LIVE UPDATES
Bota

Rroga të papaguara: Shoferët e kamionëve në grevë

Roman ka filluar të punojë për Mazur në muajin mars të këtij viti. Ai ka qenë në rrugë për ta deri më 3 gusht. Sipas tij, firma polake i ka borxh 6 mijë euro. Ai ka shkuar me kamionin e tij kryesisht në Gjermani, Austri dhe vendet e Beneluksit, dhe e di se duhet të fitonte më shumë se 80 euro në ditë.

2 Tetor 2023, 07:48 Nga a.l
Rroga të papaguara: Shoferët e kamionëve në grevë
Kuleba

Që në muajin korrik ndodhet Kacha këtu në këtë vend ndalimi pranë austradës A5, në Gräfenhausen, jo larg aeroportit të Frankfurtit. Mbi 80 shoferë kamioni janë duke bërë grevë atje dhe kërkojnë nga grupi polak i spedicionit, Mazur, që të paguajë rrogat e papaguara. Shoferët vijnë kryesisht nga Gjeorgjia dhe Uzbekistani, por edhe nga Ukraina dhe Turqia.

Kacha ka punuar tre vjet me radhë tek Mazur. Për 80 euro në ditë, ai ka shkuar në gjithë Europën. “Ata gjithnjë i kanë paguar rrogat me vonesë ose kanë mbajtur një pjesë të rrogës, pa bërë shpjegime”, thotë ai kur flet për Deutsche Wellen. Por dikur rrogat filluan të mos jepeshin më, për muaj të tërë. Bashkë me 29 shoferë të tjerë ai u fut në grevë urie në Gräfenhausen ai, për një javë rresht.

Roman ka filluar të punojë për Mazur në muajin mars të këtij viti. Ai ka qenë në rrugë për ta deri më 3 gusht. Sipas tij, firma polake i ka borxh 6 mijë euro. Ai ka shkuar me kamionin e tij kryesisht në Gjermani, Austri dhe vendet e Beneluksit, dhe e di se duhet të fitonte më shumë se 80 euro në ditë.

Në kushte normale ai ka të drejtë të paguhet me rrogën minimale gjermane. Por kërkesat e Romanit janë modeste: “Unë nuk dua të paguhem siç paguhet një gjerman, por asnjë nuk do që të punojë falas. Ata duhet të paguajnë rrogat e premtuara.”

Roman ka kaluar javë dhe muaj në kamion. Firma nuk paguan për ta hotel, megjithëse punëdhënësi është i detyruar të paguajë hotel pas dy javësh udhëtimi me makinë.

Protesta e dytë

Kjo është greva e dytë e shoferëve të kamionëve të Mazur, organizuar në sheshin e parkimit në A5. Që në muajin prill të këtij viti aty u futën në grevë 60 shoferë. Protesta shkaktoi trazira të mëdha, kur Mazur dërgoi në Gräfenhausen milica privatë për të marrë kamionët. Policisë gjermane iu desh të ndërhynte, prokuroria e Darmstadtit është duke zhvilluar hetime.

Mbas dy jave grevë, shoferët arritën një marrëveshje me Mazur. Firma speditore u detyrua të paguajë.

Që në atë kohë kushtet e punës në transportit ndërkombëtar të mallrave tërhoqën vëmendjen e publikut. Bëhet fjalë për shoferë që ngasin muaj me rradhë kamionët nëpër rrugët e Europës, jetojnë gati në kamionë, dhe paguhen me rroga të ulta. Dhe dikur as nuk paguhen fare, për muaj me radhë.

“No money”

Tani kamionët e Mazurit ndodhen në të dy anët e autostradës në vendpushimin e Gräfenhausen-it. Në shtiza valëviten flamujtë e Gjeorgjisë dhe Uzbekistanit, parrulla të mëdha informojnë për grevën. “Mazur Debtor. No Money” shkruhet tek një nga kamionët.

Pllakatat e tjera tregojnë cilat kompani punojnë bashkë me Mazurin. Mes tyre koncernet e mëdha gjermane, DB, DHL, Audi, Dachser dhe të tjera. Në kodet e sjelljes së tyre shkruhet se ata presin që partnerët e bizneseve të respektojnë “të drejtat e njeriut përfshirë normat themelore të punës” dhe “të veprojnë drejtë, me ndershmëri, përgjegjësi”.

Pranë ndodhet një fotografi e pronarëve të firmës, Lukas dhe Agnieszka Mazur.

Duke buzëqeshur dhe me veshje elegante ata pozojnë në krah të një makine të zezë sportive. Në sfond një flotë kamionësh me ngjyrë blu.

“Këta janë kafshë grabitqare!”

Për shoferët që ndodhen në grevë që prej dhjetë javësh, realiteti ka pamje tjetër. Rimorkiot e mëdha janë kthyer në dhoma banimi për ta, paletet shërbejnë si tavolina, arkat si karrige. Krah makinave ndodhen furnellat me gaz ku gatuhet, zihen makarona ose ngrohen konservat. Uji merret nga bidonët, peshqirët dhe rrobat e lara varen për tu tharë tek dyert e makinës. Në sheshin e parkimit janë vendosur disa wc mobile. Dushi i vetëm është tërë kohën në punë. Njeriu duhet të improvizojë. “Ujin e ngrohim në diell me një bidon plastik. Pastaj shkojmë tek rimorkiot, e varim bidonin lart dhe lahemi,” thotë Roman.

Tek kabinat e shoferit ndodhen faturat që tregojnë shumat që Mazur i ka borxh çdo shoferi. Shuma arrin gati një gjysmë milioni euro. Por Mazur nuk do që të paguajë. “Ata janë kafshë grabitqare!”, thotë Edwin Atema nga sindikata hollandeze FNV dhe sindikata e punonjësve të transportit europian. Ai përfaqëson shoferët e futur në grevë në bisedimet me punëdhënësin.

Sipas Mazur kemi të bëjmë me “një proces penal”. Firma ka hapur padi dhe akuzon “ushtrim presioni si dhe përvetësim dhe vjedhje të kamionëve dhe mallrave”, shkruan Mazur e pyetur nga Deutsche Welle. Rasti është në hetim nga prokuroria polake dhe gjermane. “Pavarësisht nga kjo ne kemi të drejtë kërkojmë nga shoferët të paguajnë shpenzimet e shkaktuara nga kjo gjendje,” thotë Mazur.

Zinxhirë problematik furnizimi

I pyetur si mund të përfundojë greva, sindikalisti Atema përgjigjet: “Shumë thjeshtë, brenda dhjetë minutash greva merr fund, nëse firma gjermane që është kontraktore e përgjithme merr përsipër të paguajë shoferët.”

Atema i ka shkruajtur firmës, mallrat e të cilës ndodhen në Gräfenhausen. Deri tani kanë paguar vetëm dy speditorët austriakë, me nga 20 mijë euro. Dhe ata janë detyruar të ndërpresin bashkëpunimin me Mazurin. “Peshqit e mëdhenj duhet të bëjnë tani të njëjtën gjë,” thotë Atema.

Greva që po zhvillohet në Gräfenhausen po hedh dritë mbi gjendjen në gjithë sektorin e trasnportit dhe tregon për kushtet çnjerëzore të punës në këtë sektor.

Kontraktorët e përgjithshëm janë fajtorët kryesore që duhet të bëjnë ndryshime në zinxhirrin e furnizimeve. “Mbas grevës së parë të gjithë kontraktorët e përgjithshëm premtuan që të mos punonin më me Mazurin. Disa muaj më vonë  firma u shfaq sërish në zinxhirin e furnizimeve”, thotë Edwin Atema.

Inspektoriati polak i punës, (PIP) kontrolloi në muajin korrok firmën Mazur. Dokumentat e dorëzuara nga firma treguan se shoferët ishin paguar për orët e punës që kishin punuar, por sipas tyre, kishin punuar vetëm disa dhjetra orë në muaj, shkruan portal internetit Trans.info. Kur kontrollorët i kërkuan firmës që të dorëzonte të dhënat digjitale të kartave të shoferëve dhe të takografëve, që japin të dhëna reale për rrugët e bëra, shpejtësitë, kohët e udhëtimit dhe pushimit të shoferëve, të dhënat ishin dëmtuar dhe nuk mund të dekodoheshin më.

“Shpresa vdes e fundit”

Politikanë europianë dhe gjermane kanë shkuar në Gräfenhausen dhe kanë premtuar të japin ndihmën e duhur. Ministri gjerman i punës, Hubertus Heil (SPD) ka kërkuar kontrollin e posaçëm të punëdhënësve për firmën polake të spedicionit dhe kryetari i partisë socialdemokrate, SPD, Lars Klingbeil ka biseduar personalisht në telefon me firmat e ndryshme, që i kanë premtuar se do të rishikojnë zinxhirët e furnizimit.

Sindikatat gjermane dhe organizatat e ndryshme kanë ndihmuar grevistët me ushqime, pije dhe sendet e nevojshme. Në zonën përreth shoqatat e sportit i kanë vënë dushet në dispozicion të shoferëve dhe banorët kanë dhuruar biçikleta.

“Ne falenderojmë për çdo ndihmë të dhënë. Pa këtë ndihmë ne nuk do ia dilnim dot,” thotë gjeorgjiani Zaal.

Shoferët janë ende të bashkuar, por disa prej tyre kanë filluar të mos kenë më shpresë se mund të fitojnë. “Unë nuk besoj se Lukasz Mazur do të na paguajë”, thotë Sergej, të cilit firma polake i ka borxh 7.500 euro. Kolegu i tij Roman është i lodhur nga pritja, por ka ende shpresë. Zaal po ashtu. “Ne do të luftojmë deri në fund. Unë dua vetëm paratë për punën që kam bërë,” thotë ai dhe shton: “Shpresa vdes e fundit”./DW

dmytro kuleba

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet