LIVE UPDATES
Bota

REL: Për armët bërthamore “kurrë mos thuaj kurrë”

Presidenti rus, Vladimir Putin, qëkurse ka nisur luftën në Ukrainë, rikujton vazhdimisht botën për fuqinë bërthamore të vendit të tij.

19 Qershor 2022, 14:07 Nga DOSJA

REL: Për armët bërthamore “kurrë mos thuaj

RUSI- Kanë kaluar më shumë se tri dekada qëkur udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, ka deklaruar se “rreziku i luftës globale bërthamore praktikisht është zhdukur”. Moska dhe Uashingtoni kanë kaluar “nga konfrontimi në bashkëveprim dhe, në disa raste të rëndësishme, në partneritet”, ka thënë Gorbachev në ceremoninë e pranimit të Çmimit Nobel për Paqe, në vitin 1990.

Tridhjetë e dy vjet më vonë, gjërat janë ndryshe. Kërcënimi bërthamor është kthyer dhe e paparamendueshmja dikur, nuk është më e tillë. Presidenti rus, Vladimir Putin, qëkurse ka nisur luftën në Ukrainë, rikujton vazhdimisht botën për fuqinë bërthamore të vendit të tij.

Me afro 6,000 koka luftarake, Rusia ka arsenalin më të madh bërthamor në botë. Vetëm tre ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë, më 24 shkurt, Putin i ka kërkuar komandës së tij ushtarake që t’i vendosë forcat parandaluese - një referencë kjo për armët bërthamore - në gjendje gatishmërie.

“Kam urdhëruar ministrin e Mbrojtjes dhe shefin e shtabit të përgjithshëm që t’i vendosin forcat parandaluese të ushtrisë ruse në gatishmëri të lartë luftarake”, ka thënë Putin.

Paraprakisht, ai ka kërcënuar këdo që, siç ka thënë, do ta pengonte operacionin e tij në Ukrainë, me pasoja të papara në histori.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kërcënimi nga sulmet bërthamore mbetet i ulët, por nuk mund të injorohet. Në një shkrim në fund të majit për gazetën New York Times, presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se tash për tash “nuk ka shenja që tregojnë se Rusia ka për qëllim të përdorë armë bërthamore në Ukrainë, por retorika e herëpashershme ruse për shpërthimin e arsenalit bërthamor është vetvetiu e rrezikshme dhe jashtëzakonisht e papërgjegjshme”.

Kjo retorikë, sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me seli në Stokholm, ka bërë që shumë shtete të tjera që posedojnë armë bërthamore, të mendojnë për strategjitë e tyre.

Sipas një raporti që ky institut ka publikuar më 13 qershor, nëntë fuqitë bërthamore në botë: Britania e Madhe, Kina, Franca, India, Izraeli, Koreja e Veriut, Pakistani, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, pritet të rrisin dhe modernizojnë arsenalin e tyre bërthamor. Njëri nga autorët e raportit, Matt Korda, ka thënë:

“Së shpejti, do të vijmë në pikën ku, për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë, numri i armëve bërthamore në botë mund të fillojë të rritet. Ky është një lloj territori i rrezikshëm”.

Lufta e Ftohtë ka qenë një periudhë e tensioneve gjeopolitike midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, e cila ka zgjatur përafërsisht nga fundi i Luftës së Dytë Botërore deri në fillimin e viteve ’90. Gara për supremaci në armatimin bërthamor ka qenë simbol i kësaj lufte.

Por, gjatë dekadave pasuese, palët kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh për kontrollin e këtyre armëve dhe kanë asgjësuar disa. Deri në fund të shkurtit, gjithçka është dukur se funksionon. Që atëherë e këndej - thënë me fjalët e shefit të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres  “perspektiva e një konflikti bërthamor është e mundshme”. Guterres ka thënë se vënia e forcave bërthamore ruse në gjendje gatishmërie, është një zhvillim rrëqethës.

“Thirrjet për paqe duhet të dëgjohen. Kjo tragjedi duhet të ndalet. Asnjëherë nuk është vonë për diplomaci dhe dialog”, është shprehur Guterres.

Hera e vetme kur armët bërthamore janë përdorur në një konflikt, ka qenë në fund të Luftës së Dytë Botërore: SHBA-ja ka hedhur dy bomba në Japoni. A mund të bëhet Putin udhëheqësi i parë që thyen tabunë dhe i përdor ato?

Për emisionin Expose të Radios Evropa e Lirë përgjigjet Monica Montgomery, analiste e kërkimeve në Qendrën për Kontrollin e Armëve dhe Mospërhapjen Bërthamore, me seli në Uashington:

“Gjasat që Putini të përdorë armë bërthamore mbeten të ulëta. Kërcënimet e tij më shumë u drejtohen palëve të treta në mënyrë eksplicite NATO-s për t’u mos përfshirë në konfliktin [në Ukrainë]”.

“Megjithatë, gjasat nuk janë zero dhe kjo është shumë shqetësuese. Me zvarritjen e luftës, Putin mund të ndihet sikur është mbështetur për muri dhe nuk mund të arrijë fitore në Ukrainë. [Atëherë], rreziku i përdorimit të armëve bërthamore rritet”, thotë Montgomery.

Në një luftë të mundshme bërthamore, nuk do të kishte fitues. Kjo është fjalia që vazhdimisht përsëritet - nga zyrtarët e lartë shtetërorë, qofshin perëndimorë apo edhe rusë, deri te strategët e ndryshëm ushtarakë. Pasojat, sipas tyre, do të ishin shkatërruese për njerëzimin, aq më tepër kur arsenali bërthamor sot është më i avancuar se ai që ka përdorur SHBA-ja për sulmet në Japoni, në vitin 1945. Nga sulmet në Hiroshima dhe Nagasaki besohet të jenë vrarë deri në 220 mijë njerëz.

Stephen Herzog, studiues i kontrollit të armëve bërthamore në Qendrën për Studime të Sigurisë në Cyrih, thotë për Exposenë se armët bërthamore kanë evoluar në mënyra të ndryshme.

“Bombat që janë hedhur në Hiroshima dhe Nagasaki janë ato që ne i quajmë bomba të gravitetit. Ato janë bomba memece, shumë të mëdha, dhe është dashur të hidhen nga pjesa e pasme e avionëve. Për shembull, bomba e hedhur në Hiroshimë, e quajtur “Djali i vogël”, ka peshuar 14,000 tonë TNT. E gjitha është hedhur përnjëherë dhe kjo ka qenë një gjë e tmerrshme. Por, disa nga armët bërthamore që Rusia ka në arsenalin e saj sot, janë mbi 50 herë më të fuqishme se kaq”, thotë Herzog.

Armët bërthamore sot janë edhe më të shpejta, edhe më të sakta se ato të viteve 1940. Kjo nuk u jep shans sulmuesve të rimendohen apo të anulojnë sulmin, shton Herzog.

“Kur keni të bëni me raketa balistike që mund të arrijnë nga Rusia në Evropë për 20 minuta, ndoshta 22, ndoshta 18, atëherë nuk ka kohë që ato të kthehen mbrapsht. Pra, shpejtësia me të cilën mund të ndodhë lufta bërthamore sot dhe nivelet e shkatërrimit janë shumë, shumë më të mëdha, sepse, thjesht, ka një larmi më të madhe të teknologjive”, thekson Herzog.

Pavarësisht rolit të SHBA-së si ombrellë bërthamore, vendet evropiane nuk do të mund të parandalonin një sulm bërthamor me mjete ushtarake. “Ombrella” bazohet në supozimin se një kundërshtar nuk guxon t’i sulmojë vendet e NATO-s me armë bërthamore, sepse ai agresor duhet të presë pastaj kundërsulme.

Nga ky kënd, armët bërthamore mund të shihen edhe si aset për paqen, thotë Herzog, analist në Qendrën për Studime të Sigurisë në Cyrih.

“Të gjitha qytetet kryesore të NATO-s janë më pak se 30 minuta larg shkatërrimit nga armët bërthamore ruse. Shtetet e Bashkuara janë ngjashëm. Dhe, gjëja e vetme që i mbron vendet nga armët bërthamore ruse, është fakti se Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania kërcënojnë të bëjnë të njëjtën gjë kundër qyteteve ruse, nëse Rusia i sulmon ato. Ky është parandalimi bërthamor. Pra, shikuar nga kjo anë, armët bërthamore mund të shihen edhe si aset për paqen, sepse Ukraina nuk e kishte mburojën parandaluese, nuk e kishte ombrellën bërthamore të SHBA-së dhe shikoni çfarë ka ndodhur me të”, thotë ai.

I pyetur se si mund të vlerësohet rreziku i luftës bërthamore, Herzog thotë: “kurrë mos thuaj kurrë”. Montgomery nga Qendra për Kontrollin e Armëve dhe Mospërhapjen Bërthamore, thotë se ky rrezik do të ekzistojë për aq kohë sa ekzistojnë edhe armët bërthamore.

“Mënyra e vetme e sigurt për shmangien e luftës bërthamore është shkatërrimi i armëve bërthamore në botë. Kjo natyrisht se nuk do të ndodhë brenda natës. Do të jetë një proces i gjatë, por është diçka në të cilën kemi punuar me dekada. Kjo punë sigurisht që ka ngecur viteve të fundit dhe ngjarjet si këto [kërcënimet e Putinit] e dëmtojnë çarmatimin dhe mospërhapjen bërthamore. Por, e vetmja mënyrë për të parandaluar përdorimin e një arme bërthamore, është shkatërrimi i armëve bërthamore”, thekson Montgomery.

Sipas Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, në botë aktualisht janë mbi 12,700 koka bërthamore. Pjesën më të madhe të tyre e posedon Rusia - pas saj SHBA-ja.

Nga aspekti ligjor, çdo përdorim i armëve bërthamore, me ndikim masiv te civilët, paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Doktrina ushtarake ruse e lejon përdorimin e armëve bërthamore për qëllime të mbrojtjes. Në muajin prill ushtria ruse ka testuar një raketë të re ndërkontinentale, Sarmat, e aftë për të bartur mbi dhjetë koka bërthamore dhe për të goditur SHBA-në.

Rusia, megjithatë, nuk është kërcënuar nga ndonjë rival bërthamor. Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja kanë paralajmëruar se përdorimi eventual i armëve bërthamore nga shteti rus, do të ishte i papranueshëm dhe do të kishte pasoja masive, por nuk i kanë specifikuar ato.

Marrë nga REL. 

sulm berthamor vladimir putin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet