LIVE UPDATES
Bota

Samiti i NATO-s në Hagë më 24-25 qershor, rritja e shpenzimeve për mbrojtje, kryefjala e takimit

Vendet anëtare janë pajtuar të dielën për t’i rritur shpenzimet për mbrojtje në 5 për qind të bruto-prodhimit të brendshëm – kërkesë e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka kërkuar më shumë kontribut prej vendeve anëtare të aleancës.

23 Qershor 2025, 09:57 Nga M.B
Samiti i NATO-s në Hagë më 24-25 qershor, rritja e shpenzimeve
Foto ilustruese

HAGË- Liderët e vendeve të NATO-s mblidhen në Hagë më 24-25 qershor për samitin e përvitshëm të aleancës, dhe në agjendë është pothuajse vetëm një gjë: Shpenzimet për mbrojtje. Vendet anëtare janë pajtuar të dielën për t’i rritur shpenzimet për mbrojtje në 5 për qind të bruto-prodhimit të brendshëm – kërkesë e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka kërkuar më shumë kontribut prej vendeve anëtare të aleancës.

Spanja ka tentuar të bllokojë masën, por ka hequr dorë pasi vendet tjera i kanë siguruar një përjashtim nga vendimi. Në këtë samit të gjithë sytë janë vetëm te një njeri, presidenti Trump. Në rast se do të marrë pjesë, ndonëse shumica e njerëzve me të cilat ka biseduar Radio Evropa e Lirë besojnë se ai do të jetë aty. Samiti është dizajnuar për ta bërë presidentin amerikan të ndihet mirë dhe të shmangë ndonjë mungesë harmonie në klub.

Kjo pasi ende ekzistojnë shqetësimet për përsëritje të samitit të famshëm të NATO-s, të mbajtur në Bruksel më 2018, kur Trumpi, sa ka qenë në mandatin e parë, pati kërcënuar me tërheqje të SHBA-së prej aleancës veriatlantike, nëse shtetet evropiane dhe Kanadaja nuk i rrisin shpenzimet për mbrojtje në mënyrë të konsiderueshme.

Prej atëherë, shumica e aleatëve i kanë rritur shpenzimet për mbrojtje dhe prekin tani targetin prej 2 për qind, siç janë pajtuar në Uells më 2014. Targeti besohet të jetë rritur për t'iu përshtatur SHBA-së, por edhe për shkak të luftës në Ukrainë. Ai që dikur ishte një takim treditor në Holandë, tani është reduktuar në darkë miqësore me bashkëshortë në njërin prej pallateve mbretërore, nikoqir i së cilës është mbreti holandez.

Kjo ceremoni e 24 qershorit do të përcillet me një takim pune të Këshillit të Atlantikut të Veriut, që nuk pritet të zgjasë as tre orë. Kaq. Në atë takim liderët do të duhet të pajtohen për të ashtuquajturën Deklaratë të Hagës. Ky dokument nuk është finalizuar ende, mirëpo disa drafte që i ka parë Radio Evropa e Lirë sinjalizojnë se do të jetë i shkurtër. Ndonëse tekstet e samiteve në të kaluarën kanë qenë disa faqe, duke prekur pothuajse të gjitha politikat e aleancës, ky në ardhje mund të përfundojë me vetëm pesë paragrafë.

Vitin e kaluar ishte 38 paragrafë, plus një aneks prej gjashtë pikash që përmendnin ndihmën për Ukrainën në fushën e sigurisë. Gjëja kryesore është targeti prej 5 për qind në shpenzime dhe kur duhet të arrihet. Targeti prej 5 për qind, siç është propozuar nga Rutte, përfshin 3.5 për qind shpenzime për pajisje të rënda ushtarake, sikurse janë raketat, helikopterët dhe aeroplanët luftarakë.

Pjesa tjetër prej 1.5 për qind do të shkojë në “qëndrueshmëri” - term që është lënë me qëllim i mjegulltë për shumicën e vendeve, pasi në këtë pikë mund të përfshihet gjithçka. Shumica duket se do të shpenzojnë në infrastrukturë, me qëllim të përmirësimit të lëvizshmërisë ushtarake. Aty do të mund të përfshihen edhe kontributet për Kievin, meqë në dokument përmendet se “aleatët rikonfirmojnë përkushtimin e tyre për të ofruar mbështetje për Ukrainën, dhe në këtë drejtim do të përfshijnë kontribute direkte në industrinë ukrainase të mbrojtjes përgjatë kalkulimit të shpenzimeve të aleancës”.

Por, në mesin e aleatëve ka edhe mospajtime se kur duhet të arrihet targeti. Përveç Shteteve të Bashkuara, shteteve baltike, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Polonisë, shumë pak vende janë të lumtura me vitin 2032 - si afat i fundit - pasi e shohin si diçka të pamundshme. Vitin 2035 konsiderohet tjetër opsion, prandaj në deklaratë do të përfshihet edhe referenca që targeti të rishikohet sërish më 2029. Disa zyrtarë të NATO-s kanë qenë të vëmendshëm për të vërejtur se kjo datë është një vit pas zgjedhjeve të ardhshme amerikane, pavarësisht se të tjerët insistojnë se ai vit është përcaktuar vetëm pse është në gjysmë të rrugës.

Si shenjë çlirimi për të gjithë aleatët evropianë, në dokument është përfshirë Artikulli i 5-të i NATO-s, i cili përcakton se të gjitha vendet janë të përkushtuara për t’i ndihmuar njëra-tjetrës në rast të ndonjë sulmi. Rusia përmendet, gjithashtu, në tekst si “kërcënim” për sigurinë euro-atlantike. Në dokument do të ketë referencë edhe për bashkëpunimin industrial mes aleatëve, çka është një tjetër element në të mirë të amerikanëve, të cilët do të mund të përfitojnë nga rritja e shpenzimeve evropiane në mbrojtje.

Aty përmendet edhe se samiti i vitit të ardhshëm do të mbahet në Turqi, i pasuar nga ai i radhës në Shqipëri. Turqia synon që një kohë të jetë nikoqire e samitit të NATO-s, mirëpo vendet aleate kanë hezituar gjithmonë, marrë parasysh shtypjen qeveritare ndaj opozitës turke. Por, duke pasur parasysh ndikimin gjeopolitik të Ankarasë, si në Lindje të Mesme ashtu edhe në Ukrainë, dëshira e saj do të bëhet realitet më në fund më 2026.

Një tjetër temë me rëndësi është edhe ajo se sa do të përmendet Ukraina. Përpjekjet e Kievit për t’iu bashkuar NATO-s patën marrë gjithë vëmendjen e botës në samitin e mbajtur në Vilnius më 2023, dhe në Uashington një vit më vonë, por pas deklaratave publike të Trumpit kundër kësaj ideje, të gjitha bisedimet duket se nuk çojnë askund.

Në dokument nuk përmendet anëtarësimi potencial i Ukrainës, dhe sipas disa diplomatëve të NATO-s, që kanë folur në kushte anonime, është më mirë që do të jetë ashtu, për t’u shmangur komunikatat sikurse ato nga Vilniusi dhe Uashingtoni që jepnin shpresa për ndonjë anëtarësim në të ardhmen.

Meqë nuk do të ketë organizim zyrtar të Këshillit NATO-Ukrainë, ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen më 24 qershor me homologun e tyre ukrainas, Andriy Sybiha, si një lloj kompensimi. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është ftuar në Hagë, dhe pritet që të marrë pjesë në darkën miqësore të liderëve, ceremoni në të cilën do të marrin pjesë edhe partnerët e NATO-s të rajonit të Indo-Paqësorit – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut.

Ai ndoshta edhe do të marrë pjesë në disa organizime anësore gjatë samitit, sikurse forumi i NATO-s për industrinë e mbrojtjes. Ka mundësi që në margjina të organizimit të mbahet edhe një “mini samit” për Ukrainën, me pjesëmarrje të Ruttes dhe liderëve evropianë, pasi samiti kryesor i aleancës të ketë mbaruar./ REL

nato

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj