LIVE UPDATES
Bota

Liderët evropianë pritet të mbajnë takim urgjent për Ukrainën

Rutte tha se do të udhëtojë për në Paris të hënën për të marrë pjesë në takimin e liderëve evropianë, i organizuar nga presidenti francez Macron.

16 Shkurt 2025, 12:56 Nga N.F
Liderët evropianë pritet të mbajnë takim urgjent për
Starmer dhe Macron

UKRAINA- Liderët evropianë pritet të mblidhen në Paris javën e ardhshme për një takim urgjent për luftën në Ukrainë, pasi rritjes së shqetësimeve se Shtetet e Bashkuara do ta lënë kontinentin jashtë tryezës së bisedimeve për paqe me Rusinë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer – i cili pritet të marrë pjesë në takimin e Parisit – tha se “ky është një moment i rrallë në historinë e sigurisë sonë” dhe se tanimë është e qartë se Evropa duhet të ketë rol më të madh në NATO, raporton BBC. Një zëdhënës i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, tha për agjencinë e lajmeve AFP se janë “duke u zhvilluar bisedime për një takim të mundshëm joformal”.

Ky takim pritet të mbahet pasi i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë, tha se liderët evropianë do të konsultohen por nuk do të marrin pjesë në bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

Trump do ta dërgojë një ekip zyrtarësh së lartë amerikanë në Arabinë Saudite, për t’i filluar bisedimet me Rusinë dhe Ukrainën, thanë zyrtarët amerikanë për media të ndryshme të shtunën.

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë – përfshirë sekretarin e Shtetit Marco Rubio, këshilltarin e Sigurisë Kombëtare Mike Waltz, dhe negociatori për Lindjen e Mesme Steve Witkoff – do të takohen me negociatorët rusë në ditët në vazhdim në Arabinë Saudite.

Një zyrtar ukrainas i tha Politicos se kjo e ka zënë në befasi Kievin dhe se deri më tani nuk ka plane për të dërguar një delegacion në Arabinë Saudite. Ndërkohë, në Konferencën e Sigurisë në Munih, shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha të shtunën se Evropa duhet të bëjë “propozime të mira” për garantimin e paqes në Ukrainë, nëse dëshiron të përfshihet në bisedimet e udhëhequra nga SHBA-ja.

Rutte tha se do të udhëtojë për në Paris të hënën për të marrë pjesë në takimin e liderëve evropianë, i organizuar nga presidenti francez Macron. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe liderët e BE-së, kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj zhvillimit të bisedimeve pa përfshirjen e negociatorëve të tyre.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, bëri thirrje kundër një “zgjidhjeje të shpejtë” dhe një “marrëveshjeje të pistë” për përfundimin e konfliktit, duke këmbëngulur se asnjë marrëveshje paqeje nuk mund të zbatohet pa përfshirjen e Evropës dhe Ukrainës.

Duke iu drejtuar konferencës së Munihut, Zelensky u bëri thirrje vendeve të Evropës për themelimin e një ushtrie të përbashkët, në rast të tërheqjes së mundshme të Shteteve të Bashkuara dhe përballë kërcënimeve të vazhdueshme nga Rusia.

“Ka ardhur koha, Forcat e Armatosura të Evropës duhet të krijohen”, tha ai. “Nëse amerikanët vendosin të largohen, ta kufizojnë praninë e tyre, nuk është gjë e mirë, natyrisht, është e rrezikshme”, tha Zelensky./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet