17 Mars 2023, 08:06
Nga A.B
Protesta
FRANCË-Policia ka arrestuar pothuajse 50 persona të tjerë gjatë protestave në Paris, duke e çuar totalin në 120, sipas 'DailyMail'. Një oficer policie u plagos gjatë një përplasje me protestuesit. Kjo përplasje nisi si një përgjigje e planit të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
"Një grup personash u larguan nga policia dhe filluan të marshonin drejt Pallatit Elysee", tha një dëshmitar okular, i cili vijoi: Ata donin të shkonin te Macron, për t'i thënë se çfarë mendojnë për masat e tij të reja.
Oficerët u përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës e duke e mbajtur turmën pas. Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte asnjë ndërhyrje në Elysee, aty ku është shtëpia zyrtare e Macron.
Problemi më i madh ishte rreth Place de la Concorde, sheshi më i madh në Paris, i cili ndodhet pikërisht përtej lumit Seine nga Asambleja Kombëtare. Mijëra policë ishin në shesh rreth orës 20:30, duke bërë që protestuesit të largoheshin nëpër rrugët anësore.
Demonstratat në Paris, Lion, Marsejë dhe Nante u shkaktuan nga qeveria e Macron e cila po përpiqet të përdor një mekanizëm kushtetues për të rrëzuar një projektligj në Asamblenë Kombëtare për të rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.
Protestat vijnë në përgjigje të planit të presidentit Emmanuel Macron për të rritur moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Ndryshimi i propozuar kërkon që punëtorët të paguajnë më shumë në sistem dhe u mohon një pension të plotë atyre që pensionohen në moshën 64 vjeçare, pa punuar për 43 Vite.
Plani është promovuar si kryesor për vizionin e Macron për ta bërë ekonominë franceze më konkurruese, por sindikatat e kanë kundërshtuar dhe e kanë quajtur shtyrjen e moshës për pensionin si “mohim i demokracisë”.
Situata në Asamblenë Kombëtare më e ndërlikuar, pasi aleanca e Macron humbi shumicën në zgjedhjet legjislative vitin e kaluar, duke e detyruar qeverinë të llogarisë në votat e konservatorëve për të miratuar projektligjin. Të majtët dhe ligjvënësit e ekstremit të djathtë kundërshtojnë ashpër ndryshimin, dhe konservatorët janë të ndarë, duke e bërë rezultatin të paparashikueshëm.
Megjithatë, Macron mund të përdorë fuqinë e tij të veçantë kushtetuese për ta kaluar projektligjin në parlament pa votim, por ai mund të përballet me sfida ligjore. Pavarësisht protestave, një sondazh tregon kundërshtim të gjerë ndaj projektligjit të pensioneve./Dosja.al
protesta per pensionet ne france
Bota
17 Mars 2023, 07:50
A.B
Presheve
SERBI- Shqiptarët e Luginës së Preshevës, përmes një shkrese i janë drejtuar përfaqësuesve të SH...
Bota
16 Mars 2023, 22:14
a.l
Protesta në Greqi
GREQI- Pas aksidentit tragjik me dy trenat, ku humbën jetën 57 persona me të cilëve 6 shqiptarë, Greqia nuk...
Bota
16 Mars 2023, 22:00
a.l
HIV
SHBA- Një grua ka fituar betejën me HIV pasi mori një transplantim të qelizave burimore nga gjaku i kordonit kërthizor. Rasti ...
Bota
16 Mars 2023, 21:53
a.l
Emmanuel Macron
FRANCË- Opozita franceze kritikoi qasjen, të cilën e quajti “brutale”. Macroni e kaloi reformën e tij t&eum...
Bota
16 Mars 2023, 21:47
a.l
Policia kanadeze
KANADA- Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Kanada. Mediat e huaja raportojnë se dy oficerë poli...
Bota
16 Mars 2023, 21:34
a.l
Volodymyr Zelenskyy Krisjanis Karins
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskuu ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e ...
Bota
16 Mars 2023, 20:56
a.l
Protestë në Francë
FRANCË- Ka agravuar protesta në Francë kundër rritjes së moshës për pensionet. P...
Bota
16 Mars 2023, 20:50
a.l
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Themeluesi i grupit mercenar rus 'Wagner', Yevgeny Prigozhin sulmuar sërish Ministrisë e Mbrojtjes Ruse, duke a...
Bota
16 Mars 2023, 20:47
k.m.
Foto ilustruese
TURQI- Një mosmarrëveshje e vogël mes fqinjëve përfundoi në përdorimin jo vetëm të grushteve e...
Bota
16 Mars 2023, 20:40
A.B
Shtepia
KOSOVË- Redaktori i RTK-së në Kosovë, Alban Selimi, ka treguar se dikush ia ka vënë flakën garazhin e sht&e...