LIVE UPDATES
Bota

Ribashkime emocionale të pengjeve të liruara izraelite me familjet e tyre

Vetëm dje u liruan 24 pengje izraelite, ndërsa autoritetet izraelite liruan 39 palestinezë që mbaheshin në burg, nën akuza të ndryshme.

25 Nëntor 2023, 17:12 Nga h.k
Ribashkime emocionale të pengjeve të liruara izraelite me familjet e
Lirimi i pengjeve

IZRAELI-Disa shenja normaliteti u vunë re në ditën e dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Izraeli njoftoi se 50 kamionë me ndihma kanë mbërritur në pjesën veriore të Gazës, ku janë zhvilluar luftimet më të ashpra gjatë rreth 7 javëve luftë.

Në media qarkulluan pamje emocionuese të ribashkimit të pengjeve të para të liruara me familjet e tyre.

Vetëm dje u liruan 24 pengje izraelite, ndërsa autoritetet izraelite liruan 39 palestinezë që mbaheshin në burg, nën akuza të ndryshme.

Nëntë vjeçari Ohad Munder, i cili e kaloi ditëlindjen si peng, ishte mes katër fëmijëve të liruar pas gati 50 ditësh pengmarrjeje nga grupi militant palestinez së bashku me nënën dhe gjyshen e tij. Ata ishin pjesë e grupit të izraelitëve që u liruan në ditën e parë të një armëpushimi të përkohshëm në luftimet mes Izraelit dhe grupit militantëve të Hamasit.

Katër djem dhe vajza, tre nëna dhe një gjyshe mbërritën në Qendrën Mjekësore të Fëmijëve Schneider të premten në mbrëmje. Ata janë në gjendje të mirë dhe ndodhen nën mbikëqyrjen e personelit mjekësor. Ishte mbrëmja më emocionuese që kam përjetuar prej fillimit të punës si mjeke”, thotë Gilat Livni, drejtoresha e Pediatrisë në Qendrën Mjekësore Schneider të Izraelit.

Mjekja Livni tha se persona e liruar kanë folur rreth asaj që e kanë përjetuar ndërsa mbaheshin peng nga Hamasi, por ajo nuk pranoi të jepte detaje.

Njëzet e katër pengje, përfshirë 13 gra dhe fëmijë izraelitë, nga mosha 2 deri në 85 vjeç, u liruan të premten në mbrëmje. Qeveria izraelite liroi 39 gra dhe të mitur palestinezë që mbaheshin të burgosur në Izrael. Sipas qeverisë së Katarit, Hamasi liroi edhe 10 shtetas tajlandezë dhe një filipinas, në kuadër të një marrëveshjeje të veçantë me grupit militant.

Me ndërmjetësimin e Katarit dhe Shteteve të Bashkuara, Izraeli dhe Hamasi, një organizatë e shpallur terroriste nga Uashingtoni dhe Bashkimi Evropian, kanë arritur një armëpushim të përkohshëm 4 ditor, me qëllim që brenda katër apo pesë ditësh të lirohen 50 pengje izraelite dhe 150 palestinezë që mbahen të burgosur nga Izraeli.

Me nisjen e armëpushimit që hyri në fuqi të premten në rajon u vunë re shenja normaliteti, sikurse në tregun e qytetit Khan Younis të Gazës. Palestinezët u dyndën për të blerë ushqime në ditën e dytë të armëpushimit.

Komuniteti tani është më mirë, psikologjikisht ndihet me i qetë. Urojmë që armëpushimi të vazhdojë dhe të jetë i përhershëm, jo vetëm katër apo pesë ditë”, thotë Ayman Nofal, banor palestinez i Rripit të Gazës.

Ne jemi të kënaqur me armëpushimin, ai u dha njerëzve mundësinë të marrin frymë pak”, thotë banori tjetër palestinez i Gazës, Haitham Ahmedi.

Të shtunën autoritetet izraelite njoftuan se pesëdhjetë kamionë që transportonin ushqime, ujë, pajisje mjekësore dhe për strehim mbërritën në pjesën veriore të Gazës e cila përjetoi luftimet më të ashpra.

Lufta filloi pas sulmit terrorist të 7 tetorit nga Hamasi gjatë të cilit u vranë 1200 izraelitë ndërsa militantët palestinez morën edhe 240 persona peng.

Përgjigja ushtarake e Izraelit ndaj këtij sulmi filloi me sulme ajrore dhe më pas një ofensivë tokësore që sipas të dhënave të Hamasit u ka marrë jetën deri tani të paktën 13 mijë palestinezëve./VOA

lirimi i pengjeve ne izrael

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj