Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Hovenier nuk dha hollësi për atë se çfarë u bisedua rreth çështjeve të komunitetit serb në Kosovë.
KOSOVË- Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, i ka pritur të martën në një takim disa politikanë serbë të Kosovës për, siç tha, të biseduar për çështjet e rëndësishme për komunitetin e tyre.
“Pata rastin të jem mikpritës i disa përfaqësuesve politikanë serbë të Kosovës sot. Mendimet e ndryshme dhe pluralizmi janë përbërës të çdo demokracie të fuqishme dhe të shëndoshë. Unë e përsërita mbështetjen tonë të kamotshme për një Kosovë sovrane, shumetnike dhe demokratike”, shkruan Hovenier në X, ish-Twitter.
Në takim, sipas një fotografie të publikuar nga ambasadori më 22 gusht, të pranishëm ishin, lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, kryetari i Lëvizjes së Serbëve të Kosovës, Branimir Stojanoviq, kryetari i Nismës Qytetare për Zubin Potokun, Milija Bishevac, dhe kryetari i Iniciativës “Mbijetesa Serbe”, Aleksandar Arsenijeviç.
Hovenier nuk dha hollësi për atë se çfarë u bisedua rreth çështjeve të komunitetit serb në Kosovë.
Në Kosovë, partia më e madhe e serbëve është Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar. Në dhjetë vjetët e fundit, ajo i ka fituar si zgjedhjet lokale, ashtu edhe ato të përgjithshme. Pavarësisht se serbët janë shumicë në dhjetë komuna në Kosovë, numri i saktë i pjesëtarëve të këtij komuniteti nuk dihet, pasi ata kanë refuzuar që të marrin pjesë në regjistrimin e fundit të popullsisë më 2011.
Por, vlerësohet se në Kosovë jetojnë rreth 100.000 pjesëtarë të komunitetit serb. Sipas Kushtetutës, komunitetet gëzojnë të drejta të veçanta dhe mënyra e përdorimit të simboleve të tyre kombëtare rregullohet me ligj.
Po ashtu, sa i përket përdorimit të gjuhës, në nivel shteti gjuhë zyrtare janë shqipe dhe ajo serbe. Ndërkaq, gjuhët e komuniteteve të tjera gëzojnë statusin e gjuhës zyrtare në komunat ku një komunitet përbën shumicën.
Marrë nga REL
pamje nga vendngjarja KINË- Të paktën 11 persona u vranë në shpërthimin që ndodhi të hënën në n...
Rishi Sunak BRITANI E MADHE- Kryeministri britanik Rishi Sunak ka sugjeruar se problemi i kalimit të jashtëligjshëm në Kanalin ang...
pamje nga ngjarja PAKISTAN- Dy fëmijë janë shpëtuar nga një grup prej shtatë fëmijësh dhe një i rritur q&...
zjarret ne Greqi GREQI- Ndërsa zjarret e reja shkatërruese shpërthejnë në rajone të ndryshme të Greqisë,...
Kyriakos Mitsotakis dhe Aleksandër Vuçiç GREQI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zbuluar detaje nga taki...
foto ilustruese KOSOVE- Papunësia në Kosovë gjatë vitit të kaluar ka arritur në 11.8 për qind. Kurse, dy të tretat...
Justin Trudeau Kryeministri kanadez, Justin Trudeau kritikoi 'Facebook' për bllokimin e kanadezëve nga lajmet lokale pasi zjarret vazhdojnë...
Drejtorët e Arsimit nga radhët e PDK-së KOSOVE- Në Kosovë, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, ka prishur marrëveshjen ...
Gaforrja blu ITALI- Komunitetet italiane të peshkimit në veri të vendit po luftojnë me shfaqjen e dhjetëra gaforreve bl...
Dimitar Kovaçevski dhe Aleksandër Vuçiç MAQEDONIA E VERIUT- Pas deklaratave të ministrit serb, Millosh Vuçevi&cc...