LIVE UPDATES
Bota

Risia në Danimarkë/ Nuk humbasin kohë, fusin në shkolla Inteleigjencën Artificiale

Me fillimin e vitit shkollor në Danimarkë, nxënësit në gjimnazin “Horsens” kanë në dispozicion një mjet të ri për ta përdorur gjatë mësimit – programin ChatGPT të kompanisë OpenAI.

14 Janar 2024, 22:09 Nga h.k
Risia në Danimarkë/ Nuk humbasin kohë, fusin në shkolla
Foto ilustruese

DANIMARKË-Programi ChatGPT dhe programe të tjera të ngjashme të inteligjencës artificiale u bënë pothuajse menjëherë një burim i kollajshëm kopjimi. Sidoqoftë, pesë shkolla në Danimarkë po inkurajojnë tashmë përdorimin e kësaj teknologjie në lëndë të caktuara, në kuadrin e një projekti të ri dyvjeçar.

Me fillimin e vitit shkollor në Danimarkë, nxënësit në gjimnazin “Horsens” kanë në dispozicion një mjet të ri për ta përdorur gjatë mësimit – programin ChatGPT të kompanisë OpenAI.

Sapo doli, njerëzit flisnin për të dhe se si mund ta përdornin”, thotë nxënësi 17-vjeçar Jacob Yde Dideriksen.

Mendoj se të gjithë e marrin si kopjim përdorimin e tij. Është një gjë e re që mund të të japë të gjitha përgjigjet që dëshironi brenda pak sekondave”, thotë nxënësja 18-vjeçare Fie Norskov.

Mësuesja e anglishtes Mette Molgaard Pedersen thotë se u deshën vetëm pak javë që mbi tavolinën e saj të vinin tekste që ishin qartazi të prodhuara nga inteligjenca artificiale.

Për dy apo tre javë mora tre esetë e para të krijuara nga ChatGPT. Pra, nxënësit e filluan përdorimin menjëherë”, thotë ajo.

Në vend që të merrte masa për ta bllokuar përdorimin e programit ChatGPT, zonja Pedersen filloi të hartojë një projekt për përdorimin e tij gjatë mësimit.

Nga eksperienca ime, nxënësit do ta përdornin pa u menduar shumë dhe kështu shndërrohet në një pengesë për të mësuar. Nëse mund ta ndryshojmë mënyrën se si përdoret, që të bëhet një mjet mësimor, atëherë do të kemi përfituar shumë, duke u dhënë nxënësve një mjet të ri mësimor, por edhe për marrëdhënien që kemi me nxënësit”, thotë ajo.

Në projektin e filluar tashmë marrin pjesë pesë shkolla të mesme. Vetëm në gjimnazin “Horsens” janë rreth 1200 studentë, nga 15 deri në 20 vjeç. Mësuesja Petersen nënvizon se qëllimi themelor i shkollës nuk është të kapë nxënësit që kopjojnë, por që t’i mësojë ata.

Nxënësit në klasën e saj tashmë e shikojnë inteligjencën artificiale si një mjet të dobishëm për t’u përdorur gjatë mësimit.

Mendoj se është një mënyrë e mirë përdorimi. Të jep ca përgjigje. Nëse ke dyshime për çfarë bëhet fjalë në tekst, mund ta përdorësh për ta kuptuar më mirë”, thotë nxënësja Fie.

Është pothuajse një mjet si çdo mjet tjetër në botë. Është si një programi kërkimi, por me të cilin mund të tregohesh më konkret”, thotë nxënësi Jacob.

Megjithëse projekti dyvjeçar është ende në fillimet e tij, mësuesja Pedersen ka filluar që tani të shikojë frutet e para.

Mund t’i kërkojnë p.sh. programit ChatGPT që të hartojë një listë të pikave kryesore të tekstit që po vështirësohen ta kuptojnë, dhe më pas mund t’i rikthehen atij teksti për të fituar një botëkuptim më të mirë, dhe kjo është e dobishme”, thotë ajo.

Shumë arsimtarë të tjerë kanë marrë përqasjen e kundërt dhe madje i janë rikthyer provimeve në letër, pas vitesh të tëra testimi në forma dixhitale.

Të tjerë arsimtarë nuk janë shumë të shqetësuar dhe thonë se për ata studentë që kërkojnë të gjejnë mënyra për të kopjuar, ky është thjesht opsioni më i fundit.

Konsulentja për arsimin Tine Wirenfeldt Jense është anëtare e grupit të ekspertëve që po këshillojnë Ministrinë daneze të Arsimit për çështjen e programit ChatGPT. Ajo thotë se është e rëndësishme që të ruhet një bashkëbisedim i hapur me nxënësit.

Në shumë vende fakti është se as nuk mund të flasësh për këtë, pasi konsiderohesh menjëherë si një person i keq, që nuk është i interesuar aspak për formimin e një brezi të ri të shëndetshëm, kurioz dhe kompetent”, thotë ajo.

Lulëzimi i menjëhershëm i programeve të inteligjencës artificiale ka krijuar pikëpyetje të reja për arsimtarët, të cilët i janë përkushtuar punës që nxënësit jo vetëm të marrin përgjigjet e duhura, por edhe të kuptojnë se si duhet të punojnë për këtë qëllim.

open ai

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!