Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
Dita e 46-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej: Rama, jepe dorëheqjen 15 Korrik, 19:12 ...
Dita e 46-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej: Rama, jepe dorëheqjen 15 Korrik, 19:12 ...
Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës më...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
5 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Partia Demokratike ka finalizuar procesin e konstituimit të institucioneve të saj drejtuese, një etapë që kryetari Sali Berisha e ka cilësuar si një ndër më të rëndësishmet në historinë e forcës politike dhe të vendit.
Në fjalën e tij përpara Këshillit Kombëtar, Berisha deklaroi se PD është sot një parti e pamposhtur, e cila ka organizuar mbi 400 protesta në tre vite, duke u shndërruar në forcën kryesore që po i bën ballë asaj që ai e quajti 'narko-diktaturë'.
Berisha vlerësoi se opozita ka shënuar hapa të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke arritur të denoncojë me sukses 'farsën elektorale'.
Deklarata e Berishës:
"Tani ne jemi mbledhur këtu në një moment final të përfundimit të procesit të konstituimit të institucioneve të Partisë Demokratike. Ky është një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike dhe historinë e vendit. Partia Demokratike, me finalizimin e këtij procesi, vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe natyrisht rikthimin në pushtet, rotacionin e pushtetit. Kjo verë e nxehtë në temperatura, është edhe më e nxehtë në rrafshin politik. Ndaj dhe le t'u shprehim ne nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me diktaturën, me narko-diktaturën, ndër më të egrat dhe më të shëmtuarat në Europë dhe në botë.
Të dashur miq, gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë që mund të ketë njeriu, është një betejë me njërin nga të këqijtë më kryesorë të tij, siç thoshte John Kennedy, me tiraninë. Partia Demokratike vjen në këto momente si një parti e pamposhtur, si një parti që kundër kësaj diktature autoritare zhvilloi në tre vite mbi 400 protesta.
Zhvilloi me qindra akte e veprime kundër saj. Vjen në këtë moment pasi ajo ja doli të denoncojë me sukses në mbarë botën farsën elektorale të diktaturës autoritare. Pasi ajo ja doli që jo vetëm në organizatat më të mëdha partiake, por dhe në institucione më të rëndësishme të Europës, të paraqesë dhe të gjejë mbështetje për qëndrimet e saj.
Ishte një arritje e jashtëzakonshme denoncimi i farsës elektorale dhe njohja e saj si e tillë nga Parlamenti Europian, nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian. E vështirë ka qenë beteja jonë me narkoshtetin. Por përsëri hapat janë të mëdha. Vetëm dy javë më parë në rezolutën e votuar dhe në dokumentet e Partisë Popullore Europiane u damkos narko-euro shqiptare. Kjo monedhë e baronëve të drogës dhe qeveritarëve të drogës, që po shkatërron më shumë se gjithçka tjetër ekonominë shqiptare. Ju rikujtoj këtu se vetëm pak vite më parë, ne zinim një ndër vendet e rëndësishme fare në Europë dhe në botë në industrinë e këpucëve, dhe në disa industri të tjera. Ato janë shuar, sepse Padrinoja, në rast se ju kujtohet, doli me tezën se ato janë industri të botës së tretë. Paçka se Made in Germany, Made in USA, Made in UK, sheh këpucë të të gjitha llojeve, dhe ato sipas tij qenkan bota e tretë. Pra, e vërteta është që gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohet komuniteti ndërkombëtar për rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti dhe Edi Rama për sigurinë, jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të Europës.", u shpreh Berisha./Dosja.al

TIRANË- Partia Demokratike ka zyrtarizuar shtimin e përfaqësuesve të diasporës në strukturat e saj më të larta vendimmarrëse.
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, kryesia e PD-së ka miratuar listën e anëtarëve të rinj që do t'i bashkohen Këshillit, një proces që sipas kryetarit Sali Berisha, ka pasur si burim primar propozimet e ardhura nga degët e partisë.
Duke iu referuar dispozitave statutore, Berisha informoi anëtarët e Këshillit Kombëtar mbi procedurën e ndjekur, duke nënvizuar se listat janë finalizuar pas një bashkëpunimi mes degëve dhe strukturave qendrore.
Deklarata e Berishës:
"Së pari, dua t’ju informoj se, në përputhje me Statutin, Kryesia e Partisë Demokratike miratoi propozimet që vijojnë për Këshillin e Diasporës, pra anëtarët e diasporës që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar.
Këto propozime kanë ardhur nga degët dhe janë plotësuar edhe këtu me ndonjë propozim tjetër. Dua t’ju informoj lidhur me listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar nga diaspora:
Alba Kepi, Aleksandër Xhufi, Alfred Fizi, Andi Mustafa, Arben Cara, Armand Dervishi, Bardhok Doda, Besa Manaj, Berti Çoku, Besnik Rama, Denis Anelaj, Edmir Çekrezi, Eduard Aliko, Esad Mulaj, Endrit Dako, Erisa Bajaziti, Erjon Dasho, Ethem Ago, Fatjon Semanjaku, Gasper Lekgega, Hasan Metuku, Ilirjan Proko, Imanuel Çaushaj, Julgjin Gjoni, Leart Vasili, Ludovik Tetaj, Melisa Braçi, Milaim Nela, Nuretdin Seçi, Petrit Fidani, Petrit Tafaj, Shkëlzen Rustemaj, Shpend Ndreu, Fimi Grinjoti, Urim Gjata, Valbona Doko, Xheraldo Dashi, Xhulian Hoxha, Xhuliana Dreshaj, Zeqir Picari.
Kjo është lista. Sipas Statutit, lista miratohet nga Kryesia dhe Kryesia e miratoi. Desha t’ju informoja për të.", u shpreh Berisha./Dosja.al
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar këtë verë si një periudhë me "temperatura të nxehta" edhe në rrafshin politik, duke konfirmuar se opozita mbetet e angazhuar maksimalisht në përballjen e saj.
Në deklaratën e tij në Këshillin Kombëtar të PD, Berisha e ka vënë theksin te misioni kryesor i forcës politike që ai drejton, rikthimi i votës së lirë dhe rotacioni i pushtetit.
Sipas kreut të PD-së, forca politike që ai drejton vjen në këtë moment si një parti e pamposhtur, duke u mbështetur në bilancin e 400 protestave të zhvilluara gjatë tri viteve të fundit.
Deklarata e Berishës:
“Kryesia e PD miratoi propozimet që vijojnë për Këshillin e Diasporës, anëtarët e Diasporës që do jenë në Këshillin Kombëtar. Këto propozime kanë ardhur nga degët dhe janë plotësuar këtu. PD vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe natyrisht rikthimin në pushtet, rotacionin e pushtetit. Kjo verë e nxehtë në temperatura, është edhe më e nxehtë në rrafshin politik.
Ndaj le tu shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me diktaturën, me narko-diktaturën,ndër më të egrat dhe të shëmtuarat në Europë dhe në botë.
Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës, është një betejë e kauzës më të drejtë që mund të ketë njërit. Një betejë me njërin nga tre armiqtë më kryesor të tij, me tiraninë. PD vjen në këto momente si një parti e pamposhtur, si një parti që kundër kësaj diktature autoritare zhvilloi në tre vite mbi 400 protesta, zhvilloi me qindra akte-veprime kundër saj. Vjen në këtë moment pasi ajo ia doli të denoncojë me sukses në mbarë botën farsën elektorale”, tha Berisha./Dosja.al
TIRANË- Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur ditën e sotme, nën drejtimin për herë të parë të kryetares së re, Julia Emiri.
Në fjalën e saj hapëse, Emiri ka shprehur falënderime për kryetarin Sali Berisha për besimin e dhënë, si dhe për gjithë anëtarësinë e Këshillit. Duke u ndalur te detyra e re, ajo e ka vlerësuar atë si një përgjegjësi kolektive.
Deklarata e saj:
"Të nderuar anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, mirë se keni ardhur në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar që për herë të parë po e drejtoj dhe kështu dua ta nis me dy fjalë nga vetja. Së pari, falënderoj pafundësisht kryetarin e Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berishën për propozimin për emrin tim dhe për mundësinë që më dha dhe për vlerësimin, si dhe përgjegjësinë që më dha për kontributin e gjatë që kam dhënë me shumë sinqeritet dhe me shumë dashuri për vendin tim dhe për qytetin tonë.
Dhe së dyti, dua t'ju falënderoj të gjithëve ju një për një, ju kam falënderuar me mesazh, por dua t'ju falënderoj edhe këtu dhe dua t'ju shpreh me shumë sinqeritet mirënjohjen time dhe vetëdijen time për kontributin që keni secili në këtë parti. Jam shumë e vetëdijshme që përsa i përket kontributit partiak këtu ka njerëz që si në moshë dhe si në vite kontributi janë shumë më shumë se unë, dhe dua t'ju them se këtë detyrë e shoh si një përgjegjësi dhe si një angazhim të përbashkët, si një shirit të kapitenit që përkohësisht më është dhënë, dhe duke qenë se ju e dini që unë jam aktore, dua t'ju them se gjëja e parë që ne mësojmë në ditën e parë të shkollës në aktrim është puna, rëndësia e punës në grup, se si partneri është jeta jote. Pra ne jemi të gjithë bashkë në këtë luftë dhe vetëm bashkë mund të fitojmë të gjithë, edhe teke-teke.
Ndërkohë, dua të verifikoj kuorumin e mbledhjes nga sekretaria. Rezulton se kemi kuorumin për të nisur mbledhjen dhe konkretisht prezent në mbledhje janë 299 anëtarë. Fillimisht, miratojmë rendin e ditës së kësaj mbledhjeje, e cila sipas nenit 44 të statutit është njoftuar para pesë ditëve.
Rendi i ditës është si më poshtë: Zgjedhja nga Këshilli Kombëtar i: Sekretarit të Përgjithshëm, Nënkryetarëve të Partisë Demokratike, Sekretariatit të Partisë Demokratike, Pesë anëtarëve të Komisionit të Apelimit të Partisë Demokratike. Kush është dakord me këtë rend dite? Pro? Kundër? Miratohet. Duke qenë se jemi në proces zgjedhor, ju njoftoj se komisioni i votimit dhe zgjedhjeve është i njëjti me atë të miratuar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 1 korrik 2026, duke qenë se kjo është një mbledhje vijuese e saj. Tani kam nderin t'ia kaloj fjalën kryetarit të partisë për të përshëndetur këtë mbledhje të Këshillit dhe për të paraqitur propozimet për votim në Këshill për të gjitha pozicionet e lartpërmendura.", u shpreh Emiri./Dosja.al
TIRANË – Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka reaguar për herë të parë pas zyrtarizimit të kandidaturës së tij për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.
Në një prononcim për mediat, ndërsa procesi i votimit në Këshillin Kombëtar vijon, Korreshi e ka cilësuar këtë kandidim si një vendim të marrë në momentet e fundit, por të pavarur.
Korreshi: Është vendim i ditës së sotme.
Gazetarët: Vendim i juaji?
Korreshi: Nuk më detyron njeri. Na njohin. Lobimi është ajo çka ne përfaqësojmë me njëri tjetrin. Të gjithë e dinë, nëse ka ardhur koha që do ndryshojë, do ndryshojë.
Gazetarët: Çfarë do bënit nëse do ishit numri 2.
Korreshi: Të mbarojë njëherë votimi./Dosja.al