LIVE UPDATES
Bota

Scholz: Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë tani

Dhënia e pritshme e statusit kandidat për Ukrainën në BE ka bërë që kancelari gjerman, Scholz të kërkojë reforma në BE. Scholz ka kërkuar lëvizje në drejtim të hapjes së negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

19 Qershor 2022, 13:15 Nga A.B
Scholz: Negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut duhet
Olaf Scholz

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kërkuar reforma në BE në mënyrë që të lehtësohen pranimet e anëtarëve të rinj në Bashkimin Europian. Jo vetëm kandidatët për një anëtarësim duhet të përgatiten, edhe BE vetë duhet të përgatitet për zgjerimin e unionit, tha politikani socialdemokrat në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, dpa.

Scholz do të lehtësojë anëtarësimet në BE me reforma

"Për këtë duhet që BE të modernizojë strukturat dhe proceset vendimmarrëse. Jo gjithmonë do mund të vendosen mbi parimin unanim të gjitha ato vendime që duhen marrë sot unanimisht." Scholz tha se do të flasë për këtë në samitin e BE në fund të qershorit. Në këtë samit krerët e shteteve dhe qeverive të BE trajtojnë kërkesat për anëtarësim të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë. Komisioni Europian ka rekomanduar së fundmi që Ukraina dhe Moldavia të marrin statusin kandidat.Edhe Scholz u shpreh qartë për këtë në qëndrimin e tij në Kiev bashkë me presidentin Macron dhe kryeministrin italian, Mario Draghi.

Scholz i bëri thirrje BE që vendimin për statusin kandidat të Ukrainës ta marrë "në frymën e unitetit". "E qartë është, që rruga për në BE nuk do të jetë e lehtë, por se duhen përmbushur shumë kritere nga secili kandidat që do ta marrë këtë rrugë", theksoi Scholz. "Kjo prek shtetin ligjor dhe demokracinë, por edhe të gjitha rregulloret e tjera, që kemi vendosur për njëri-tjetrin ne në Europë."

Por vëmendja e kancelarit gjerman i drejtohet edhe Ballkanit Perëndimor, ku Scholz zhvilloi një tur vizitash së fundmi. Që më parë ai është shprehur, se duhet të jemi të drejtë me Ballkanin Perëndimor dhe të mbajmë premtimet. Në intervistë me dpa ai tha, se shpreson që nga samiti i BE javën e ardhshme të dalë edhe një impuls për vendet e Ballkanit Perëndimor, që prej dy dekadash presin për anëtarësimin në BE. "Vendeve të Ballkanit Perëndimor ne duhet t'u tregojmë se e kemi seriozisht. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i plotësojnë të gjitha kriteret për hapjen e negociatave konkrete për anëtarësimin në BE, ato duhet të fillojnë tani."

Statusi i vendit kandidat mund të jepet vetëm me një votë unanime. Për zbutjen e këtij parimi ka prej kohësh shumë diskutime në BE. Problemi është, se edhe për reformimin e vendimit unanim duhet që të vendosin njëzëri krerët e shteteve dhe qeverive në BE. Parlamenti Europian kishte kërkuar para një jave reforma të zgjeruara të konventës europaine dhe të hiqet dorë nga parimi i vendimit unanim gati në të gjithë fushat e politikës.

Samiti i G7-Gipfel do duhet të forcojë bashkëpunimin dhe demokracinë

Samiti i BE është vetëm fillimi i një serie samitesh brenda një jave. Pas tij pasojnë samiti i G7-s dhe ai i NATO-s. Në samitin e G7-s, në të cilin janë bashkuar demokracitë e fuqishme ekonomike, Gjermania mban presidencën e radhës. Scholz është mikpritësi i G7-s nga 26-28 qershor në kështjellën Elmau në Bavari. Ai do të vendosë si pikërëndesë aty bashkëpunimin mes demokracive në të gjithë botën. "Një sukses i rëndësishëm do të ishte, nëse samiti shërben si pikënisja e një vështrimi të ri në botën e demokracisë.", tha Scholz.

Scholz është mikpritësi i G7-s nga 26-28 qershor në kështjellën Elmau në Bavari
Kuptimi i demokracisë është i reduktuar, nëse me të lidhen vetëm demokracitë perëndimore, pra shtetet e G7-s, Gjermania, SHBA, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Japonia. "Demokracitë e mëdha të fuqishme në të ardhmen janë në Azi, Afrikë, në jug të Amerikës dhe do të jenë partnerët tanë", tha Scholz. "Duhet të kemi të gjithë globin parasysh dhe jo vetëm një vështrim të reduktuar tek Europa, Amerika Veriore dhe Japonia. Bota në 30 vitet e ardhshme do të ketë më shumë qendra pushteti. "Nëse ne ia dalim që kjo botë megjithatë bashkëpunon dhe demokracia luan një rol qendror, ky është një hap i madh përpara."/dw

kancelari gjerman olaf scholz

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës