19 Qershor 2022, 12:36
Nga j.c

SHBA- Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thuhet se beson që pandemia e Covid-19 filloi nga një laborator kinez. Ndonëse publikisht është shprehur se “të gjitha hipotezat”janë duke u shqyrtuar në lidhje me origjinën e Covid-it, sipas burimeve thuhet se Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm OBSH, është në të njejtin mendim si një hipotezë e ngritur nga një politikan i lartë europian.
Sipas Daily Mail, OBSH-ja fillimisht u kritikua për qasjen e saj të favorshme ndaj Kinës mbi pandeminë, si dhe për gatishmërinë për të pranuar protestat e Pekinit se pretendimet për hedhjen vetë të virusit nga laboratori në Wuhan ishin thjesht një “teori konspirative”.
Dr. Tedros ka bërë me dije, se nuk ka ende një përgjigje se nga erdhi virusi edhe pse duhej të zbulohej sa më shpejt për të ndaluar pandemitë e ardhshme.
“Ne nuk kemi ende përgjigje se nga erdhi ose si hyri në popullatën njerëzore. Të kuptuarit e origjinës së virusit është shumë e rëndësishme shkencërisht për të parandaluar epidemitë dhe pandemitë e ardhshme.”-tha ai.
Në fillimet e hetimeve për gjetjen e shkakut se nga erdhi Covid-19 u hodh hipoteza se virusi u kaloi njerëzve nga një lakuriq nate nëpërmjet një specieje tjetër të paidentifikuar, hipotezë kjo e kundërshtuar nga Kina.
Por pasi 14 vende, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Australinë, kritikuan raportet e OBSH-së, Dr Tedros pranoi të metat e raportit dhe urdhëroi procesin e ri. Inteligjenca amerikane ka vendosur në qendër të analizës së saj laboratorin e fshehtë të Wuhan-it, ku ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo pohoi se punonjësit në institut ishin sëmurë me simptoma të ngjashme me Covid në vjeshtën e vitit 2019, disa javë para se të ngrihej alarmi në mbarë botën.
Numri i vdekjeve në mbarë botën nga pandemia Covid tani vlerësohet të ketë arritur në më shumë se 18 milionë.
tedros adhanom ghebreyesus covid
Bota
19 Qershor 2022, 12:08
A.B
Banane dhe kokaine
ÇEKI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Çeki, ku një sasi e madhe kokaine është gjetur e...
Bota
19 Qershor 2022, 12:02
j.c
Foto ilustruese
GREQI- Një kufomë pa kokë dhe pa këmbë është gjetur në Kalochori të Selanikut. Ngjarja e r&eum...
Bota
19 Qershor 2022, 11:42
j.c
Stipe Mesiç
KROACI- Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, ka folur për ndikimin e Rusisë në Ballkan pas pushtimit ...
Bota
19 Qershor 2022, 11:37
Donika Gërvalla
KOSOVË- Si një anëtare e rëndësishme e NATO-s, pas agresionit rus në Ukrainë, Turqia ka ofruar ndih...
Bota
19 Qershor 2022, 11:12
j.c
Foto ilustruese
ITALI- Një 47-vjeçar nga Bitonto, në provincën e Barit, ka humbur jetën në përpjekje për t&e...
Bota
19 Qershor 2022, 10:58
A.B
Elena
ITALI- Elena u godit 11 herë me një armë që përputhet me një thikë kuzhine. Njëra goditje rezultoi fatale pas...
Bota
19 Qershor 2022, 10:02
j.c
Olaf Scholz
Nga: Angelika Hellmann Bild
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz u shfaq së fundmi me çanta e tij të vjetë...
Bota
19 Qershor 2022, 09:42
A.B
Netflix
MEKSIKË- Dy aktorë të serialit Netflix, "The Chosen One" u vranë dhe gjashtë persona u plagosën në një...
Bota
19 Qershor 2022, 09:13
j.c
Foto ilustruese
TURQI- Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter ka rënë në orët e para të...
Bota
19 Qershor 2022, 09:01
A.B
Qytetare duke votuar
FRANCË- Nuk kanë kaluar as dy muaj që kur Emmanuel Macron u rizgjodh si president, por ai është në ...