LIVE UPDATES
Bota

Sekretari amerikan planifikon udhëtimin e tij të parë zyrtar si kryediplomat, ekspertët: Takimet kanë për qëllim të kundërshtojnë ndikimin e Kinës në rajon

Udhëtimi vjen ndërsa Presidenti Donald Trump ka thënë se do që SHBA të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe teksa Uashingtoni po intensifikon përpjekjet për të frenuar imigrimin e paligjshëm.

31 Janar 2025, 20:27 Nga B.Z
Sekretari amerikan planifikon udhëtimin e tij të parë zyrtar si
Marco Rubio

SHBA - Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio do të nisë udhëtimin e tij të parë zyrtar si kryediplomat, me vizita të planifikuara në Panama, El Salvador, Kosta Rika, Guatemalë dhe Republikën Domenikane nga e shtuna deri të enjten.

Sekretari Rubio pritet të takohet me Presidentin panamez Jose Raul Mulino, Presidentin e El Salvadorit Nayib Bukele, Presidentin e Kosta Rikës Rodrigo Chaves, Presidentin e Guatemalës Bernardo Arévalo si dhe Presidentin e Republikës Domenikane Luis Abinader.

Kjo shënon herën e parë në më shumë se 100 vjet, që vizita e parë zyrtare e një sekretari shteti jashtë vendit bëhet në Amerikën Latine, sipas të dërguarit të posaçëm amerikan për Amerikën Latine, Mauricio Claver-Carone.

Zyrtarët dhe ekspertët thonë se takimet kanë pjesërisht për qëllim të kundërshtojë ndikimin në rritje të Kinës në rajon.

Udhëtimi vjen ndërsa Presidenti Donald Trump ka thënë se do që SHBA të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe teksa Uashingtoni po intensifikon përpjekjet për të frenuar imigrimin e paligjshëm.

Takimet e Sekretarit Rubio me zyrtarë të lartë dhe drejtues biznesesh do të nxisin bashkëpunimin rajonal duke u shërbyer interesave tona thelbësore e të përbashkëta si: ndalimi i imigracionit të paligjshëm dhe në shkallë të gjerë, lufta ndaj plagës që shkaktojnë organizatat kriminale ndërkombëtare e trafikantët e drogës, kundërpërgjigja ndaj sfidave që paraqet Kina si dhe thellimi i partneritetit ekonomik për të rritur begatinë në hemisferën tonë”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce në një deklaratë të premten.

Presidenti Trump thotë se Kina kontrollon Kanalin e Panamasë, një korridor jetik tregtar që lidh oqeanin Atlantik me atë Paqësor. Por Panamaja e ka hedhur poshtë një gjë të tillë duke këmbëngulur se e menaxhon në mënyrë të paanshme të gjithë trafikun detar që kalon përmes kanalit.

Të enjten, Sekretari Rubio tha se Kina mund të bllokojë potencialisht hyrjen në kanal në rast të një konflikti.

Nëse qeveria në Kinë, në rast të një konflikti u thotë atyre të mbyllin Kanalin e Panamasë, ata do ta bëjnë këtë. Dhe në fakt, nuk kam asnjë dyshim se ata kanë një plan emergjence për ta bërë një gjë të tillë. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë", tha Sekretari Rubio gjatë një interviste për ‘SiriusXM Radio’.

Presidenti panamez Jose Raul Mulino përjashtoi mundësinë se mund të diskutojë me sekretarin amerikan mbi kontrollin e kanalit.

"Nuk mund të negocioj dhe aq më pak të hap një proces negociatash për kanalin", u tha ai gazetarëve të enjten. "Ky (diskutim) është i mbyllur. Kanali i përket Panamasë", shtoi ai.

Disa analistë thonë se Kina ka përdorur taktika ekonomike dhe joekonomike në të gjithë hemisferën perëndimore për të zgjeruar ndikimin e saj, duke shkaktuar shqetësime mbi sigurinë kombëtare.

"Ata mund të mendojnë se ajo çka po marrin janë më shumë investime kineze në vend, por shumë shpejt do të detyrohen ose të nxiten të nënshkruajnë iniciativën e Pekinit 'Brez një Rrugë’, apo të nënshkruajnë një marrëveshje tjetër që i bën Pekinit lëshime në fushën e telekomunikacionin”, tha gjatë një tryeze të enjten të zhvilluar online, Ryan Berg, drejtor i Programit për Amerikanët në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Iniciativa ‘Një Brez një Rrugë’ është një projekt masiv infrastrukturor i nisur nga Kina në vitin 2013, nën Presidentin Xi Jinping, që synon të lidhë kontinente të shumta përmes korridoreve tokësore e detare.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar mbi rrezikun që paraqet projekti që siç thotë Uashingtoni “ushqehet nga misioni i Kinës për të manipuluar dhe minuar sistemin tregtar global të bazuar në rregulla, me qëllim përfitimin”.

Investimet direkte të Kinës në Amerikën Latine dhe Karaibe janë rritur ndjeshëm, thotë zoti Berg, duke përmendur rreth 160 miliardë dollarë gjatë 15 viteve të fundit.

"Nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, shumë nga projektet ekonomike të Kinës janë në thelb ambicie ushtarake që ato po i ofrojnë në Amerikën Latine", tha Joseph Humire, drejtor ekzekutiv i qendrës për një Shoqëri të Sigurtë e të Lirë, një trajton çështje të sigurisë kombëtare.

Kina ka qenë në Panama për më shumë se 20 vjet, por Kina me të vërtetë u aktivizua politikisht në Panama pas vitit 2017”, kur Panamaja nënshkroi iniciativën ‘Një Brez një Rrugë’ dhe e zhvendosi njohjen e saj diplomatike nga Tajvani tek Republika Popullore të Kinës, tha zoti Humire. Ai shton se ekonomia e Panamasë ka rënë në vitet e fundit.

Të gjitha vendet që do të vizitojë Sekretari i Shtetit Rubio mbajnë lidhje diplomatike me Kubën dhe Venezuelën.

Duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara të Shteteve të Bashkuara me këto dy vende që nuk pranojnë imigrantë të dëbuar, Sekretari Rubio mund ta përdorë udhëtimin e tij për të mbështetur marrëveshjet me "vendet e treta" që pranojnë imigrantë të dëbuar nga Uashingtoni.

Për më tepër, ai mund të negociojë për një numër më të madh fluturimesh me imigrantë që riatdhesohen./VOA

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit