fierit tre vajzat për verifikimin e masave të sigurisë

Dita e 42-të e revoltës/ Qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Rama komenton eurodeputetë që mbështetën protestën: Edhe ata që erdhën flisnin përçart

Rama: Dezinformimi ka sjellë anulime dhe ka goditur punën e shqiptarëve

Rama: Kurtin e takoj me kënaqësi, po të kishte kamera në takimet tona do të habitej e gjithë bota

Rama: Marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut kanë bërë përparim të madh

“Diella ka përshpejtuar punën”/ Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së

Rama: Çdo protestë ka brenda një mesazh, por algoritmi është bërë një amplifikator i zemërimit

Pallati përfshihet nga flakët në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Berisha: Ekstremizmi i majtë është rrezik madhor, këto organizata janë sponsorizuar nga Sorosi

Berisha: Për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West

Berisha: Samiti i NATO-s ishte historik,por Shqipëria u përfaqësua në mënyrë qesharake nga padrinoja

Qeveria financoi me 4 mln euro koncertin e Kanye West, Berisha: Rama nuk pyet për Kushtetutë

Berisha: Kryengritja paqësore rinore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

Botërori/ Berisha: Jam me atë që luan më mirë, por po të fitojë Franca, më vjen mirë