LIVE UPDATES
Bota

Rusia 'me dorë të hekurt', valë sulmesh me raketa në gjithë Ukrainën

Forcat e Kremlinit u përqendruan në lindjen industriale të Ukrainës, veçanërisht në provincat Luhansk dhe Donetsk që përbëjnë rajonin industrial të Donbasit ku luftimet e fundit kanë qenë më intensive, tha ushtria ukrainase. Separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar kundër forcave ukrainase atje që nga viti 2014.

10 Shkurt 2023, 19:50 Nga a.l
Rusia 'me dorë të hekurt', valë sulmesh me raketa
Pamje nga lufta në Ukrainë

RUSI- Rusia ndërmori të premten një valë sulmesh me raketa dhe dronë në gjithë Ukrainën, ndërsa ofensiva e Moskës, që Kievi thotë se ka nisur prej ditësh, duket se është intensifikuar në zonat lindore në prag të përvjetorit të agresionit. Forcat ruse kanë hedhur mbi 100 raketa dhe shtatë dronë që nga e enjtja, tha shefi i ushtrisë së Ukrainës, gjeneral Valerii Zaluzhnyi.

Forcat ukrainase rrëzuan 61 raketa dhe pesë dronë, tha ai. Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal tha se Moska vuri përsëri në shënjestër infrastrukturën e energjisë elektrike në “një tjetër përpjekje për të shkatërruar sistemin energjetik të Ukrainës dhe për t’i privuar ukrainasit nga dritat, ngrohja dhe uji.”

Kemi pësuar dëmtime në infrastrukturën e tensionit të lartë në rajonet perëndimore, qendrore dhe lindore, të cilat mund të shkaktojnë ndërprerje të energjisë,” tha ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ka bërë fushatë për më shumë mbështetje perëndimore, tha: “Ky është terror që mund dhe duhet të ndalet.”

Forcat e Kremlinit u përqendruan në lindjen industriale të Ukrainës, veçanërisht në provincat Luhansk dhe Donetsk që përbëjnë rajonin industrial të Donbasit ku luftimet e fundit kanë qenë më intensive, tha ushtria ukrainase. Separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar kundër forcave ukrainase atje që nga viti 2014.

Por vala e sulmeve shkoi edhe më tej, duke vënë gjithashtu në shënjestër kryeqytetin Kiev dhe Lvivin, pranë kufirit perëndimor të Ukrainës me Poloninë. Goditjet u drejtuan gjithashtu ndaj infrastrukturës kritike të Kharkivit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës në verilindje. Shtatë persona u plagosën, dy prej të cilëve rëndë, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.

Sirenat e alarmit për sulme ajrore u dëgjuan në pjesën më të madhe të vendit. Kievi beson se Moska po planifikon një sulm nga toka në lindje, ku Kremlini po përpiqet të sigurojë kontrollin e zonave që ka aneksuar ilegalisht dhe ku pretendon se sundimi i tij është i mirëpritur.

Në rajonin e Donetskut, zyrtarët lokalë ukrainas njoftuan se ushtria ruse dislokoi trupa shtesë dhe nisi operacione sulmuese. “Ka një përshkallëzim të përditshëm dhe sulmet ruse po bëhen aktive në të gjithë rajonin,” tha guvernatori Pavlo Kyrylenko.

Në provincën Luhansk, ushtria ruse po përpiqet të godasë mbrojtjen e Ukrainës, sipas guvernatorit rajonal Serhii Haidai.

Situata po përkeqësohet, armiku po sulmon vazhdimisht, rusët po sjellin një sasi të madhe pajisjesh të rënda dhe avionë,” tha zoti Haidai.

Po të premten, Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë tha se një raketë u diktua në hapësirën e saj ajrore pranë kufirit me Ukrainën. Ministria e Jashtme e Moldavisë tha në një deklaratë se ambasadori rus në Kishinau është thirrur për të folur mbi “shkeljen e papranueshme”.

Ministria tha se raketa u diktua në hapësirën e saj ajrore rreth orës 10 të mëngjesit dhe kaloi mbi dy fshatra kufitare përpara se të drejtohej për në Ukrainë. Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yurii Ihnat, i tha agjencisë Associated Press se një tjetër raketë kaloi në hapësirën ajrore të Rumanisë, një vend anëtar i NATO-s. Por ministria e mbrojtjes e Rumanisë e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se raketa më e afërt me hapësirën ajrore të Rumanisë ishte afërsisht 35 kilometra larg./VOA

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet