Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Walker njëkohësisht ka kërkuar që të bëhet një investigim edhe ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.
KOSOVË- Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në veriun e vendit e ka alarmuar edhe ambasadorin William Walker. Duke folur për Tëvë1, ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, Willam Walker, thotë se për këtë ngjarje të rëndë duhet një investigim i plotë për të kuptuar se kush ishin ata persona të armatosur rëndë dhe se kush i ka autorizuar ata. Walker njëkohësisht ka kërkuar që të bëhet një investigim edhe ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it.
“Për këtë rast të rëndë duhet një investigim i plotë. Duhet të kuptojmë se kush janë ata persona, kush i ka autorizuar dhe ku e kanë marrë gjithë atë armatim. Kur palët janë duke negociuar për normalizim të marrëdhënieve atëherë si është e mundur që kjo të ndodhë? Vuçiq ka shumë pyetje për t’iu përgjigjur tani. Një investigim serioz duhet të bëhet edhe ndaj KFOR-it, sepse ka zëra që thonë se ata negociuan dhe lejuan që sulmuesit të largoheshin, kur në fakt ata duhet të arrestoheshin dhe të ballafaqoheshin me drejtësinë”, ka thënë ai.
Diplomati amerikan në pension thotë se Serbia duhet t’i ekstradojë sulmuesit në Kosovë, dhe kështu te filloj një proces gjyqësor ndaj tyre. E pas asaj çfarë ndodhi më 24 shtator, Walker pret reflektim nga komuniteti ndërkombëtar sa i përket çështjes së themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Është e rëndësishme tani që Serbia ti ekstradojë sulmuesit për në Kosovë dhe kështu të fillojë një proces gjyqësor ndaj tyre. Serbia duhet ta kuptojë njëherë e mirë se Mitrovica e Veriut i takon Republikës së Kosovës dhe nuk duhet të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Kosovës. Ngjarja e rëndë e 24 shtatorit tregon edhe njëherë se sa i rrezikshëm mund të jetë formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ku serbët mund të fitojnë autonomi në pjesën veriore të vendit. Besoj që tani komuniteti ndërkombëtar do të reflektoj pas asaj çfarë ndodhi me 24 shtator”, shprehet ai.
Jamal Khashoggi SHBA- Të hënën mbushen pesë vjet kur gazetari i gazetës “Washington Post”, Jamal Khashoggi u vra n&eum...
foto ilustruese TURQI- Turqia po kryen sulme ajrore kundër rebelëve kurdë në Irakun verior, disa orë pas shpë...
Fshati RUMANI- Ka shumë pak lëvizje nëpër rrugët e pluhurosura në këtë fshat të vogël në lindje t&eu...
Boban Bogdanoviç SERBI- Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviç ka bërë publike një informac...
Nju Jork SHBA- Nju Jorku ka qenë prej dekadash një destinacion popullor, megjithëse i shtrenjtë, për turistët vendas dhe t&eu...
termet GREQI- Dy tërmete me magnitudë 3.4 dhe 3 ballë të shkallës Rihter, me dy minuta diferencë kanë ndodhur ...
Objektet INDI- Një burrë vuante nga dhimbjet e barkut për dy vjet, kështu që më në fund vendosi të konsultohej me n...
Josep Borrell UKRAINË- Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha sot gjatë një vizite ...
Ambulanca MEKSIKË- Të paktën 10 emigrantë u vranë dhe 25 të tjerë u plagosën sot kur një k...
Policia SHBA- Të paktën dy persona kanë vdekur dhe dy të tjerë po trajtohen për plagë me armë zjarri pas&...