24 Maj 2025, 14:55
Nga M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u përball me sulme të pareshtura me dronë dhe raketa nga Rusia gjatë natës dhe mëngjesit të së shtunës, në të cilat u plagosën të paktën 15 njerëz, thanë zyrtarët ukrainas. Shpërthime dhe të shtëna me armë u dëgjuan në të gjithë Kievin, duke i detyruar shumë njerëz të kërkojnë strehim në stacionet e metrosë.
Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi Rusia dhe Ukraina filluan një këmbim të madh të të burgosurve. Këmbimi, që përfshin qindra ushtarë dhe civilë – ishte i pari nga disa që do të bëhen sipas një marrëveshjeje për këmbim të ndërsjellë që ishte arritur në një takim në Stamboll javën e kaluar. Rusia e sulmoi Ukrainën gjatë natës me 14 raketa balistike dhe 250 dronë të llojit Shahed, sipas zyrtarëve.
Zyrtarët thanë se forcat ukrainase i rrëzuan 6 raketa dhe 245 dronë gjatë këtij sulmi. Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit theksoi se ky ishte një nga sulmet më të mëdha të kombinuara me raketa dhe dronë ndaj kryeqytetit ukrainas.
“Një natë e vështirë për të gjithë ne”, thuhej në komunikatën e administratës.
Sirenat ajrore në Kiev ranë pareshtur për më shumë se shtatë orë, duke paralajmëruar për sulme pasi raketa dhe dronë po afroheshin drejt kryeqytetit. Kryetari i Kievit, Vitalii Klitschko, paralajmëroi banorët para sulmit se mbi 20 dronë rusë po i afroheshin qytetit. Të premten mbrëma, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky njoftoi se ishin këmbyer 390 të burgosur nga secila palë dhe se shkëmbimi pritet të vazhdojë edhe të shtunën dhe të dielën.
"Po i kthejmë njerëzit tanë në shtëpi", tha Zelensky, në një postim në Telegram.
"Pjesa e parë e marrëveshjes për këmbimin 1.000 personave për 1.000 persona, është zbatuar", tregoi ai.
Këmbimi i 1.000 të burgosurve nga secila palë do të përbënte këmbimin më të madhin të të burgosurve që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Këmbimet e mëparshme nuk kanë sjellë përparim të dukshëm drejt përfundimit të luftës, e cila nisi në shkurt 2022./ REL
lufta ukraine-rusi
Bota
24 Maj 2025, 09:37
M.B
Foto ilustruese
RUMANIA- Shërbimi ushtarak rus i inteligjencës (GRU) ka shënjestruar mijëra kamera të mbikëqyrjes nëp&eu...
Bota
24 Maj 2025, 08:33
M.B
Donald Trump
EUROPA- Bashkimi Evropian thotë se mbetet i përkushtuar për të arritur një marrëveshje tregtare me Shtetet ...
Bota
24 Maj 2025, 08:09
M.B
Ministri Dobrindt dhe kryeministri bavarez Söder vizitë pranë Kiefersfelden, në kufirin e Gjermanisë me Austrinë
GJERMANIA-&n...
Bota
24 Maj 2025, 07:58
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Kina dhe Amerika po garojnë për Inteligjencën Artificiale më të mirë. Kush po fiton? Gara ësht&eum...
Bota
24 Maj 2025, 07:19
Benjamin Enke
Foto ilustruese
EUROPA- Ndërthurja e ekonomisë me moralin na ndihmon të kuptojmë rezultatet politike.Për pjesën më t&eum...
Bota
23 Maj 2025, 22:03
E. D
pamje nga sulmi
GJERMANI- Detaje të reja janë zbuluar nga sulmi me thikë në stacionin e trenit në Gjermani. Sipas mediave të ...
Bota
23 Maj 2025, 21:05
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjeruar kërcënimet e tij tregtare, duke paralajmëruar vendosjen e tarifave të r...
Bota
23 Maj 2025, 20:19
E. D
foto ilustruese
GJRMANI- Shifrat që paraqiti ministri i Brendshëm i Gjermanisë Alexandër Dobrindt janë konkrete. Dobrin...
Bota
23 Maj 2025, 19:49
E. D
Sergei Lavrov
RUSI- Rusia do të jetë gati t'i paraqesë Ukrainës një plan formal zgjidhjeje sapo të përfundoj&e...
Bota
23 Maj 2025, 19:44
E. D
foto ilustruese
GAZA- Të paktën 60 njerëz janë vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës në 24 orët e fund...