Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Bota
Çfarë ndodhi në Athinë? I vihet flaka 5 autobusëve shkolle, 3 makinave dhe 3 motoçikletave, autorët ende të paidentifikuar (FOTO)
Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete të zjarrfikëses dhe 12 zjarrfikës, të cilët kanë bërë janë përpjekur të parandalojnë përhapjen e flakëve
14 Mars 2024, 07:57Nga r.ll
foto nga zjarri
GREQI- Një sulm i i pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një zonë të Athinës në Greqi, ku disa persona të panjohur i kanë vënë flakën pesë autobusëve shkolle, tre makinave dhe tre motoçikletave.
Sipas Protothema, sulmuesit ende të paidentifikuar pak pas orës 3 të mëngjesit kanë dalë nga kampusi universitar dhe kanë rrethuar me lëndë djegëse mjetet e parkuara në rrugën Taxilou jashtë një shkolle private.
Në vendngjarje kanë shkuar 4 automjete të zjarrfikëses dhe 12 zjarrfikës, të cilët kanë bërë janë përpjekur të parandalojnë përhapjen e flakëve. Nga zjarri janë dëmtuar gjithsej gjashtë automjete të tjera.
Sipas të njëjtave informacione, në vendin e zjarrit janë gjetur gjurmë të benzinës. Vendngjarja është rrethuar nga forcat e sigurisë, ndërsa po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve.