LIVE UPDATES
Bota

REL/ Raporti për dezinformatat: Rusia po synon të nxisë luftë në Kosovë

Këto ishin gjetjet kyçe të raportit “Vorbulla e rrenave” lidhur me dezinformimin, që është hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), dhe që është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

27 Nëntor 2023, 12:26 Nga A.B

REL/ Raporti për dezinformatat: Rusia po synon të nxisë

Kosova është e ekspozuar ndaj dezinformatave dhe narrativëve që vijnë nga Rusia dhe Kina të cilat synojnë të nxisin luftë ndëretnike dhe ndërfetare në vend, të kriminalizojnë NATO-n dhe të ulin besimin e shoqërisë në integrimet euroatlantike, si dhe të pasqyrojnë SHBA-në si shembull të keq.

Këto ishin gjetjet kyçe të raportit “Vorbulla e rrenave” lidhur me dezinformimin, që është hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), dhe që është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Raporti ka gjetur narrativë e cila synon të kriminalizojë NATO-n, duke e parë si diçka të dëmshme për Kosovën.

Gjatë analizës janë identifikuar 44 artikuj si materiale që shpërndajnë propagandë prej jashtë, janë gjetur 14 publikime të cilat pretendojnë të dëmtojnë sigurinë e shtetit të Kosovës, ndërsa hartuesit e raportit thanë se ka pasur qindra materiale të tjera të cilat janë shpërndarë lidhur me ekonominë dhe pandeminë COVID-19.

“Ka një narrativë e cila synon të nxisë luftë brenda Kosovës, ka një narrativë e cila synon që NATO-ja dhe BE-ja e përkrahin vetëm komunitetin shqiptar në Kosovë dhe jo komuniteti serb në Kosovë, ka një narrativë që synon të kriminalizojë NATO-n”, tha Kreshnik Gashi, kryeredaktor përgjegjës në Kallxo.com, gjatë prezantimit të raportit të hënën në Prishtinë.

Ky raport është publikuar pak kohë pas paralajmërimeve të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia po synon të nxisë konflikt mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

BE-ja ka ndarë këtë shqetësim të Ukrainës, ndërkaq nga Departamenti amerikan i Shtetit, i thanë Radios Evropa e Lirë se ndikimi malinj rus në rajonin e Ballkanit Perëndimor pengon rrugën e shteteve drejt integrimeve euroatlantike. DASH u shpreh se pikërisht ky ndikim tregon urgjencën e punës që po bën Uashingtoni për të luftuar ndikimin rus.

Për synimin e Rusisë që të nxisë konflikte në rajon, foli më 19 nëntor edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se Moska po dëshiron të ndezë “një vatër krize në oborrin e Bashkimit Evropian” me qëllim që “ta shpërqendrojë NATO-n”.

Mbështetja e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është përkthyer si tentativë për përkrahjen e një lufte të shqiptarëve kundër serbëve.

“Një tjetër narrativë që nuk është e madhe në numër brenda Kosovës, por është gjeneruar pas krizës në veri e i cila ka synuar të tregojë që NATO nuk është duke përkrahur komunitetin shqiptar në veprimet që janë duke i bërë në veri, por po i përkrah serbët dhe kjo na jep sinjalet e para që në pjesën shqiptare ka nisur të zhvillohet një narrative kundër NATO-s dhe BE-së”, tha Gashi.

Në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, që nga fundi i majit janë rritur tensionet, me serbët lokalë që kanë kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Po ashtu, një grup serbësh të armatosur në shtator sulmuan Policinë e Kosovës. Kosova për këtë sulm ka bërë përgjegjëse Serbinë, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të.

Një tjetër narrativë e cila është identifikuar në raport është ajo kundër integrimit në Bashkimin Evropian, duke synuar të portretizojë BE-në si diçka të keqe për Kosovën.

Sa i përket narrativit kinez në Kosovë, sipas raportit, pika e parë është promovimi i Shteteve të Bashkuara si diçka e keqe dhe si vend që ka kriminalitet të lartë dhe probleme me sundimin e ligjit.

Pika e dytë është promovimi i informacioneve rreth shëndetësisë në Kinë, ndërsa e treta është promovimi i Kinës si vend i zhvilluar prodhimet e së cilit duhet të blihen.

Sipas raportit, mediat në Kosovë nuk kanë standarde për trajtimin e narrativit kinez.

Raporti i cili ka 102 faqe, tregon edhe për synimin e nxitjes së dhunës dhe urrejtjes midis komuniteteve fetare në Kosovë.

Raporti identifikon që Kosova është e brishtë dhe nuk ka kapacitete për t’u përballur me dezinformata të cilat vijnë nga Rusia.

Gjatë prezantimit të raportit, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se Kosova është e prekur nga ndikimi i jashtëm dhe propaganda që synojnë të pengojnë integrimet drejt bllokut evropian.

“Raporti tregon se Kosova është e prekur nga ndikimi i jashtëm dhe nga propaganda kundër integrimit që gjerësisht synojnë të pengojnë integrimin e Kosovës në BE dhe NATO. E dimë që shumica e qytetarëve të Kosovës janë në favor të integrimit të Kosovës në BE, mbi 90 për qind dhe ne jemi mirënjohës. Ne duhet të ruajmë këto shifra”, tha ai.

Szunyog tha se duhet të krijohen strategji për edukim medial, duke theksuar se ka mungesë të mendimit kritik, kur audienca has në lajme të rreme.

“Raporti thekson se në disa raste mediat u bënë krijuese dhe amplifikuese të dezinformatave. Për shkak të shtrirjes së madhe të internetit në Kosovë dhe përdorimit të rrjeteve sociale, shpërndarësit e lajmeve të rreme kanë gjetur platformat e rrjeteve sociale si tokë pjellore për të shtyrë përpara agjendat e tyre malinje për të krijuar konfuzion tek audienca se cili lajm është i vërtetë e cili është i rremë”, tha ai.

Shefi i BE-së po ashtu paralajmëroi se mediat kanë shpërndarë narrativë të rrezikshëm që mund të rrisin tensionet në Kosovë.

“Një tjetër gjetje e rëndësishme e raportit është se mediat kanë shpërndarë dezinformata lidhur me shpërthimin e një lufte mes Kosovës dhe Serbisë. Këta narrativë janë të rrezikshëm dhe mund të nxisin tensionet. Sot Evropa sfidohet nga politikat nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë. Si një shoqëri multietnike, Kosova nuk duhet të lejojë që të ndikohet nga dezinformatat nacionaliste”, tha ai.

Raporti me titullin“Në vorbullën e rrenave” identifikon në mënyrë specifike se kush janë rrjetet, mediat sociale dhe njerëzit që shpërndajnë dezinformata në Kosovë, tha Jeta Xharra nga BIRN.

“Në këtë raport e kemi bërë një hartë të formave të ndryshme të dezinformimit në Kosovë, të keqinformimit, propagandës e narrativëve që i ndodhin Kosovës prej faktorëve të brendshëm edhe të jashtëm. Shpesh këto dezinformata vijnë me qëllim dashakeq, që kanë qëllim të ndryshojnë kahen e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike në një anë, e në anën tjetër kanë qëllim të rrisin tensione brenda komuniteteve dhe grupeve të ndryshme në anën tjetër”, tha Xharra.

“Raporti është i pari i këtij lloji në Kosovë, ka pasur raporte të dezinformimit, por jo duke i identifikuar me fusnotë specifikisht në 100 faqe dhe 345 fusnota të këtij raporti identifikohen specifikisht kush janë rrjetet, mediat sociale, njerëzit që shpërndajnë rrena, të pavërteta apo dezinformata në Kosovë”, shtoi ajo.

Raporti është hartuar gjatë periudhës nëntor 2022-prill 2023 dhe rekomandon veprime për institucionet e vendit si dhe mediat.

Rekomandimet ndër të tjera parashohin ngritje të kapaciteteve për trajtim të dezinformatës, program për trajtimin e lajmeve të rreme prej kohërave të hershme në edukimin e njerëzve, financim dhe trajtim të dezinformatave si dhe politikanët të mos i përdorin lajmet e rreme si mjet për të sulmuar kundërshtarët./REL

kosova rusi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim