LIVE UPDATES
Bota

Scholz në SHBA, takohet me Biden: Të rritet mbështetja për Ukrainën

Scholz, i cili po qëndron në Uashington për të mbështetur përpjekjet e Presidentit Biden për të siguruar fondet për Kievin, u takua me Presidentin në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar mbi agresionin rus ndaj Ukrainës si dhe krizën në Lindjen e Mesme.

10 Shkurt 2024, 08:51 Nga M.B
Scholz në SHBA, takohet me Biden: Të rritet mbështetja për
Olaf Scholz dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha se Kongresi do të ishte përgjegjës nëse do të dështonte të miratonte paketën financiare në ndihmë të Ukrainës dhe falënderoi të premten kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij për të siguruar ndihmën ushtarake të Gjermanisë për Kievin. Scholz, i cili po qëndron në Uashington për të mbështetur përpjekjet e Presidentit Biden për të siguruar fondet për Kievin, u takua me Presidentin në Shtëpinë e Bardhë, për të diskutuar mbi agresionin rus ndaj Ukrainës si dhe krizën në Lindjen e Mesme. Scholz tha se ishte i kënaqur që Evropa kishte marrë vendimin për të ofruar mbështetjen financiare për Ukrainën.

“Po ashtu, Gjermania ishte e gatshme të rriste mbështetjen e saj për furnizimin me armatime. Shpresoj se Kongresi, Dhoma e Përfaqësuesve do t’u përkahë dhe do të vendos për ofrimin e mbështetjes së nevojshme”, shtoi ai.

Senati amerikan ra dakort të enjten të propozojë një paketë të re ndihmash prej 95 miliardë dollarësh. Propozimi përmban 60 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë ndihma për Izraelin. Scholz tha për gazetarët se Presidenti Putin “kishte treguar me detaje një histori plotësisht absurde për origjinën e luftës së tij”, gjatë intervistës me ish-prezantuesin e kanalit Fox News, Tucker Carlson, e cila u bë publike të enjten.

“Ka një arsye të qartë, dhe ajo është dëshira e Presidentit të Rusisë për të aneksuar pjesë të Ukrainës”, tha ai.

I pyetur rreth sugjerimit të zotit Putin për shkëmbimin e të burgosurve, gazetarit të ‘Wall Street Journal’, Evan Gershkovich i cili mbahet në burg në Rusi prej afro një viti, me Vadim Krasikov, të cilin një gjykatë gjermane e shpalli fajtor për vrasjen e një ish udhëheqësi kryengritës çeçen në Berlin, zoti Scholz tha se këtë çështje nuk duhet të diskutoheshin publikisht. Javën e kaluar,Bashkimi Evropian miratoi një paketë ndihme 4-vjeçare me vlerë 50 miliardë euro për Ukrainën. Ukraina, e cila synon të anëtarësohet në NATO, mbështetet tek vendet perëndimore për ndihmën ushtarake dhe financiare. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha të enjten se Presidenti Biden dhe kancelari Scholz gjithashtu ka të ngjarë të diskutojnë situatën në Gazë dhe kërcënimet nga rebelët Houthi ndaj anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq./ VOA

joe biden olaf scholz

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!