LIVE UPDATES
Bota

Komentoi vrasjen e Charlie Kirk dhe u pezullua nga ABC/ Prezantuesit amerikan mbështetin Jimmy Kimmel: Largimi i tij sulm i hapur ndaj lirisë së fjalës

Seth Meyers deklaroi se ishte një privilegj dhe nder ta quante Jimmy Kimmel mikun e tij, ndërsa Jon Stewart dhe Jimmy Fallon trajtuan çështjen e lirisë së fjalës duke bërë skeçe satirike

19 Shtator 2025, 22:03 Nga E. D
Komentoi vrasjen e Charlie Kirk dhe u pezullua
Pankarta në mbështetje të Jimmy Kimmel janë lënë jashtë studios së tij në Los Angeles

SHBA- Prezantuesit televizivë të programeve të vona të Amerikës i janë bashkuar mbështetjes së komedianit Jimmy Kimmel, pasi ai u pezullua nga ABC për shkak të komenteve që bëri në lidhje me vrasjen e Charlie Kirk. Stephen Colbert e filloi shfaqjen e tij duke thënë "ne të gjithë jemi Jimmy Kimmel" dhe tha se largimi i tij nga ABC ishte një sulm i hapur ndaj lirisë së fjalës.

Seth Meyers deklaroi se ishte një privilegj dhe nder ta quante Jimmy Kimmel mikun e tij, ndërsa Jon Stewart dhe Jimmy Fallon trajtuan çështjen e lirisë së fjalës duke bërë skeçe satirike në të cilat me sa duket u detyruan të lavdëronin Donald Trump. Transmetimet e tyre erdhën menjëherë pasi presidenti amerikan tha se rrjetet kryesore ishin jashtëzakonisht negative për të dhe mund t’u “hiqeshin” licencat.

Për vite me radhë, Trump është përqendruar tek ata në media që ai i sheh si kundërshtarë të tij. Lidhur me kët ngjarje BBC ka ndritur disa pyetje. A është pezullimi i Kimmel një sulm ndaj lirisë së fjalës? Një shenjë e një kompanie tjetër mediatike që po i nënshtrohet sulmit të Trump? Apo një llogaridhënie e vonuar? Varet se në cilën anë je.

Grindja filloi pasi Kimmel tha në monologun e tij të hënën se "banda Maga" po "përpiqej me dëshpërim ta karakterizonte këtë djalë që vrau Charlie Kirk si çdo gjë tjetër përveç njërit prej tyre" dhe po përpiqej të "fitonte pikë politike nga kjo". Brendan Carr, kryetari i Komisionit Federal të Komunikimeve (FCC), i cili rregullon rrjetin televiziv, i quajti këto komente të sëmura. Carr tha se kishte kërcënuar të ndërmerrte veprime sepse prezantuesi dukej se e kishte mashtruar drejtpërdrejt publikun amerikan.

Kritikët konservatorë thonë se Kimmel po nxiste një narrativë të rreme duke sugjeruar se vrasësi i dyshuar i Kirk ishte një republikan i lëvizjes "Make America Great Again". Ndërsa motivi i saktë ende nuk dihet, të dielën - përpara se Kimmel të fliste - guvernatori i Utah-s kishte thënë se i dyshuari ishte "i indoktrinuar nga ideologjia e majtë".

Meyers, prezantuesi i emisionit Late Night në NBC, e filloi emisionin e tij të enjten duke thënë se administrata e Trump po “ndjek një goditje ndaj lirisë së fjalës”, përpara se të shtonte me sarkazëm: “Dhe krejtësisht pa lidhje, dua të them para se të fillojmë këtu se gjithmonë e kam admiruar dhe respektuar zotin Trump.”

Me të qeshura nga publiku, Meyers vazhdoi: "Gjithmonë kam besuar se ai ishte një vizionar, një novator, një president i shkëlqyer dhe një lojtar golfi edhe më i mirë."

Prezantuesi vazhdoi të transmetonte një sërë klipesh të Trumpit duke deklaruar se kishte ndaluar censurën qeveritare dhe kishte rikthyer lirinë e fjalës në Amerikë. Pasi luajti klipe të tjera rreth situatës së Kimmel, Meyers tha: "Është një privilegj dhe nder ta quaj Jimmy Kimmel mikun tim, në të njëjtën mënyrë është një privilegj dhe nder ta bëj këtë shfaqje çdo natë".

Në CBS, prezantuesi i The Late Show, Colbert, tha: “Për Jimmy-n, i them se qëndroj 100% me ty dhe stafin tënd.”

Ai tha se pezullimi i Kimmel ishte "censurë flagrante" dhe "veprimi më i fundit dhe më i guximshëm në një fushatë të gjatë kundër kritikëve të medias". Colbertit i është anuluar shfaqja e tij - ajo do të përfundojë në maj, kështu që ai ka liri të plotë për muaj të tërë të thotë pothuajse çfarë të dojë. CBS tha në korrik se anulimi i The Late Show ishte "thjesht një vendim financiar", por disa vëzhgues e kanë lidhur këtë veprim me një vendim federal të afërt mbi një bashkim që përfshin kompaninë mëmë të CBS, Paramount.

Shkarkimi i Kimmel erdhi pasi Nexstar Media, një nga pronarët më të mëdhenj të stacioneve televizive në Amerikë, tha se nuk do ta transmetonte shfaqjen e Kimmel për një të ardhme të parashikueshme, sepse komentet e tij kishin qenë ofenduese dhe të pandjeshme.

shba

Sondazh

Poll
Bota 19 Shtator 2025, 20:21 E. D

KFOR ndalon fluturimet mbi KEK

foto ilustruese Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ndalur fluturimet mbi zonën operacionale të Korporatës Energ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet