LIVE UPDATES
Bota

Rëndësia e fesë së kandidatëve në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Komentet e ish-presidentit për fenë pëlqehen nga amerikanët e besimit të krishterë dhe konservatorët.

28 Maj 2024, 19:56 Nga E. D
Rëndësia e fesë së kandidatëve në zgjedhjet
foto ilustruese

SHBA- Nëse kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara pyeten se cili është më fetar, shanset janë se ata do t’i referohen vetes së tyre. Për disa pjesëmarrës, tubimet elektorale të ish Presidentit Donald Trump janë si shkuarja në kishë.

“Besimi tek Jezusi është shumë i rëndësishëm për mua. Dhe unë e di se kemi një udhëheqës, zotin Trump, i cili kur ishte president bëri një punë të shkëlqyer dhe ai do kthehet në detyrë dhe do të kthejë vlerat fetare në zyrë dhe në vendin tonë”, thotë Trey Mullins, mbështetës i zotit Trump.

Komentet e ish-presidentit për fenë pëlqehen nga amerikanët e besimit të krishterë dhe konservatorët.

"Ne do t'i mbrojmë të krishterët në shkollat tona, në ushtrinë tonë dhe në qeverinë tonë", thotë ai.

"Bluza me mbishkrimin “Zoti, armët dhe Trump" është një nga bluzat e mia më të shitura në dy ose tre vitet e fundit", thotë Thomas Isbell, shitës i bluzave dhe artikujve të tjerë.

Por zoti Trump nuk është një i krishterë tipik konservator. Ish Presidenti është divorcuar dy herë. Ai është akuzuar për falsifikim të të dhënave të biznesit lidhur me pagesat për të blerë heshtjen e aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, me të cilën dyshohet se ka patur marrëdhënie jashtëmartesore. Disa analistë thonë se zoti Trump po e përdor çështjen gjyqësore për të krahasuar veten me Jezusin, që të krishterët besojnë se u kryqëzua për mëkatet e botës.

“Zoti Trump e ka huazuar këtë gjuhë së fundmi. Ne e kemi parë atë duke thënë: "Unë jam duke u paditur për ju", thotë Robert P. Jones nga Instituti i Studimeve Publike për Fenë.

Ai nuk shkon rregullisht në kishë, por në platformën e tij "Truth Social", reklamoi një Bibël për shitje.

Një anketë e agjencisë së lajmeve Associated Press tregoi se 8 nga 10 të krishterë evangjelistë të bardhë votuan për zotin Trump në zgjedhjet e fundit presidenciale. Një sondazh i Qendrës Kërkimore “Pew” këtë vit tregoi se protestantët afrikano-amerikanë mbështetën zotin Biden.

Presidenti Joe Biden rregullisht merr pjesë në meshat katolike në Delauer dhe në Uashington.

Mbështetësit e tij e respektojnë këtë.

“Ai ka studiuar në një shkollë të mesme katolike vetëm për djem dhe është mjaft serioz për fenë e tij", thotë Peter Sullivan, vullnetar i ekipit të fushatës së zotit Biden.

Presidenti Biden dhe zonja e parë u takuan me Papën në Vatikan në vitin 2021. Papa Françesku i tha zotit Biden, presidentit të dytë katolik të Shteteve të Bashkuara, se ai mund të vazhdojë të marrë Kungimin e Shenjtë, pavarësisht pikëpamjeve të tij për abortin.

Qëndrimi i zotit Biden në mbështetje të abortit është kritikuar nga disa katolikë. Në fakt, sondazhet nga zgjedhjet e fundit treguan se katolikët ishin të ndarë mes zotit Trump dhe zotit Biden.

"Aborti është çështja kryesore. Është e neveritshme të shikosh zotin Biden, duke thënë se është katolik dhe nuk mbështet qytetarët e vendit tonë, që ende nuk kanë lindur", thotë votuesja Aura Strietmann.

Kur Biden flet për fenë, ai flet me një ton gjithëpërfshirës.

“Një mesazh universal shprese, gëzimi dashurie nëse je i krishterë, hebre, hindu, mysliman, budist, i ndonjë besimi tjetër apo pa besim fare. Ai na flet të gjithëve si qenie njerëzore që jemi këtu në këtë tokë kryesisht për t'u kujdesur për njëri-tjetrin", tha Presidenti Biden në Mëngjesin e Lutjeve në vitin 2023.

Në përgjithësi, Presidenti Biden e praktikon besimin e tij tradicionalisht, ndërsa zoti Trump sugjeron se Zoti është i pranishëm në jetën e tij./VOA

shba joe biden donald trump

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën