Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Qeverisë kroate i duheshin 101 vota – në Parlamentin prej 151 ulësesh – për të arritur dy të tretat e votave për të kaluar këtë propozim.
KROACI- Ligjvënësit kroatë më 16 dhjetor refuzuan një propozim që Kroacia t’i bashkohet një misioni të BE-së në mbështetje të ushtrisë ukrainase. Qeverisë kroate i duheshin 101 vota – në Parlamentin prej 151 ulësesh – për të arritur dy të tretat e votave për të kaluar këtë propozim. Megjithatë, ky propozim u mbështet nga 97 deputetë dhe u kundërshtua nga 10.
Në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Evropian u pajtua në tetor për të krijuar Misionin e Ndihmës Ushtarake për mbështetjen e Ukrainës, dhe emëroi një gjeneral polak për të udhëhequr trajnimet.
Shumica e trajnimeve është thënë se do të kryhen në Poloni. Njëzet e dy nga 27 shtetet anëtare të BE-së kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë mision. Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, që është komandant suprem i forcave të armatosura kroate, e ka kundërshtuar këtë propozim, që do të kërkonte që trupat ukrainase të trajnoheshin në Kroaci.
Millanoviç tha se Kroacia nuk duhet të përfshihet në luftë dhe se propozimi do të shkelte Kushtetutën kroate, sepse në propozim nuk qartësohej baza për shpalljen e Ukrainës si shtet aleat, duke qenë se Kievi nuk është anëtar i Bashkimit Evropian apo NATO-s.
Deputetët e opozitës në Kroaci kanë deklaruar se nuk dëshironin të bëheshin peng i mosmarrëveshjeve politike midis krerëve të lartë të shtetit. Ata po ashtu argumentuan se Kushtetuta nuk parashikon që Parlamenti të marrë vendime për çështjet që zakonisht miratohen nga presidenti, në marrëveshje me Qeverinë. Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, ka hedhur poshtë kritikat se procedurat ligjore janë shkelur kur ekzekutivi ka dërguar në Parlament propozimin, me shpresën që të fitojë dy të tretat e votave.
“Pjesëmarrja në këtë mision ushtarak është thjesht një vendim konsistent, parimor dhe racional i Kroacisë, në interesin e saj kombëtar”, tha Pllenkoviç, duke e quajtur atë një zgjedhje midis Ukrainës dhe regjimit të presidentit rus, Vladimir Putin.
Marrë nga REL
Laura Cooper SHBA- Një zyrtare e lartë e Pentagonit i tha Zërit të Amerikës të enjten se është bërë m&eum...
Eva Kaili BRUKSEL- Detaje të reja për deklaratën e parë të Eva Kailit për autoritetet belge po “shohin” drit&eum...
Pamje nga vendi i ngjarjes ANGLI- Një hetim është duke u zhvilluar pasi dy djem të rinj u gjetën të vdekur sot në nj&eum...
Foto ilustruese SPANJË- Një prift fajësoi verën e kungimit pse humbi kontrollin e makinës së tij dhe goditi pesë makina ...
Kanabis MALI I ZI- Dhjetë persona kanë rënë në pranga sot në Mal të Zi për trafik droge. Dyshohet se anëtar&eu...
KFOR KOSOVË- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se gjatë kësaj jave ka dërguar trupa shtesë dhe...
Amber McLaughlin SHBA- Gruaja e parë transgjinore e paracaktuar për ekzekutim në SHBA po i bën thirrje guvernatorit të Misurit p&e...
Viktor Orban SHBA- Shoqata më e madhe dhe më e vjetër e të rinjve republikanë në Shtetet e Bashkuara i dha ç...
Foto ilustruese SPANJË- Aborti ka qenë i ligjshëm në Spanjë që nga viti 2010. Para se të legalizohej, abortet lejoheshin...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se dënimi i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kos...