Dita 46-të e protestës/ Qyetarët vijojnë revoltën, kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës
Dita e 46-të e protestës/ Qytetari: Nuk mund të rri pa përmendur kryeministrin Edi Rama, ai dhe qeveria e tij jan&eu...
Dita e 46-të e protestës/ Qytetari: Nuk mund të rri pa përmendur kryeministrin Edi Rama, ai dhe qeveria e tij jan&eu...
Vijon procesi i votimit për anëtarët e Këshillit të Partisë Demokratike 15 Korrik, 19:39 Beris...
“Krimi zgjedhor fenomen shqetësues”/ Braho: Çështjet përfundojnë në akuza vetëm kur ka prova 1...
Nis zbatimi i amnistisë penale/ I burgosuri në Drenovë lë qelinë: U dënova padrejtësisht, nuk m&eum...
3 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Një prej protestuesve në Tiranë ka vlerësuar rolin e të rinjve në vijimin e tubimeve prej 46 ditësh, duke thënë se ata kanë ndihmuar në kapërcimin e frikës së qytetarëve për të dalë në shesh. Gjatë fjalës së tij, ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, duke ngritur akuza për mënyrën se si është trajtuar protesta.
“Të rinjtë na kanë hequr frikën shqiptarëve për të qëndruar këtu në protestë për 46 ditë. Nuk mund të rri pa përmendur kryeministrin Edi Rama. Ai del me deputetët e tij dhe i quan protestuesit korba, sorra, e të tjerë. Ai dhe qeveria e tij janë një çetë hajdutësh dhe të ngordhur.,” u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Një prej pjesëmarrësve në protestën e zhvilluar në Tiranë ka deklaruar se tubimet do të vijojnë çdo ditë dhe se qytetarët nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre politike. Ai u shpreh se qëllimi i protestës është dorëheqja e qeverisë dhe largimi i kryeministrit Edi Rama.
“Do të protestojmë çdo ditë deri në dorëheqjen e qeverisë Rama. Ne nuk do të lëvizim. Protesta do të vijojë çdo ditë më e fortë. Njerëzit janë përgjigjur masivisht. Mbreti ka dalë lakuriq. Qeveria kërkon të bëjë ca rregullime, por është makijazh. Nuk kënaqemi me makijazh. Ne kërkojmë që qeveria të japë dorëheqjen dhe Rama të largohet. Rama nuk është përfaqësuesi i këtij populli. Ajo protestë përfaqëson këtë popull dhe protesta e ka detyruar Ramën të bëjë hapa mbrapa.", deklaroi ai./Dosja.al
TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e saj të 46-të të tubimit. Ka nisur grumbullimi protestuesve në sheshin "Skënderbej' për të vazhduar më tej marshimin përballë godinës së Kryeministrisë në të cilën do të mbahen edhe fjalime nga qytetarët.
Sot shënohen 46-të ditë revoltë qytetare në të cilën protestuesit kërkojnë rrëzimin e klasës politike si dhe anulimin e ligjit 21/2024./Dosja.al