LIVE UPDATES
Politike

REL: Qeveria shqiptare miraton mbylljen e TikTok-ut

Propozimi për mbylljen e TikTok-ut ishte bërë në fund të vitit të kaluar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas Qeverisë, vendimi është marrë pas konsultimit me prindër dhe mësues dhe rekomandimi për mbylljen e përkohshme të kësaj platforme është bërë nga një grup ndërinstitucional.

6 Mars 2025, 15:01 Nga M.B
REL: Qeveria shqiptare miraton mbylljen e TikTok-ut
Foto ilustruese

TIRANA- Qeveria shqiptare miratoi më 6 mars mbylljen e platformës sociale, TikTok, në gjithë territorin e Shqipërisë për një vit. Propozimi për mbylljen e TikTok-ut ishte bërë në fund të vitit të kaluar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Sipas Qeverisë, vendimi është marrë pas konsultimit me prindër dhe mësues dhe rekomandimi për mbylljen e përkohshme të kësaj platforme është bërë nga një grup ndërinstitucional.

"Është mbyllje e përkohshme e qasjes në Tik Tok. I kemi dhënë vetes deri në 12 muaj kohë që të marrim të gjitha masat e nevojshme në bashkërendim me përfaqësuesit e kësaj platforme të marrim masat për të vendosur kushte dhe kritere që qasja në TikTok të mos dëmtojë fëmijët dhe të rinjtë. Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike brenda disa ditëve apo javësh do të mundet të realizojë këtë ndërprerje të përkohshme të qasjes në TikTok”, tha ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

Ajo tha se janë marrë informacionet e duhura nga Policia e Shtetit se ka pasur një numër të lartë të videove dhe materialeve të tjera të publikuara në këtë platformë që nxisin akte dhune dhe bullizmi. Sipas saj, rreth 65.000 prindër janë pyetur për këtë vendim në mbi 1.300 takim dhe janë shprehur në favor të mbylljes ose kufizimit të TikTok-ut.

Konsultimet me prindër dhe mësues nisën pasi Shqipëria u trondit më 18 nëntor të 2024 kur Martin Cani, nxënës i shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, u vra me thikë nga bashkëmoshatari i vet në qendër të Tiranës. Pas vrasjes së tij qarkulluan video në TikTok, ku të mitur shpreheshin pro vrasjes. Gjithashtu, pas vrasjes së tij u publikua fotografia e autorit – i cili u arrestua – që tregonte plagën që kishte marrë në dorë dhe ai u shfaq duke ngritur grushtin lart.

Pas vendimit të Qeverisë reagoi kreu i Partisë Demokratike në opozitë, Sali Berisha. Sipas tij, Qeveria po e censuron këtë platformë në kulmin e fushatës elektorale, pasi siç tha ai, ka frikë nga fjala e lirë dhe ndikimi i saj te të rinjtë. Për të kundërshtuar këtë vendim, Berisha thirri një protestë kombëtare në Tiranë, më 15 mars.

Edhe në Kosovë ka pasur shqetësime lidhur me TikTok-un, pasi ka pasur dhjetëra raste të vetëlëndimeve të fëmijëve nga të ashtuquajturat sfida në këtë platformë sociale. Megjithatë, deri më tani në Kosovë, qasja në TikTok është ndaluar vetëm brenda institucioneve shtetërore.

Vendimi i qershorit të vitit 2024 i Qeverisë së Kosovës ishte arsyetuar me rreziqet kibernetike që paraqet kjo platformë. Edhe shtete të tjera kanë ndaluar instalimin e aplikacionit në telefonat e punës. TikTok është platformë e videove të shkurtra që është në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance. Në fillim të janarit të këtij viti, aplikacioni u ndalua përkohësisht në Shtetet e Bashkuara, pasi një ligj atje i ka kërkuar kompanisë që të shkëpusë raportet me partnerët që gjenden në Kinë dhe ligjvënësit kanë shprehur shqetësime se aplikacioni paraqet kërcënime për sigurinë kombëtare.

Firmat e sigurisë kibernetike kanë sugjeruar se TikTok është i aftë të mbledhë të dhënat e përdoruesve përtej asaj çfarë përmbajtje ata shohin në këtë platformë, dhe Kina miratoi një ligj më 2017 që detyron shtetasit kinezë që jetojnë jashtë vendit të bashkëpunojnë me aparatin e saj të inteligjencës./ REL

qeveria shqiptare tik tok

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim