Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Putini i kishte aneksuar formalisht ato territore në një ceremoni në Kremlin në tetor, edhe pse forcat e tij ushtarake nuk kanë pasur asnjëherë kontroll të plotë mbi ato zona.
RUSI- Moska zyrtare tha të martën se i ka lëshuar më shumë se 80 mijë pasaporta ruse për qytetasit e katër territoreve në Ukrainë që kur presidenti Vladimir Putin shpalli aneksimin e tyre, në shtator. Në shtator, Rusia i kishte mbajtur të ashtuquajturat referendume në katër rajone të Ukrainës – Donjeck, Luhansk, Zaporizhja dhe Herson – dhe tha se qytetarët kishin votuar 'pro bashkimit me Rusinë'.
“Që nga shtimi i katër rajoneve në Federatën Ruse, në pajtim me ligjin, më shumë se 80 mijë njerëz kanë marrë pasaporta si qytetarë të Federatës Ruse”, tha Valentina Kazakova, zyrtare për emigrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, sipas agjencive të lajmeve në Rusi.
Putini i kishte aneksuar formalisht ato territore në një ceremoni në Kremlin në tetor, edhe pse forcat e tij ushtarake nuk kanë pasur asnjëherë kontroll të plotë mbi ato zona.
Kombet e Bashkuara (OKB) e kritikuan “aneksimin ilegal të tentuar” të tokës ukrainase dhe kërkuan nga komuniteti ndërkombëtar “të mos njihen ndryshimet në kufij të shpallura nga Rusia”.
Që nga atëherë, Rusia ka humbur pjesë të territorit që e kontrollonte më parë në Ukrainë.
Në nëntor, Moska i tërhoqi trupat nga Hersoni, qyteti kryesor në rajonin që mban të njëjtin emër dhe e vetmja kryeqendër rajonale, të cilën e kishte marrë Rusia në ofensivën në Ukrainë.
Nga fillimi i fushatës ushtarake në shkurt, Kremlini i ka lehtësuar procedurat që ua mundësojnë ukrainasve të marrin nënshtetësi ruse dhe i ka lejuar shtetasit me pasaportë ukrainase të jetojnë dhe punojnë në Rusi pa afat të caktuar dhe pa leje pune.
Marrë nga REL
Pamje nga Siria SIRI- Ndërsa Turqia ka intensifikuar sulmet e saj kundër forcave kurde në Sirinë verilindore, që i cilëson si...
Borsi Johnson UKRAINË- Ish-kryeministrit britanik i është dhënë titulli qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës.&n...
Takimi Kosove-Serbi KOSOVË- Pas arritjes së marrëveshjes për targat ilegale serbe mes Kosovës dhe Serbisë më 23 nën...
F-16 GREQI- Gjashtë avionë turq kanë kaluar mbi ishujt grekë. Sipas mediave greke, ishin 3 formacione F-16 turke, që ...
Pamje nga protestat IRAN- Protestat në Teheran dhe qytete të tjera anembanë vendit. Mbrëmja e së martës, më 22 nënt...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se serbët e Kosovës nuk do të ...
Tregtuesit e energjisë do të duhet të shtojnë pagesat për kontratat e gazit me 33 miliardë dollarë nëse miratohet plan...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Ministrat e Energjisë të vendeve të Bashkimit Evropian kundërshtuan të enjten propozimin për vendosj...
Foto nga Kina KINË- Kufizimet shkaku i pandemisë COVID-19 po vendosen në të gjithë Kinën, përfshirë një qytet ...
Antonio Tajani ITALI- Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, kërkoi të enjten nga Kosova dhe Serbia normalizim të p...