LIVE UPDATES
Bota

Samiti i BE-së: Pritet dënimi i sulmit në Banjskë dhe zbatimi i pakusht i marrëveshjeve

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Në sulmin nga një grup i armatosur serbësh mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan mes grupit të armatosur dhe policisë u vranë edhe tre sulmues.

23 Tetor 2023, 15:39 Nga r.ll
Samiti i BE-së: Pritet dënimi i sulmit në Banjskë dhe
foto ilustruese

BRUKSEL- Liderët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian nga samiti i tyre të enjten dhe premten në Bruksel, do të shprehin shqetësimin e thellë për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Ata do të bëjnë ftesë që kryesit e sulmeve në Banjskë të përgjigjen para drejtësisë, por edhe që Kosova e Serbia, pa vonesa dhe pa kushte, t’i përmbushin obligimet e tyre nga procesi i dialogut.

Këto thirrje pritet të jenë në konkluzionet që do t’i miratojnë liderët në këtë samit, ndërsa draftin e saj e ka siguruar Radio Evropa e Lirë.

“Këshilli Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Fuqishëm dënon sulmet e dhunshme ndaj policisë së Kosovës [që ndodhën] më 24 shtator të vitit 2023. Bashkimi Evropian pret që kryesit të kapen dhe të vihen shpejt para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm”, thuhet në tekstin e draftit të konkluzioneve.

Autoritetet në Kosovë kanë fajësuar Serbinë për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Në sulmin nga një grup i armatosur serbësh mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve që pasuan mes grupit të armatosur dhe policisë u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për organizimin dhe udhëheqjen e sulmit e ka marrë Millan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar. Në dy pikat tjera në konkluzione, flitet për hapat për t’i ulur tensionet, si dhe për zbatimin e obligimeve që dalin nga dialogu.

“Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përpjekje të qëndrueshme për shtensionim, në veçanti zhvillimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës sa më parë që të jetë e mundshme, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës. Dështimi në shtensionim [të situatës] do të ketë pasoja“, thuhet në këtë tekst.

“Këshilli Evropian shpreh keqardhje për mungesën e zbatimit nga të dyja palët të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të zbatimit të saj, si dhe të marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, nën udhëheqjen e përfaqësuesit të lartë e me ndihmën e të dërguarit të posaçëm”, thuhet më tej të tekst.

“Ftojmë Kosovën dhe Serbinë t’i zbatojnë ato, pa vonesa dhe pa parakushte. Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe“, thuhet në draftin e konkluzioneve të Këshillit Evropian.

“Normalizimi i raporteve është një kusht thelbësor për rrugëtimin evropian të të dyja palëve dhe që të dyja rrezikojnë ta humbin rastin e rëndësishëm në mungesë të progresit", thuhet në fund të pjesës së konkluzioneve kushtuar raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky draft deri në samitin e BE-së mund të pësojë edhe ndryshime varësisht nga zhvillimet që priten në kuadër të dialogut.

Kjo javë shihet si afati kur Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë hapin kyç në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, duke pranuar disa kërkesa dhe propozime që ua kanë paraqitur të shtunën pesë emisarë të lartë perëndimorë.

Emisarët perëndimorë i kërkuan Prishtinës dhe Beogradit që të normalizojnë marrëdhëniet dhe të zbatojnë Marrëveshjen drejt normalizimit./REL

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje