LIVE UPDATES
Bota

Salih Mustafa u dënua me 26 vite burg! Reagimet: Vendim i padrejtë, luftoi për liri

"Fitore për drejtësinë dhe për viktimat"; "Vendim i padrejtë dhe pa bazë" - reagime skajore pas dënimit për krime lufte të Sali Musfatës.

16 Dhjetor 2022, 22:36 Nga DOSJA

 

Salih Mustafa u dënua me 26 vite burg! Reagimet: Vendim i padrejtë,
Salih Mustafa

 

KOSOVË- Ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar në Gjykatën Speciale të Kosovës, Alex Whiting, e përshëndeti vendimin e trupit gjykues të Gjykatës Speciale, që dënoi me 26 vjet heqje lirie ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, duke e konsideruar atë si "masë që u jep drejtësi viktimave”. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u dënua nga Gjykata Speciale me seli në Hagë, për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë ndaj shqiptarëve.

Gjykatë për viktimat

"Vendimi i sotëm përbën një fitore për drejtësinë dhe në veçanti, për viktimat e Salih Mustafës dhe familjet e tyre, të gjithë shqiptarët e Kosovës, tragjeditë personale të të cilëve ishin në qendër të këtij rasti, dhe që kanë vuajtur për më shumë se dy dekada për shkak të veprimeve të z. Mustafa,” tha Whiting pas shpalljes së vendimit si fajtor nga trupi gjykues. Sipas tij krijimi i Gjykatës Speciale u ka mundësuar viktimave që të tregojnë historitë e tyre dhe të marrin drejtësi.

"Dëshmia e dëshmitarëve që u dhanë besimin e tyre Dhomave të Specializuara që të sjellin drejtësi, pati ndikim vendimtar tek vendimi dhe unë duartrokas kurajën e  jashtëzakonshme të atyre që dolën për të dhënë dëshmi në gjykatë,” tha ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Specializuar.

"Me vendimin e sotëm, Dhomat e Specializuara kanë treguar se ato janë një gjykatë për viktimat dhe rreth viktimave dhe se nuk ka datë skadimi për dhënien e llogarisë”, u shpreh prokurori Whiting.

Kurti: Vendim indinjues

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti vendimin për dënimin e Sali Mustafës indinjues, duke thënë se "zoti Mustafa ka mbrojtur vendin e tij dhe lufta e çdo populli kundër pushtuesve e okupatorëve është e drejtë universale”.  

"Ka mijëra vrasës nga Serbia që kurrë nuk janë dënuar e as gjykuar për mizoritë që kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë të ketë vrarë mesatarisht mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh. E megjithatë ata kanë marrë dënime shumë më të lehta se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar jo për të pushtuar ndonjë vend tjetër, por për të çliruar vendin e vet”, shkruan në reagimin e tij kryeministri Kurti.

Sipas tij, "ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që u jep ky verdikt ukrainasve, që sot luftojnë kundër agresorit?. Kryeministri Kurti, mbetet me shpresën që "institucionet e pavarura të drejtësisë do ta kuptojnë padrejtësinë dhe do të reflektojnë në shkallët e tjera të gjykimit”.

Vendim i padrejtë

Edhe zyrtarë të tjerë të institucioneve dhe përfaqësues të partive politike dënimin e Sali Mustafës e kanë cilësuar vendim të padrejtë, duke shpresuar për anulimin e tij, pas apelimit që do t'i bëhet nga pala mbrojtëse e zotit Mustafa. Ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, tha se "Gjykata Speciale është gjykatë e padrejtë, ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbrojti popullin dhe truallin e saj”.

"Gjykata është e padrejtë, pa bazë. UÇK-ja është një prej ushtrive më të përsosura, më të organizuara për mbrojtjen e shtëpisë, të familjeve dhe të truallit të vet. Prej këndit profesional, por edhe personal, është e fabrikuar nga Serbia dhe miqtë e tyre. Besoj në drejtësi dhe do të merren hapat e duhur edhe për mbështetje nga qeveria dhe partnerët e tjerë”, deklaroi Mehaj.

Partia më e madhe në pushtet, lëvizja Vetëvendosja, tha se dënimi i Sali Mustafës është i papranueshëm duke theksuar se "barazimi i agresorit me mbrojtësin, janë gjëra që nuk do t'i pranojmë kurrë”. Vetëvendosja shpreson që vendimi do të anulohet në shkallën e Apelit.

"Salih Mustafa ka qenë luftëtar i lirisë. Ai bashkë me shokë e shoqe në UÇK-së u angazhuan për të mbrojtur kombin shqiptar, të cilin Serbia dëshironte ta zhdukte prej Kosovës, gjatë viteve të pushtimit. Dënimi i Salih Mustafës nga Gjykata Speciale me 26 vite burg është i papranueshëm për ne. Shpresojmë që në shkallën e Apelit ish-luftëtari Salih Mustafa të lirohet nga akuzat, të cilat nuk po duket se kanë dëshmi e prova për përgjegjësitë e tij direkte”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes e cila në vitin 2015 ishte subjekti i vetëm politik që votoi kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Zgjidhje speciale dhe eksperimente

"Ne besojmë se Kosova nuk ka nevojë për zgjidhje speciale e eksperimente, por për institucione normale si të çdo vendi tjetër. Edhe drejtësia jonë duhet të rrjedhë nga funksionalizimi i gjykatave normale e jo duke themeluar gjyqe speciale”, tha partia Vetëvendosje.

Dënimin e Sali Musfatës me 26 vjet heqje lirie nga Gjykata Speciale, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e cilësoi vendim të rëndë duke shpresuar që "vendimi do të korrigjohet në shkallën e dytë”, sepse sipas tij, "kështu, do të dëshmohet serioziteti i Gjykatës”.

"Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë, e pashmangshme dhe e domosdoshme". Këto fjalë të Salih Mustafës, Calit, para trupit gjykues janë fjalët e secilit prej nesh që kemi përjetuar pushtimin e egër të Serbisë. Janë realiteti i historisë së Kosovës, të cilën asnjë përpjekje nuk mund ta ndryshojë e ta rishkruaj”, tha Krasniqi në reagimin e tij.

"Ky vendim i sotëm, shpresojmë se do të korrigjohet në shkallën e dytë, për të dëshmuar seriozitetin dhe paanshmërinë e Gjykatës. Drejtësisë i kemi besuar gjithmonë dhe drejtësia, pashmangshëm, herëdokur, duhet dhe do ta gjejë rrugën e vet të vërtetë”, tha Memli Krasniqi.

Haradinaj: Lufta e UÇK-së, luftë e pastër

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, një nga ish-komandantët e UÇK-së, i cili vetë para disa vitesh është përballur në Gjykatën tjetër Ndërkombëtare të Hagës prej së cilës u shpall i pafajshëm, tha se "lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër”.

"Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër”, shkroi Ramush Haradinaj.

Vendimi i sotëm i Gjykatës Speciale,  që dënoi me 26 vjet heqje lirie ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, është vendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Në Gjykatën Speciale në Hagë po mbahen prej rreth dy vjetësh të akuzuar për krime lufte, edhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe ish-pjesëtari tjetër i UÇK-së, Pjetër Shala. Sipas prokurorisë së Dhomave të Specializuara, Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi, dhe Shala, dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer ndërmjet  marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999. Që të gjithë ata kanë deklaruar se janë të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Marrë nga DW

denohet salih mustafa

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet