Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të paktën një qark në kryeqytetin Kiev u dëmtua nga dronët, sipas kryebashkiakut Vitaly Klitshcko. Besohet se tre persona janë plagosur si pasojë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se u sulmua nga më shumë se 150 dronë ukrainas. Në shënjestër të dronëve ishin edhe pesë objekte energjetike, sipas saj.
RUSI- Rusia dhe Ukraina kanë kryer sulme me dronë ndaj njëra-tjetrës të shtunën. Moska është ankuar se Kievi ka shënjestruar objektet e saj energjetike, në kundërshtim me një marrëveshje të brishtë armëpushimi që ende nuk ka hyrë në fuqi. Ushtria e Ukrainës tha se Rusia e sulmoi me mbi 90 dronë në orët e hershme të së shtunës, dhe se shumica e dronëve u rrëzuan ose bllokuan.
Të paktën një qark në kryeqytetin Kiev u dëmtua nga dronët, sipas kryebashkiakut Vitaly Klitshcko. Besohet se tre persona janë plagosur si pasojë. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se u sulmua nga më shumë se 150 dronë ukrainas. Në shënjestër të dronëve ishin edhe pesë objekte energjetike, sipas saj.
Të shtyra nga Shtetet e Bashkuara, Moska dhe Kievi muajin e kaluar u pajtuan në parim për një marrëveshje të kufizuar armëpushimi, sipas të cilës, do të ndaleshin sulmet ndaj objekteve energjetike në të dyja vendet. Ukraina, në veçanti, ka pasur vështirësi t’i mbajë në punë rrjetin elektrik dhe impiantet e ngrohjes komunale, pasi Rusia ka goditur vazhdimisht këto objekte për më shumë se dy vjet.
Pavarësisht shpalljes së armëpushimit, të dyja palët vazhdojnë të shkëmbejnë sulme me dronë. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë bisedimet e drejtpërdrejta me zyrtarë rusë, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë për t’i ndrequr marrëdhëniet dypalëshe.
Emisari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, ishte të premten në Shën Petersburg, Rusi, ku bisedoi për më shumë se katër me presidentin Vladimir Putin. As Witkoff, as Shtëpia e Bardhë nuk dhanë ndonjë deklaratë publike pas takimit, por Kremlini tha se në takim u bisedua edhe “për mënyrat e zgjidhjes [së konfliktit] në Ukrainë”.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shprehur padurim me ritmin e bisedimeve për zbatimin e një armëpushimi në Ukrainë. Disa orë pasi Witkoff zbriti në Shën Petersburg, Trump postoi një mesazh në rrjetin e tij social, duke e quajtur luftën "të pakuptimtë" dhe tha se ajo "nuk duhet të kishte ndodhur kurrë".
“Rusia duhet të veprojë. Po vdesin shumë njerëz”, shkroi ai.
Emisari i Shtëpisë së Bardhë për Ukrainën, Keith Kellogg, sugjeroi se trupat britanike dhe franceze mund të marrin zona kontrolli në Ukrainë. Duke folur në një intervistë të publikuar më 12 prill në gazetën The Times of London, Kellogg sugjeroi që këto trupa mund të kishin zona përgjegjësie në perëndim të lumit Dnieper, si pjesë e një "forcë sigurie", me një zonë të demilitarizuar që i ndan nga territoret e pushtuara nga Rusia në lindje.
“Mund të duket pothuajse si Berlini pas Luftës së Dytë Botërore, kur kishte një zonë ruse, një franceze, një britanike dhe një amerikane”, tha ai./REL
foto iluistruese SHBA- Raundi i parë i bisedimeve midis Iranit dhe SHBA-së në Oman ka përfunduar dhe të dy delegacionet janë ...
Milorad Dodik SERBI- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik, ndodhet sot në Beograd, që do të thotë se ai përsër...
foto ilustruese IZRAEL- Ushtria izraelite tha të shtunën se e ka kompletuar rrethimin e qytetit Rafah në Rripin e Gazës, në pë...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër Rusinë në postimin e tij në platformën Truth Social. Tru...
Vladimir Putin dhe Donald Trump SHBA- I dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff u takua për herë të tretë kët&...
Donald Trump SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet në formë shumë të mirë, pasi iu nënsh...
Foto Ilustruese OMAN- Irani nuk ka qenë kurrë më afër zhvillimit të një arme bërthamore. Ndërsa, trysnia e Shtetev...
Friedrich Merz GJERMANI- Kryetari i CDU-së Friedrich Merz duhet të zgjidhet më 6 maj si kancelari i ri. Këtë e njoftojn&...
Pamjet ATHINË- Një bombë ka shpërthyer pak pas orës 21:30 mbrëmjen e kaluar, jashtë ndërtesës së zyr...
GJERMANI- Ministri në detyrë i Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) njoftoi një tjetër paketë furnizimesh me armë për ...