Dita e 45-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
LIVE UPDATES
Amnistia penale/ Nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit, përfitojnë 1335 të burgosur, Ish i burgosuri: U dënova padrejtësisht, do të kërkoj drejtësinë!
• Zbatimi i amnistisë penale, nga e cila përfitojnë 1,335 të dënuar, ka nisur ditën e sotme • Amnistia përfshin të dënuarit me vendim të formës së prerë deri më 31 maj 2026. • Në kuadër të kësaj do të përfitojnë lirimin burrat e dënuar deri në 3 vite burg dhe gratë deri në 4 vite. • Gjithashtu do të përfitojnë lirimin edhe të dënuarit që u kanë mbetur për të vuajtur po kaq vite dënim. • Përfitues janë gjithashtu të mitur dhe persona mbi 60 vjeç (burra) e 50 vjeç (gra), nëse plotësojnë kushtet e ligjit. • Personat të cilat janë të dënuar për vepra penale si vrasja, përdhunimi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krime të tjera të rënda, do të mbeten jashtë redaksisë. • Edhe personat e dënuar nga GJKKO dhe subjektet që hetohen apo gjykohen nga SPAK, nuk përfitojnë nga amistia. • Nga burgu i Drenovës kanë përfituar nga amnistia 60 të dënuar. • Nga burgu i grave në Pojskë kanë fituar lirinë 11 të dënuara, ndërsa 8 të tjera përfitojnë ulje me 1.5 vite burg. • Një nga të burgosurit, i cili ka lënë qelinë ka deklaruar se është dënuar me 5 vite dhe ka vuajtur 2 vite e 7 muaj, për prodhim dhe shitje droge. • Gjatë një deklaratë për mediat, Besmir Gjezari shprehet se është dënuar padrejtësisht nga ana e Prokurorisë së Korçës dhe Gjykatës. • Ish i burgosuri thotë se tani do të kërkojë drejtësi pasi për dy vite nuk është lejuar as të takojë familjarët.
6 artikuj për këtë temë.
15 MINUTA ME PARE
Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë
Ish i burgosuri
FIER- Një i burgosur i cili ka përfituar lirimin nga burgu i Fierit, ka deklaruar se në Shqipëri nuk jetohet pa shkelur ligjin. Gjatë një prononcimi për mediat, ai tha se mund të kthehet sërish në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Ish i burgosuri tha se ka vuajtur tre vite burg dhe përfitoi dy muaj falje.
“Vuajta 3 vjet, për shkelje të ligjit. Përfitova 2 muaj. Sot do të iki në Tepelenë. Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin. Nuk di me çfarë do ta mbaj familjen. Bën vaki të kthehem prapë, ku ta dish”, përfundoi ai./Dosja.al
23 MINUTA ME PARE
Amnistia Penale/ I burgosuri falënderon Zotin pas daljes nga qelia: Jam krenar për burgun që kam bërë!
Igli Muhameti
SHKODËR- Një i burgosur i cili është liruar nga burgu i Reçit, falë amnistisë penale ka falenderuar Zotin për këtë moment. Gjatë një prononcimi për mediat, Igli Muhameti u shpreh se vuajtja e dënimit ishte një përvojë e vështirë, por ka nxjerrë mësime prej saj.
Ai tha se është krenar për burgun që ka bërë, pasi në Shqipëri nuk jetohet. Nga amnistia penale kanë përfituar 101 të burgosur në Reç.
“Jam krenar edhe për këtë burgun që kam bërë, më ka bërë mirë. Në Shqipëri nuk rrihet. Kam 3 fëmijë dhe s’më takon të bëj kaq burg sa kam bërë se dola përdorues. Duhet ndonjëherë të bësh, por sa më pak. Ka shumë njerëz të pafajshëm brenda”, u shpreh Muhameti./Dosja.al
40 MINUTA ME PARE
Amnistia Penale/ Vodhi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit, lirohet nga qelia Rozeta Dobi (VIDEO)
Rozeta Dobi
TIRANË- Rozeta Dobi e cila është dënuar për vjedhjen e 500 mijë eurove në banesën e Alda Klosit ka përfituar nga amnistia penale dhe është liruar nga qelia. Ajo ka lënë mëngjesin e kësaj të mërkure qelinë e burgut të grave në Pojskë.
Çështja e Rozeta Dobit dhe Alda Klosit mori një vëmendje të shtuar nga drejtësia shqiptare për shkak të shumës rekord që pastruesja ia doli të vidhte në banesën e zyrtares, një vlerë që e kalon atë të 500 mijë eurove. Vjedhja e shtëpisë së Klosit u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por, kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka./Dosja.al
1 ORE ME PARE
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk më është lejuar as të takojë familjarët (VIDEO)
Besmir Gjezari
DRENOVË- Ditën e sotme ka nisur zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Një nga të burgosurit, i cili ka lënë qelinë ka deklaruar se është dënuar me 5 vite dhe ka vuajtur 2 vite e 7 muaj, për prodhim dhe shitje droge.
Gjatë një deklaratë për mediat, Besmir Gjezari shprehet se është dënuar padrejtësisht nga ana e Prokurorisë së Korçës dhe Gjykatës. Në lidhje me këtë, ai akuzon oficerin e policisë gjyqësore, Mariglen Beqo. Sipas tij, Beqo ka marrë kërcënime nga njerëz të drejtësisë. Ish i burgosuri thotë se tani do të kërkojë drejtësi pasi për dy vite nuk është lejuar as të takojë familjarët.
“Unë jam akuzuar për lëndë narkotike, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Jam dënuar me pesë vite burg. Vuajta dy vite e shtatë muaj. Dhe unë nuk jam kapur me asnjë lloj gjëje. Jam dënuar padrejtësisht nga ana e Prokurorisë së Korçës dhe Gjykatës, dhe këtë e kam nga oficeri i policisë gjyqësore, Mariglen Beqo. E ka me tendencë. Nga ai u nis ajo. Dhe më ka marrë dhe familjen në qafë ai dhe kam dy vite e kusur këtu që s'po takoj dot familjen time. Do ta kërkoj drejtësi dhe kjo është vetëm fillimi. Sa kam dalë, do t'i nis të gjitha gjërat nga e para. Nuk i kam takuar familjarët se nuk i ka lejuar prokurorja. Atë çështje që s'kam pasur, dhe ky ndikim ka qenë nga oficeri i policisë gjyqësore për të më hequr dhe padrejtësisht takimin, të drejtën e fëmijës. Se kam një fëmijë të mitur, të moshës 3 vjeçare dhe e kam lënë gati një vit, një vit e pak, dhe nuk e kam takuar, nuk e kam parë. Nga padrejtësitë që më ka bërë oficeri i policisë gjyqësore, Mariglen Beqo.
Ai ka marrë dhe presion e kërcënime nga njerëz të drejtësisë, dhe ndihem shumë i kërcënuar dhe i rrezikuar, si unë dhe familja ime. Jam i kërcënuar me jetë, si unë dhe familja ime. Më kanë kthyer gjëra personale. Për çfarë, oficeri i policisë gjyqësore se unë nuk e di dhe nuk e kuptoj akoma përse, arsye. Për çfarë ka ndikuar mos takimi me familjen dy vite e kusur këtu, takimet me njerëzit e mi? Unë nuk e kuptoj se çfarë ka bërë vaki këtu. Dhe të më hiqet e drejta e fëmijës padrejtësisht, se ndikon oficeri i policisë gjyqësore. Për çfarë arsye? Atë e di ai, dhe këtë do ta kërkojmë me drejtësinë. Po, normale, që po, normale. Jam familjar, kam një fëmijë të mitur, kam një biznes timin, dhe dua t'i përkushtohem familjes”, përfundoi ai./Dosja.al
1 ORE ME PARE
Nis zbatimi i amnistisë penale/ Lënë qelinë 71 të dënuar në Drenovë dhe Pojskë
Foto ilustruse
DRENOVË- Amistia penale ka nisur të zbatohet që orët e para të mëngjesit, ku prej orës 8:30 të mëngjesit të sotëm janë liruar nga qelia 71 të dënuar. Ato kanë lënë qelitë në Drenovë dhe Pojskë. Nga burgu i Drenovës kanë përfituar nga amnistia 60 të dënuar. Ndërsa nga burgu i grave në Pojskë kanë fituar lirinë 11 të dënuara, ndërsa 8 të tjera përfitojnë ulje me 1.5 vite burg.
Personat të cilat janë të dënuar për vepra penale si vrasja, përdhunimi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krime të tjera të rënda, do të mbeten jashtë redaksisë. Edhe personat e dënuar nga GJKKO dhe subjektet që hetohen apo gjykohen nga SPAK, nuk përfitojnë nga amistia./Dosja.al
2 ORE ME PARE
Amnistia penale/ Nis sot zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit, përfitojnë 1335 të burgosur
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e sotme nis zbatimi i amnistisë penale, nga e cila përfitojnë 1,335 të dënuar. Amnistia përfshin të dënuarit me vendim të formës së prerë deri më 31 maj 2026.
Në kuadër të kësaj do të përfitojnë lirimin burrat e dënuar deri në 3 vite burg dhe gratë deri në 4 vite. Gjithashtu do të përfitojnë lirimin edhe të dënuarit që u kanë mbetur për të vuajtur po kaq vite dënim. Përfitues janë gjithashtu të mitur dhe persona mbi 60 vjeç (burra) e 50 vjeç (gra), nëse plotësojnë kushtet e ligjit.
Personat të cilat janë të dënuar për vepra penale si vrasja, përdhunimi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krime të tjera të rënda, do të mbeten jashtë redaksisë. Edhe personat e dënuar nga GJKKO dhe subjektet që hetohen apo gjykohen nga SPAK, nuk përfitojnë nga amistia./Dosja.al