LIVE UPDATES
Bota

Rusia alarmon NATO-n dhe aleatët e saj me shkeljen e hapësirës së tyre ajrore

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më pas e mohoi se avionët e saj kishin shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, duke thënë se ata ishin në një “fluturim të planifikuar...në përputhje me rregullat ndërkombëtare të hapësirës ajrore”.

20 Shtator 2025, 10:09 Nga I.A
Rusia alarmon NATO-n dhe aleatët e saj me shkeljen e hapësirës
Foto Ilustruese

RUSI- Aleatët e NATO-s dënuan shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë nga Rusia, ndërsa aleanca ushtarake perëndimore caktoi një mbledhje të Këshillit të Atlantikut të Veriut për të biseduar për këtë krizë që po thellohet, pasi kjo është hera e tretë që avionët ushtarakë të Kremlinit provokojnë në ditët e fundit.

“Sapo kam folur me kryeministrin e Estonisë, Kristen Michal, për shkeljen e hapësirës ajrore nga Rusia sot”, tha shefi i NATO-s, Mark Rutte, më mbrëmjen e së premtes në rrjete sociale.

“Reagimi i NATO-s...ishte i shpejtë dhe vendimtar”, shtoi ai, duke iu referuar ngritjes në ajër të avionëve të aleancës, pasi shteti i vogël baltik raportoi se tre avionë luftarakë rusë, MiG-31, kishin hyrë në hapësirën e tij ajrore.

Koloneli Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës Supreme të Forcave Aleate në Evropë, tha se “NATO-ja reagoi shpejt nën operacionin ‘Rojta Lindore’, duke ngritur në ajër avionë luftarakë italianë, F-025, të vendosur në Estoni”.

“Edhe Suedia e Finlanda ngritën avionët e tyre duke reaguar shpejt”, shtoi O’Donnell.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë më pas e mohoi se avionët e saj kishin shkelur hapësirën ajrore të Estonisë, duke thënë se ata ishin në një “fluturim të planifikuar...në përputhje me rregullat ndërkombëtare të hapësirës ajrore”.

Ushtria estoneze tha se avionët rusë qëndruan në hapësirën ajrore të vendit për 12 minuta në zonën e ishullit Vaindlo, pa kërkuar leje.

“Avionët luftarakë nuk kishin plane fluturimi dhe transponderët e tyre ishin të fikur”, tha ushtria.

“Në momentin e shkeljes së hapësirës ajrore, avionët nuk kishin komunikim dypalësh radioje me kontrollin e trafikut ajror të Estonisë”, tregoi ai.

Michal tha se Qeveria e tij kërkoi aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s, i cili parashikon një mbledhje të detyrueshme të anëtarëve të aleancës, por që nuk e ka peshën e Nenit 5.

Neni 4 përcakton se “palët do të konsultohen së bashku sa herë që, sipas mendimit të ndonjërës prej tyre, integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e ndonjërës prej palëve është e kërcënuar”.

Ministria e Jashtme e Estonisë gjithashtu thirri në takim të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Rusisë për t’i dorëzuar një notë proteste dhe shqetësimi për incidentin.

“Do të thosha që mbrojtja ajrore e NATO-s ishte e suksesshme, avionët u larguan, avionët rusë u detyruan të largohen. Por, të qëndrosh në hapësirën ajrore të Estonisë për kaq kohë është, natyrisht, të paktën keqdashje, nëse jo operacion i planifikuar”, tha Michal.

Si përgjigje, NATO-ja tha se do të mbajë një mbledhje të Këshillit të Atlantikut të Veriut – i cili është organi kryesor politik vendimmarrës i aleancës - në fillim të javës së ardhshme për të folur për veprimet e Rusisë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u tha gazetarëve se do të njoftohej së shpejti për shkeljen e raportuar të hapësirës ajrore të Estonisë.

“Nuk më pëlqen...nuk më pëlqen kur ndodh kjo. Mund të sjellë telashe të mëdha, por do t’ju njoftoj më vonë”, tha ai.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, e quajti veprimin e Rusisë “provokim jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

Incidenti pason shkeljet e fundit nga dronët rusë në Poloni dhe Rumani, të cilat - sikurse Estonia - janë anëtare të NATO-s dhe BE-së. Rusia i kishte lëshuar dronët drejt Ukrainës si pjesë e luftës së saj gati katërvjeçare kundër fqinjit të vet.

Jim Townsend, studiues i lartë në Qendrën për Strategji të Re Amerikane në Uashington dhe ish-ndihmës sekretar i mbrojtjes për politikën evropiane dhe të NATO-s, e përshkroi incidentin si “shkelje të madhe”, duke marrë parasysh madhësinë e Estonisë dhe kohëzgjatjen e fluturimit.

“Është gjë shumë serioze”, tha ai për Radion Evropa e Lirë.

Ai tha se NATO mund të detyrohet ta dyfishojë numrin e avionëve të caktuar për misionin e Patrullimit Ajror të Baltikut, pasi pilotët mund të lodhen nëse qëndrojnë në gatishmëri të lartë për periudha të gjata kohore.

NATO-ja e krijoi këtë mision në vitin 2004 për të patrulluar qiellin mbi Lituani, Letoni dhe Estoni, kur këto tri vende iu bashkuan aleancës perëndimore.

Luke Coffey, hulumtues i lartë në Institutin Hudson në Uashington, tha për Radion Evropa e Lirë se “pres që këto [shkelje të hapësirës ajrore nga Rusia] të vazhdojnë derisa të ketë ndonjë veprim të fuqishëm; derisa NATO-ja të krijojë kushte të tilla që çdo rrezik që Rusia ndërmerr duke bërë shkelje të tilla, të mos ia vlejë”.

“Mendoj se kjo është pjesë e strategjisë më të gjerë të [presidentit rus Vladimir] Putin për të sfiduar Trumpin dhe në të njëjtën kohë për ta bërë më të dukshme përçarjet brenda aleancës”, tha Coffey.

NATO-ja njoftoi më 12 shtator se do ta forcojë mbrojtjen përmes të ashtuquajturit “krah lindor,” duke nisur një “aktivitet” të quajtur ‘Rojta Lindore’, që do të vendoste pajisje shtesë ushtarake nga Britania, Danimarka, Franca dhe Gjermania për të frenuar agresionin e mundshëm rus.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e dënoi Rusinë për intensifikimin e tensioneve pasi avionët e saj shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, duke e quajtur veprimin “skandaloz” dhe “përshkallëzues”.

“Këto nuk janë aksidente. Kjo është fushatë sistematike ruse e drejtuar kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit. Kjo kërkon përgjigje sistematike”, shkroi Zelensky në rrjete sociale.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmendi shkeljet e mëparshme me dronë gjatë shpalljes së propozimeve për paketën e re të sanksioneve të BE-së.

“Herë pas here, presidenti Putin ka përshkallëzuar, dhe në përgjigje, Evropa po rrit presionin”, tha ajo./REL

martin o’donnell

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë