LIVE UPDATES
Bota

REL: Lufta e Ukrainës dhe efektet e saj

Si Kievi, ashtu edhe Moska, janë eksportuesit kryesorë të produkteve bujqësore në këto dy rajone dhe efektet e luftës po i shqetësojnë qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Forumin Ekonomik Botëror që paralajmëron se krizat në ushqim, karburant dhe financa mund të nxisin trazira në vendet më të varfra dhe shtyjnë të tjerët të mos kryejnë obligimet e tyre financiare.

15 Gusht 2022, 08:06 Nga A.B

REL: Lufta e Ukrainës dhe efektet e saj

Pushtimi rus i Ukrainës ka ndërprerë zinxhirët globalë të ushqimit dhe po kontribuon në një krizë, e cila po përkeqësohet nga çmimet tashmë në rritje të ushqimeve dhe thellimi i varfërisë në pjesën më të madhe të Lindjes së Mesme dhe disa pjesë të Afrikës.

Si Kievi, ashtu edhe Moska, janë eksportuesit kryesorë të produkteve bujqësore në këto dy rajone dhe efektet e luftës po i shqetësojnë qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë Forumin Ekonomik Botëror që paralajmëron se krizat në ushqim, karburant dhe financa mund të nxisin trazira në vendet më të varfra dhe shtyjnë të tjerët të mos kryejnë obligimet e tyre financiare.

Një marrëveshje e korrikut e arritur nga Turqia në mes të Rusisë dhe Ukrainës, theu një bllokadë disamujore ruse të porteve të Detit të Zi të Ukrainës dhe dha njëfarë shprese për lehtësim. Megjithëkëtë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thanë se dërgesat nuk po arrijnë tek ata që kanë më së shumti nevojë dhe se nuk kanë ndonjë mundësi të parandalojnë rritjen e krizës ndërkombëtare ushqimore.

Për të mësuar më shumë rreth pasojave që po rriten si pasojë e luftës, Radio Evropa e Lirë bisedoi me Daniel Speckhard, një ish-zyrtar amerikan, i cili aktualisht është president i Corus International, një organizatë globale që ofron ndihmë për njerëzit e prekur nga krizat humanitare. Speckhard ka shërbyer më parë si ambasador i SHBA-së në Bjellorusi dhe Greqi dhe ndër të tjera ishte zëvendësndihmës i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për çështjet politike.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni shpenzuar një pjesë të madhe të karrierës duke u marrë me Rusinë. Si e ka ndryshuar lufta në Ukrainë mënyrën se si politikëbërësit në Uashington po e shohin Moskën tani në krahasim me vitet e mëparshme? Gjashtë muajt e fundit kanë ndryshuar shumë supozime për fuqinë ruse. Në cilin drejtim po shkojnë gjërat në mënyrën se si Uashingtoni e sheh Kremlinin dhe politikën e tij të jashtme?

Daniel Speckhard: Për shkak të statusit bërthamor të Rusisë fuqia që ajo ende zotëron në botë është e rëndësishme. Ndërsa aftësitë e saj konvencionale të luftës janë treguar ndoshta më të dobëta nga sa mund të mendohej, unë mendoj se bazat janë ende të njëjta: Ju keni një fuqi bërthamore që dëshiron të luajë në skenën globale si e barabartë me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën dhe ata do të veprojnë sikur të jenë vërtet ashtu.

Kjo e bën atë [Rusinë] më të rrezikshme. Pra, mendoj se shqetësimet në Uashington dhe në kryeqytetet [e tjera] perëndimore, madje edhe në Pekin, janë se kjo është në fakt një situatë më e rrezikshme, sepse gjërat mund të përshkallëzohen më shpejt. Gjithashtu, Rusia në asnjë mënyrë nuk e sheh dobësinë e saj në mënyrën se si e shohim ne.

Për mënyrën se si ka ndryshuar, unë mendoj se marrëdhëniet ishin duke u dobësuara që një kohë, veçanërisht pas ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet e SHBA-së [në 2015 dhe 2016]. Por, situata në Ukrainë e ka bërë interesant në kontekstin që Shtetet e Bashkuara ishin shumë të ndara për ndërhyrjen ruse në zgjedhje, sepse kishte një mbivendosje politike [të brendshme] që ndante vendin.

Lufta në Ukrainë ka bërë që ato kryesisht të avullohen dhe me përjashtim të një grupi të vogël në Shtetet e Bashkuara, ka mbështetje të madhe për [Kievin].

Ndjenja anti-ruse në Uashington është rritur gjithashtu në disa mënyra dhe kjo gjithashtu është përfshirë në atë që është e disponueshme në anën e politikës së jashtme për të ardhmen e parashikueshme. Si rezultat, pjesa për të cilën jam i shqetësuar është se ka shumë çështje globale që duhen adresuar dhe që kërkojnë mbështetjen dhe përfshirjen ruse, qoftë mjedisi, terrorizmi, krimi i organizuar apo siguria kibernetike.

Të gjitha këto çështje kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar dhe pasojat nga lufta mund të përkeqësojnë shumë nga ato çështje dhe ta bëjnë të vështirë arritjen e nevojshme të konsensusit të gjerë global.

Radio Evropa e Lirë: Si Ukraina, ashtu edhe Rusia, furnizojnë botën me shumë grurë, veçanërisht vendet që janë në skaj të limiteve të tyre sa i takon sigurisë ushqimore. Tashmë kemi parë që mungesat e drithit kanë një ndikim botëror, por cilat janë disa nga efektet e dëmshme më të gjera që po shkakton kjo luftë?

Daniel Speckhard: Fillon me krizën humanitare që po shfaqet aktualisht. Sipas Kombeve të Bashkuara, gati 48 milionë njerëz po përballen me nivele emergjente urie dhe kjo po çon në kequshqyerje akute, uri dhe madje edhe vdekje.


Por, edhe më e rëndësishmja, janë edhe 70 milionë njerëz të tjerë që janë të shtyrë drejt varfërisë që nga muaji mars për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë - mungesës së ushqimit dhe ndërprerjeve të furnizimeve për këto vende.

Në Liban, për shembull, çmimi për një gallon vaj gatimi mund të kushtojë sa paga e një muaji. Po ka një ndikim në shumë vende dhe ajo që është interesante dhe shqetësuese për këtë nga perspektiva e politikës së jashtme, është se kjo nuk do të mbetet si një krizë humanitare.

Kjo, gjithashtu, do të çojë në kriza politike dhe potencialisht kriza sigurie, sepse kur njerëzit janë të uritur, kur ekonomitë janë të trazuara, veçanërisht në vendet, të cilat tashmë po vuajnë nga telashet ekonomike dhe mjedisore, pastaj kemi popullatë që është në skaj të mbijetesës dhe që bëhet e dëshpëruar.

Kjo çon në trazira politike dhe krijon pasiguri. Pastaj kjo pasiguri krijon dhe ushqen terrorizmin dhe dhunën në mbarë botën dhe konfliktet ndëretnike dhe ndërfisnore.

Pra, mendoj se duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se ka rreth 200 milionë njerëz në 53 vende që po përballen me pasiguri akute ushqimore. Kur shikojmë se si ndodh kjo në Lindjen e Mesme dhe në Sahel në Afrikë, do të shohim efekte të dëmshme që nuk janë vetëm humanitare, por kanë të bëjnë edhe me politikën dhe sigurinë.

Pra, sfida për liderët e botës nuk është të përqendrohen kaq shumë në situatën e Rusisë dhe Ukrainës, por që ata gjithashtu t'u kushtojnë vëmendje nevojave shumë të thella dhe të dëshpëruara të shumë prej këtyre vendeve dhe t'i ndihmojnë ato të stabilizohen dhe ta kalojnë këtë të situatë të vështirë.

Radio Evropa e Lirë: Ka pasur akuza nga analistë dhe disa zyrtarë ukrainas se një pjesë e kësaj që po ndodh është një strategji e qëllimshme nga ana e Moskës. Si e shihni këtë?

Daniel Speckhard: Ajo që unë do të thosha është se kjo është një strategji terciare, në kuptimin që objektivi strategjik themelor qendror këtu për Rusinë është Ukraina, por ata do të përdorin të gjithë këtë përçarje si një objektiv për makinerinë e tyre të madhe propagandistike për të fajësuar Perëndimi për këtë.

Ju tashmë mund ta shihni se kjo gjë po ndodh. Është një aktivitet i gjerë i marrëdhënieve me publikun që po përgatitet dhe unë pres që kjo të shoqërohet nga një veprim i Rusisë, e cila dërgon ndihma dhe më pas rrjetet e saj propagandistike flasin se sa e dobët dhe joefikase është përgjigjja e OKB-së.

Një këndvështrim tjetër është se këto tendosje që kemi diskutuar, do t’i dobësojnë qeveritë dhe do të ketë shumë njerëz të uritur që kërkojnë përgjigje dhe ata mund të fillojnë ta kërkojnë atë nga liderët autoritarë që thonë se mund t'i mbrojnë ata. Moska tashmë ka thelluar lidhjet e saj me regjimet autoritare, veçanërisht në Afrikë dhe ka ofruar siguri dhe ndihmë ekonomike. Ata e kanë luajtur këtë lojë për dekada dhe unë do të prisja që ajo të përshpejtohej me hapjen e mundësive të reja.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë disa nga kartat që mund të luajë komuniteti ndërkombëtar për të ndihmuar në përballimin e kësaj krize? Përveç përfundimit të luftës, çfarë opsionesh ekzistojnë?

Daniel Speckhard: Ajo që mendoj se duhet të ndodhë është se duhet t'i kushtohet vëmendje e mjaftueshme kësaj në nivel ndërkombëtar.

Nuk mjafton që Shtetet e Bashkuara të thonë se kjo po ndodh ose të tërheqin vëmendjen, por ka nevojë për një njohje të gjerë ndërkombëtare në OKB, Bankën Botërore, G20 dhe organizata të tjera. Duhet, gjithashtu, të ketë një shtytje më të gjerë për të ushtruar presion ndaj Rusisë.

Mendoj se këtu ka një mundësi që vendet e tjera të përfshihen, siç e pamë me Turqinë që ishte në gjendje të hapte portet e Detit të Zi për të lejuar që ushqimi të transportohet përsëri. Pra, ka një shans që vendet të ngrihen dhe të shkëlqejnë duke u fokusuar në nevojat humanitare të pjesës tjetër të botës.

Gjëra të tilla mund të mos i japin fund luftës, e cila do të kishte ndikimin më të madh, por ato sigurisht që mund të bëjnë dallimin./REL

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet