1 Maj 2025, 07:46
Nga M.B
Foto ilustruese
VIETNAMI- Më 23 janar 1973, Presidenti i SHBA-së, Richard Nixon, iu drejtua bashkëkombësve të tij amerikanë dhe njoftoi fundin e Luftës së Vietnamit. Në fillim, kjo nënkuptonte vetëm tërheqjen e trupave amerikane. Paqja erdhi dy vjet më vonë. Vendi ishte i ndarë dhe i shkatërruar.
Vijuan vite varfërie ekstreme, të cilat vazhduan deri në vitet 1990, sipas historianit Reiner Zitelmann, i cili ka studiuar gjerësisht historinë vietnameze. «Në vitin 1990, Vietnami ishte vendi më i varfër në botë, madje më i varfër se të gjitha vendet afrikane.» Produkti i brendshëm bruto për frymë ishte 98 dollarë. Ishte më pak se në Sierra Leone ose në Somali.
Kompani gjermane edhe në Vietnam
Ndërsa 35 vjet më parë të ardhurat mesatare vjetore ishin 98 dollarë, sot ato janë rreth 5000 dollarë. Nuk është shumë, por përfaqëson një hap të madh përpara. Ndryshimi filloi në vitin 1986. Situata katastrofike ekonomike e detyroi qeverinë të nisë një politikë hapjeje të quajtur "Doi Noi" ("ripërtëritje"). Kjo u mundësoi kompanive të huaja të hynin në vend.
Edhe kompanive gjermane. Peter Buerstedde punon për GTAI, një organizatë që këshillon kompanitë gjermane që kërkojnë të investojnë në Vietnam. Sipas tij, përparim nuk pati deri shumë vonë: "Fluksi i konsiderueshëm i investimeve të huaja nuk erdhi derisa vendi u bashkua me Organizatën Botërore të Tregtisë në vitin 2007, dhe më së fundmi, në vitin 2018, pati një nxitje të madhe nga tarifat ndëshkuese mbi mallrat kineze nën administratën e parë Trump."
Drejt neutralitetit të klimës
A po përjeton Vietnami tani një rritje të re, ndërsa përfiton përsëri nga konflikti tregtar midis Kinës dhe SHBA-së? Planet janë ambicioze: Vietnami synon të bëhet një komb i industrializuar deri në vitin 2045. Dhe jo vetëm kaq, sipas Buerstedde. Vietnami gjithashtu synon të arrijë neutralitet klimatik deri në vitin 2050, si shumë vende të tjera anembanë botës. Por ka ende shumë rrugë për të bërë për një ekonomi si ajo e Vietnamit, e cila ende mbështetet në qymyr për gjysmën e konsumit të saj të energjisë elektrike.
Vietnami duket se dëshiron t'ia kalojë vetes. Deri në vitin 2050, ai synon gjithashtu të bëhet një nga lojtarët kryesorë në botë në industrinë e gjysëmpërçuesve. Megjithatë, Dietmar Schwank i Dhomës së Tregtisë Austriake në Hanoi ka dyshime: "Më shumë se 40 kompani të huaja gjysmëpërçuesish kanë investuar tashmë në Vietnam, por Vietmani do të ketë nevojë për rreth 50.000 inxhinierë të specializuar për gjysmëpërçues deri në vitin 2030 nëse dëshiron të ruajë ritmin e planifikuar të zhvillimit."
Vend me paga të ulëta dhe ritme të shpejta rritjeje
Infineon i listuar në bursën DAX, prodhuesi më i madh i gjysmëpërçuesve në Gjermani, prodhon gjithashtu në Vietnam. Gjermania është e përfaqësuar mirë në Vietnam dhe ka hapësirë për rritje, sipas ekspertit të GTAI Buerstedde: "Çdo vit shtohen midis pesë dhe dhjetë fabrikave, kështu që zhvillimi është relativisht konstant, por investorët më të mëdhenj janë japonezët, kinezët, tajvanezët ose koreanët."/ DW
vietnam
Bota
1 Maj 2025, 07:29
E. D
foto ilustruese
KANADA- Ndërsa Mark Carney po vendoset në rolin e kryeministrit të Kanadasë, ai jo vetëm që do të duhet ...
Bota
1 Maj 2025, 07:21
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- SHBA-të kanë nënshkruar një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashk&...
Bota
1 Maj 2025, 07:13
M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Kriza financiare botërore e viteve 2008–09 ndodhi pasi plasi flluska e tregut të banesave – dhe pak e kishin ...
Bota
30 Prill 2025, 22:55
N.F
foto ilustruese
PAKISTAN- Sipas shërbimit sekret të Pakistanit India është në prag të një sulmi ushtarak kundër ven...
Bota
30 Prill 2025, 22:46
r.ll
foto ilustruese
SPANJË- Të paktën tre persona kanë humbur jetën në Spanjë për shkak të ndërprerjeve masiv...
Bota
30 Prill 2025, 22:28
r.ll
donald trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se kryeministri kanadez Mark Carney, fituesi i zgjedhjeve ...
Bota
30 Prill 2025, 20:26
N.F
Kos
SERBIA- Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëruar të mërkurën se Serbia do ta ketë ...
Bota
30 Prill 2025, 20:17
r.ll
foto nga izraeli
IZRAEL- Izraeli po përballet me një nga zjarret më shkatërruese në historinë e tij, pasi një vatër...
Bota
30 Prill 2025, 20:13
N.F
Foto
SPANJË- Policia spanjolle arrestoi sot një çift gjerman që jetonin të izoluar dhe i mbanin fëmijët e tyre në...
Bota
30 Prill 2025, 18:53
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se administrata e tij po shqyrton me kujdes mundësinë e paditjes së ga...