Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Cilat janë vështirësitë më të mëdha me të cilat ndeshen ata që duan të vijnë për t'u punësuar në Gjermani? Nevojat e tregut gjerman janë të mëdha, por edhe problemet.
GJERMANI- Punonjës të kualifikuar nga vende të ndryshme do të dëshironin më tepër mbështetje kur kërkojnë një punë në Gjermani. Në një sondazh jo-përfaqësues të zhvilluar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) me afro 30.000 persona që duan të vijnë në Gjermani për arsye punësimi, rreth katër nga pesë pjesëmarrës thanë se pengesa më e madhe dhe gjëja më e vështirë është gjetja e ofertave për punë dhe kontaktimi me punëdhënësit.
Në anketën e realizuar nga OECD-ja në emër të Ministrisë Gjermane të Punës, tre nga pesë të anketuarit deklaruan se do të dëshironin ndihmë edhe për mësimin e gjuhës gjermane. 74 për qind e pjesëmarrësve kanë diplomë universitare. Pjesa më e madhe (19 përqind) vjen nga India - kryesisht specialistë të IT-së. Në vendin e dytë ndër vendet e origjinës është Kolumbia (10 për qind), ku interes për të punuar në Gjermani kanë sidomos infermierë dhe personel sanitar. Në vendin e tretë vjen Turqia (nëntë për qind), nga e cila kërkojnë të vijnë kryesisht zanatçinjtë.
Më shumë burra se gra
70 për qind e atyre, që deklaruan se ishin të interesuar për të ardhur në Gjermani për të punuar janë meshkuj. Pothuajse gjysma e emigrantëve potencialë ishin beqarë. Nga të tjerët rreth 80 përqind u shprehën se do të sillnin familjet me vete.
70 për qind e të interesuarve për të ardhur për të punuar në Gjermani janë meshkuj
Kontrata e punës është zakonisht parakusht për migrimin në Gjermani. Që nga viti 2020 në Gjermani kanë pasur mundësi të vinin për një gjysëm viti për të kërkuar punë edhe punonjës të kualifikuar me një kualifikim që u njihet në Gjermani.
Ligj i ri për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar
Këtë javë qeveria gjermane prezantoi pikat kryesore të një ligji për emigrimin e punëtorëve të kualifikuar, i cili synon të thjeshtojë rregullat e deritanishme dhe të heqë pengesat. Sipas vlerësimeve për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore në të ardhmen do të nevojiten qindra-mijëra emigrantë në vit për të përballuar mungesën e fuqisë punëtore.
Risitë, sipas vullnetit të koalicionit qeverisës, përfshijnë një sistem pikësh për të kontrolluar migrimin për motive punësimi. Përveç kësaj të interesuarit në të ardhmen do të jenë në gjendje të punësohen edhe pa iu njohur kualifikimi, gjë që do ta bëjnë më vonë në Gjermani. Ndryshimi i planifikuar me ligj do të shoqërohet edhe me reklama përkatëse për thithjen e fuqisë punëtore jashtë vendit.
Marrë nga DW
Ana Brnabiç SERBI- Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka deklaruar se Presidenti Aleksandër Vuçiç duhet që të marr&...
astronaut KINË- Tre astronautë kinezë kanë zbritur përsëri në Tokë pasi kaluan gjashtë muaj duke përfundu...
Policia greke GREQI- Policia greke ka zhvilluar një aksioni arrestimi që u ngjason atyre të filmave, në përpjekje për të...
Foto ilustruese BRUKSEL- Ka hyrë në fuqi kufiri i çmimit të naftës ruse nga deti, i rënë dakord nga Bashkimi Evropian,...
Bullgari BULLGARI- Për një kohë të gjatë, Svitlana Denichenko kishte punuar si infermiere në departamentin e anesteziologjis&...
Foto Ilustruese KINË- Pekini ka ngritur më shumë se 100 të ashtuquajtura stacione policore në mbarë botën për t&eum...
Iran IRAN- Irani ka shpërbërë policinë e tij të moralit, në mes të protestave që po vazhdojnë pas vdekjes n&eu...
Donald Trump SHBA- Zyrtarë demokratë dhe republikanë kritikuan të dielën ish-Presidentin Donald Trump pasi bëri thirrje p&eum...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Bashkimi Evropian do të përshtasë rregullat për ndihmën ndaj vendeve anëtare për të ...
Protesta në Milano ITALI- Protesta masive në Milano! Demonstratat në rrugë, marshimet dhe grumbullimet e së majtës ekstreme j...