LIVE UPDATES
Bota

Scholz nën presion lidhur me raketat Taurus, DW: A mund ta humbasë mbështetjen kancelari në Bundestag?

Politikani i të gjelbërve, Anton Hofreiter shkruan tani bashkë me ekspertin e CDU-së për politikën e jashtme, Norbert Röttgen në një artikull me ftesë të gazetës "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Në artikull ata akuzojnë Scholz-in për një qëndrim "defensiv katastrofal" si dhe për deklarim të rremë. Kur kancelari pretendon, se furnzimi i raketave Taurus e bën Gjermaninë palë në luftë, kjo është "gabim faktikisht dhe juridikisht".

14 Mars 2024, 08:19 Nga N.F
Scholz nën presion lidhur me raketat Taurus, DW: A mund ta humbasë
Scholz

GJERMANI- Disa politikanë të koalicionit qeverisës bashkë me kristiandemokratët në opozitë kërkojnë furnizimin e Ukrainës me raketat Taurus. Scholz vazhdon ta refuzojë këtë. A mund ta humbasë mbështetjen kancelari në Bundestag?

"Unë jam kancelari, dhe prandaj kjo vlen." Olaf Scholz tha një fjalë pushteti. Ai e refuzon dërgimin në Ukrainë të raketave gjermane me rreze veprimi 500 km. Ai beson, se këto armë mund të përdoren vetëm me bashkëveprimin e ushtarëve gjermane dhe kjo mund ta involvonte Gjermaninë në luftë. Edhe gjatë një seance pyetjesh në parlament ai përsëriti lidhur me Taurus: "Ky është kufiri, që unë si kancelar nuk dua ta kaloj."

Por fjala e tij e pushtetit duket se nuk ka efekt. Sepse kancelarit po i largohen edhe disa nga njerëzit e vet lidhur me çështjen e furnizimit të raketave Taurus: Politikanë të koalicionit të tij me socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët (FDP) janë duke bashkëpunuar me opozitën kristiandemokrate/kristiansociale (CDU/CSU).

Politikani i të gjelbërve, Anton Hofreiter shkruan tani bashkë me ekspertin e CDU-së për politikën e jashtme, Norbert Röttgen në një artikull me ftesë të gazetës "Frankfurter Allgemeine Zeitung". Në artikull ata akuzojnë Scholz-in për një qëndrim "defensiv katastrofal" si dhe për deklarim të rremë. Kur kancelari pretendon, se furnzimi i raketave Taurus e bën Gjermaninë palë në luftë, kjo është "gabim faktikisht dhe juridikisht".

Të distancuar në radhët e ekologjistëve dhe FDP-së

Eshtë një goditje e fortë për kancelarin të lexojë diçka të tillë nga njerëzit e koalicionit të qeverisë së tij. Por mund të ketë edhe të tjerë që po distancohen. Unioni konservator CDU dhe CSU në shkurt parashtroi kërkesën në Bundestag për furnizimin e Ukrainës me raketat Taurus, por dështoi me këtë kërkesë. Atëherë nga deputetët e koalicionit qeveriatr vetëm politikania e FDP-së, eksperte për politikën e mbrojtjes Marie-Agnes Strack-Zimmermann votoi me opozitën.

Tani konservatorët duan ta paraqesin sërish kërkesën në parlament dhe shpresojnë për më shumë mbështetje. Strack-Zimmermann sidoqoftë do të votojë sërish bashkë me opozitën konservatore. Anton Hofreiter pavarësisht se është shprehur kundër kancelarit, ende nuk e ka vendosur se si do të votojë. Ministrja e Jashtme nga partia ekologjiste, Annalena Baerbock vazhdimisht ka lënë të kuptohet, se është për furnizimin e këtyre raketave në Ukrainë.

Sulme të ashpra të CDU-së

Ndërkaq Ukraina ushtarakisht po ndihet në pozicion gjithnjë e më të vështirë. E kjo ka pasoja ndaj Gjermanisë, mendon politikani për çështjet e sigurisë në partinë CDU, Roderich Kiesewetter: "Duhet të jetë e qartë: Nëse Putin nuk ndalet në Ukrainë, atëherë rritet masivisht rreziku i luftës për të gjithë ne!", i tha Kiesewetter gegenüber DW-së.

Kiesewetter nuk i pranon 'rezervat e shprehura‘ nga Scholz duke i quajtur ato si "Arsye të rreme": "Çfarë qendron vërtetë pas kësaj? Ose ai trdmbet nga disinformimi rus, ose nuk do ta bëjë që Ukraina të fitojë luftën, por do të negocojë me Putinin një diktat për një paqe të rreme" – një akuzë kjo, që Scholz e hedh poshtë me vendosmëri.

Ideja për një zinxhir këmbimi

Edhe partnerët e Gjermanisë po përpiqen që të influencojnë tek kancelari dhe t'ia largojnë atij rezervat ndaj furnizimit të raketave Taurus. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tërheq vëmendjen në kontekstin e debatit Taurus: "Këtu bën pjesë edhe ndihma ushtarake e shteteve të NATO-s për Ukrainën. Ai e përshëndet furnizimin me raketat e tipit Storm Shadow dhe Scalp nga Britania e Madhe dhe Franca. Megjithatë këto raketa kanë një rreze më të ulët veprimi krahasuar me Taurus.

Si kompromis ministri i Jashtëm britanik David Cameron së fundi propozoi një shkëmbim të tërthortë. Sipas këtij sistemi Britania e Madhe do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me Storm Shadow dhe vetë mund të blejë sistemet Taurus. Për ministren e Jashtme Annalena Baerbock ky mund të ishte "një opcion". Edhe të tjerë politikanë nga radhët e ekologjistëve me sa duket duan një deklaratë të përbashkët për këtë sistem të tërthortë furnizimi.

Një ish-gjeneral i del në krah Scholz-it

Esdhe një furnizim të tërthortë Scholz deri tani e refuzon. Disa spekulojnë, se Scholz druan për zgjedhjet e ardhshme ndaj dëshiron të prezantohet si kancelari i paqes. "Maturia nuk është diçka që mund ta përkufizosh si dobësi, por maturia është pretendimi që kanë qytetaret dhe qytetarët", tha Scholz-i gjatë seancës me pyetje në Bundestag.

Ndërkaq mbështetje vjen nga një ish-gjeneral i Ushtrisë Gjermane. Helmut Ganser ankohet në një analizë për "Gazeta për politikën dhe shoqërinë ndërkombëtare", se nuk mendohen aspak pasojat e përdorimit të raketave Taurus. Qëllimi më i rëndësishëm, mendon Ganser, do të ishte ura e rëndësishme strategjike Kerç, prej nga pjesa kontinentale ruse furnizon Krimenë dhe të gjithë frontin jugor në luftën e Ukrainës." Jo vetëm Moska, por (...) edhe në nivel ndërkombëtar shkatërrimi i urës konsiderohet si një aftësi gjermane.

Por shkatërrimi i urës nuk do ta përmiqëronte dukshëm situatën në Ukrainë, tërheq vëmendjen ish-gjenerali Ganser. Ai paralajmëron për "rreziqe të pakalkulueshme. Ish-gjenerali mbështet kancelarin me refuzimin e tij, "sepse Gjermania në këtë mënyrë mund të tërhiqej thellë në një zonë gri si një pjesëmarrëse në luftë".

Autoriteti i Scholz-it pëson krisje

Pavarësisht se ka që distancohen prej kancelarit, nuk është aspak e qartë, se si do të mund ta arrijë kancelari shumicën për këtë kërkesë në Bundestag. Socialdemokratët janë qartazi në mbështetje të Scholz-it. Partia E Majta dhe populistët e djathtë të AfD-së nuk do të donin të ndihmonin fare Kievin dhe madje do të preferonin ta mbështesnin Scholz-in. Pra nëse kancelari do të gjente mbështetje nga këto parti, kjo do të ishte çështje delikate politikisht. Edhe në popullsi kancelari ka një shumicë që e mbështesin. Sipas anketimeve të fundit një shumicë prej 61 të të anketuarve e refuzojnë dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë.

Marrëveshja e koalicionit qeverisës përcakton qartë, se partitë në koalicion duhet të tregojnë besueshmëri. Duket se kryetarët e grupeve parlamentare të FDP-së dhe ekologjistëve lenë të kuptohet, se i kushtojnë rëndësi kursit të disiplinës së deputetëve të tyre. Por kjo nuk përjashton ndonjë shkëputje. Por sidoqoftë kjo çështje ka bërë që kancelarit t'i bjerë autoriteti.

Marrë nga DW

scholz gjermani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë