22 Gusht 2023, 20:50
Nga f.i
foto ilustruese
POLONI- Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, ka thënë të martën se Rusia është duke dërguar tashmë armë bërthamore në shtetin fqinj, Bjellorusi, dhe ka shtuar se ky veprim do ta ndryshojë arkitekturën e sigurisë së rajonit dhe të tërë aleancës ushtarake të NATO-s.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe ai i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, thanë muajin e kaluar se Moska kishte dërguar tashmë disa armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pasi kishte njoftuar për një plan të tillë në mars.
Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk e kanë konfirmuar këtë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e dënoi retorikën e Moskës duke e cilësuar si “të rrezikshme dhe pakujdesshme”, por tha në korrik se aleanca nuk ka parë ndonjë ndryshim në qëndrimin bërthamor të Rusisë.
Armët bërthamore taktike përdoren në fushëbetejë dhe janë armë me rreze të shkurtra veprimi, si dhe prodhojnë pak rezultate krahasuar me armët shumë më të fuqishme bërthamore që vendosën në kokën e raketave me rreze të gjata veprimi. Rusia tha se do të vazhdojë t’i ketë nën kontroll ato që i dërgon në Bjellorusi.
Duda i bëri këto komente gjatë një konferencë të përbashkët me presidentin e Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, i cili po e viziton Varshavën.
“Po i tregoja presidentit [Sousa] për zbatimin e deklaratave nga Vladimir Putini se armët bërthamore taktike të Rusisë do të zhvendosen në territorin bjellorus”, tha Duda. “Vërtet, ky proces po ndodh, ne po e shohim këtë”.
Duda nuk dha hollësi, por tha se në një “mënyrë të qartë po e ndryshon arkitekturën e sigurisë në pjesën tonë të Evropës. Është duke e ndryshuar arkitekturën e sigurisë edhe në pjesën lindore të NATO-s, njëkohësisht. Në fakt, po e ndryshon situatën për tërë aleancën”.
Lukashenka thotë se mbajtja e armëve bërthamore ruse në vendin e tij ka për qëllim frenimin e agresionit nga anëtarja e NATO-s, Polonia, edhe pse Varshava nuk ka bërë asnjëherë kërcënime të tilla. Polonia është duke i ofruar fqinjit të vet, Ukrainës, mbështetje ushtarake, humanitare dhe politike në luftën e saj kundër pushtuesit rus dhe po merr pjesë në sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.
Marrë nga REL
lufta rusi-ukraine
Bota
22 Gusht 2023, 20:39
m.s
Greg Delawie
KOSOVE- Ish-Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, thotë se marrëdhën...
Bota
22 Gusht 2023, 20:36
f.i
pamje nga vendngjarja
PAKISTAN- Të tetë personat, përfshirë gjashtë fëmijë dhe dy të rritur, të cilët ish...
Bota
22 Gusht 2023, 20:20
f.i
Donald Trump
SHBA- Dy nga 19 personat e akuzuar në Gjeorgji për përpjekjet e supozuara për të ndryshuar r...
Bota
22 Gusht 2023, 20:09
m.s
Zjarret ne Turqi
TURQI -Trafiku detar në ngushticat e Dardaneleve është pezulluar pasditen e sotme, për shkak të një zja...
Bota
22 Gusht 2023, 19:40
f.i
pamje nga vendngjarja
GREQI- Situata me zjarret në Greqi është kthyer alarmante, pasi flakët janë bërë të ...
Bota
22 Gusht 2023, 19:14
f.i
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka komentuar situatën ekonomike të Rusisë teksa u shfaqe virtualisht në samitin e BR...
Bota
22 Gusht 2023, 19:11
m.s
Gareth Barlow
Moderatori i BBC-së, Gareth Barlow, gjatë prezantimit të edicionit të lajmeve bëri një gabim të cil&e...
Bota
22 Gusht 2023, 19:07
f.i
Jeff Hovenier
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i ka pritur të martën në një takim disa p...
Bota
22 Gusht 2023, 18:29
f.i
pamje nga vendngjarja
KINË- Të paktën 11 persona u vranë në shpërthimin që ndodhi të hënën në n...
Bota
22 Gusht 2023, 18:08
f.i
Rishi Sunak
BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Rishi Sunak ka sugjeruar se problemi i kalimit të jashtëligjshëm në Kanalin ang...