LIVE UPDATES
Bota

Rubio niset drejt Gjirit teksa SHBA-ja synon vulosjen e kornizës me Iranin dhe uljen e shqetësimeve rreth sigurisë

Në qendër të misionit diplomatik të Rubios, i cili synon t’i sigurojë aleatët rajonalë për drejtimin strategjik të administratës Trump ndaj Teheranit, do të jetë gjithashtu forcimi i protokolleve të sigurisë rreth Ngushticës së paqëndrueshme të Hormuzit.

22 Qershor 2026, 17:55 Nga E. D
Rubio niset drejt Gjirit teksa SHBA-ja synon vulosjen e kornizës me Iranin
Marco Rubio

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë këtë javë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Bahrejn, në vizitën e tij të parë zyrtare në Gjirin Persik qëkurse shpërtheu lufta me Iranin, dhe vetëm disa ditë pasi Uashingtoni dhe Teherani nënshkruan një marrëveshje kornizë për të sjellë paqe në rajon.

Në qendër të misionit diplomatik të Rubios, i cili synon t’i sigurojë aleatët rajonalë për drejtimin strategjik të administratës Trump ndaj Teheranit, do të jetë gjithashtu forcimi i protokolleve të sigurisë rreth Ngushticës së paqëndrueshme të Hormuzit.

Vizita e tij, nga 23 deri më 25 qershor, do zhvillohet në një kohë vendimtare për politikën e jashtme amerikane: sepse ndodh pas bisedimeve intensive të fundjavës në Zvicër, gjatë të cilave, sipas nënpresidentit JD Vance, u krijua një “themel i fortë për një marrëveshje të suksesshme përfundimtare” për t’i dhënë fund konfliktit në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, konfirmoi se Rubio do të diskutojë “prioritetet rajonale, përfshirë memorandumin e mirëkuptimit me Iranin, përpjekjet për të siguruar kalim të plotë, të lirë dhe të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit, si dhe rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Ky udhëtim me rëndësi të lartë nënvizon përpjekjen më të gjerë të administratës Trump për t’i shndërruar përparimet e brishta diplomatike në garanci të qëndrueshme sigurie për partnerët e Gjirit, shumë prej të cilëve janë thellësisht skeptikë nëse Teherani do t’iu përmbahet zotimeve, pavarësisht uljes së fundit të tensioneve. Misioni i Rubios në Gjirin Persik është t’i çojë përpara dy synime paralele: konsolidimin e momentumit diplomatik të krijuar në Zvicër dhe ruajtjen e arkitekturës e sigurisë rajonale.

Gjatë bisedimeve të fundjavës, nënpresidenti Vance tregoi se Uashingtoni po shqyrton masa për ndërtimin e besimit për ta ruajtur vrullin e negociatave. Veçanërisht, Shtetet e Bashkuara mund ta marrin në konsideratë zhbllokimin e disa aseteve iraniane vetëm për blerjen e mallrave bujqësore amerikane, konkretisht sojës, misrit dhe grurit. Kjo masë do të synonte lehtësimin humanitar duke ruajtur njëkohësisht levën kryesore ekonomike.

Paralelisht, Teherani është pajtuar ta lejojë rikthimin e inspektorëve bërthamorë të OKB-së, duke sinjalizuar një qëllim të ndërsjellë për të rivendosur mekanizmat bazë të verifikimit pas muajsh përballjeje të drejtpërdrejtë. Megjithatë, Vance paralajmëroi se marrëveshja gjithëpërfshirëse është ende larg.

“Marrëveshja përfundimtare është shtëpia. Ne vendosëm themelet; nuk e kemi ndërtuar ende shtëpinë, por e kemi krijuar një bazë të suksesshme për të arritur një rezultat të mirë për popullin amerikan”, tha Vance.

Për shtetet e Gjirit, garancitë strukturore kanë më shumë rëndësi sesa përparimi retorik. Landon Derentz, ish-drejtor për energjinë në Shtëpinë e Bardhë gjatë administratës së parë Trump, dhe aktualisht nënkryetar për energjinë dhe infrastrukturën në Këshillin Atlantik, theksoi se sfida kryesore e Rubios do të jetë demonstrimi i vazhdimësisë institucionale.

“Udhëtimi i sekretarit Rubio ka të bëjë me qëndrueshmërinë. Sfida e tanishme për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit është tejkaluar pothuajse; sfida më e madhe është t’i bindësh partnerët amerikanë në Gjirin Persik se marrëveshja SHBA-Iran mund të ofrojë stabilitetin e nevojshëm për investime afatgjata, rritje ekonomike dhe siguri rajonale”, tha Derentz për Radion Evropa e Lirë (REL).

Derentz shtoi se interesat ekonomike janë të lidhura pazgjidhshmërisht me parashikueshmërinë gjeopolitike.

“Tregjet e energjisë funksionojnë mbi bazën e besimit po aq sa edhe mbi furnizimin. Sektori energjetik i Gjirit operon me horizonte investimi të matura në dekada, jo në tremujorë. Nëse kjo marrëveshje do të zgjasë, ajo duhet ta ketë besimin e partnerëve rajonalë të Amerikës, mbështetja e të cilëve do të përcaktojë në fund nëse ulja e tensioneve sot do të shndërrohet në stabilitet afatgjatë”, tha ai.

Përfshirja e qartë e Ngushticës së Hormuzit në agjendën e Rubios nxjerr në pah cenueshmërinë e vazhdueshme të kësaj rruge detare, përmes të cilit kalon afërsisht një e pesta e furnizimit global me naftë. Edhe pse rreziku i ndërprerjeve akute është normalizuar, kjo rrugë ujore mbetet shumë e ndjeshme ndaj përshkallëzimeve nga Irani ose nga përfaqësuesit e tij asimetrikë. Luke Coffey, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Hudson dhe specialist për sigurinë kombëtare, vuri në dukje se ky udhëtim shërben si një mekanizëm si për sigurimin e aleatëve ashtu edhe për koordinimin konkret të mbrojtjes.

“Vizita e Rubios vjen në një kohë të rëndësishme për dy arsye. Së pari, me gjithë pasigurinë që rrethon bisedimet e paqes në Zvicër, ai do të dëshirojë t’i sigurojë aleatët amerikanë në Gjirin Persik se Amerika mbetet e përkushtuar ndaj stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Së dyti, ai do të dëshirojë të përqendrohet në çështje më praktike, si rihapja e Ngushticës së Hormuzit, ku shumë shtete të Gjirit janë partnerë të rëndësishëm të SHBA-së, dhe jetikë për çdo përpjekje të tillë”, tha Coffey për REL-in.

Coffey veçoi Bahrejnin - vendstrehimin e Flotës së Pestë të Marinës Amerikane - si pikën operative kryesore të udhëtimit, ku Rubio pritet t’i njoftojë komandantët detarë amerikanë. Ai paralajmëroi kundër interpretimit të përparimeve në Zvicër si një kthesë përfundimtare drejt paqes.

“Ngjarjet e 24 deri në 48 orëve të fundit, qoftë në Zvicër apo tani në Gjirin Persik, janë një kujtesë se kjo situatë me Iranin është larg përfundimit”, shtoi Coffey.

Përveç takimeve dypalëshe me shtetet individuale, Rubio do të zhvillojë një takim edhe me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit në Bahrejn. Seanca shumëpalëshe ka të ngjarë të përqendrohet në harmonizimin e kuadrove rajonale të mbrojtjes me qëndrimin diplomatik të Uashingtonit që po ndryshon. Për udhëheqësit e Gjirit, kjo vizitë përfaqëson një test të hershëm për të vlerësuar nëse qasja e dyfishtë e administratës angazhim i strukturuar dhe parandalim aktiv mund të parandalojë realisht rikthimin e konfliktit./REL

marco rubio

Sondazh

Poll

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës

"Nuk pranoj që Tirana të bëhet një tur sfilate"/ Rama: Qeveria nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Rama: Duhet të dëgjoj kritikën dhe zemërimin, por do t'i shkojmë deri në fund

Rama: Ne qeverisim sipas kontratës që kemi me popullin, jo sipas algoritmit

"Fatos Lubonja kërkon llogari nga unë për Arubën"/ Rama: Nuk kam qenë kurrë në Aruba

Rama: Ata që nuk kanë ndarë të njëjtin mendim me protestuesit kanë marrë kërcënime dhe urrejtje

Rama: Me PS s’fiton dot duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura!

Rama: Kush shkon e kërkon një like është kundër fëmijëve të tij

Rama: Nuk po luftohet që problemet të zgjidhen, por që të mos mbarojnë kurrë

Rama sulmon influenceret: Janë bërë parelinj me shalë e kremra sepse është trendi

"10 vite më parë flamingot vriteshin nga gjuetarët"/ Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta

Rama: Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital

Protesta madhështore për largimin e Ramës, diaspora varg kilometrik për t'iu bashkuar protestuesve

Protestuesit vazhdojnë marshimin, qytetaret i mbështesin me ovacione nga pallatet

Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës! Qytetarët njëzëri: Rama jepe dorëheqjen

Banorja e Rrjollit i përgjigjet Ramës: Kemi shumë individë që mund të na çojnë drejt BE

Sheshi plot para Kryeministrisë! Protestuesit ndriçojnë Bulevardin me blicat e telefonave

"Bashkë zëri ynë bëhet më i fortë"/ Protestuesi para Kryeministrisë: Rama e Berisha, non grata

Nisin fluturimet direkt Kanada – Shqipëri, Karakaçi: Më shumë lidhje, mundësi

Aktivisti: Rama dhe Saliu e dinë që ky popull është i gatshëm t’i tërheqë zvarrë

Rama 'ia mbath' nga Kryeministria pak para nisjes së protestës, qytetarët e ironizojnë

Rama: Nga 6.5 për qind e shqiptarëve, sot 40 për qind përdorin transportin ajror!

Rama nga Rinasi: Së shpejti çelet gara për aeroportin sezonal të Gjirokastrës!