LIVE UPDATES
Bota

Analiza e 'DW': Kur do të krijohet qeveria e re e Serbisë?

Pse po vonohet formimi i qeverisë së re serbe, kush do të jetë në të përveç SNS-së së Vuçicit dhe përfaqësuesve të pakicave dhe çfarë politike do të ndjekë qeveria e re? Pyetje ka shumë, përgjigjet i di vetëm Vuçici.

15 Gusht 2022, 08:03 Nga A.B
Analiza e 'DW': Kur do të krijohet qeveria e re e Serbisë?
Aleksander Vucic

Zvarritje, oferta për emrat e kandidatëve të mundshëm, konflikte reale apo të rreme mediatike brenda koalicionit të ardhshëm dhe përpjekje të ngathëta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për t'u paraqitur si dikush që nuk vendos për përbërjen e qeverinë së ardhshme... Formimi i qeverisë së re serbe po bëhet sipas një recete të parë edhe pas zgjedhjeve të mëparshme.

Afati zyrtar prej 90 ditësh për krijimin e qeverisë ka filluar më 1 gusht dhe, duke gjykuar nga përvojat e kaluara, është e mundur që vendimi do të pritet deri në fund të këtij afat. Në këtë përshtypje kontribuojnë edhe deklaratat e Vuçiqit, i cili fillimisht ka paralajmëruar formimin e qeverisë nga mesi i gushtit, por në deklaratat e fundit ai ka thënë se qeveria mund të formohet edhe më vonë.

Interesat e shumë palëve

Është e qartë, natyrisht, se gjithçka vendoset nga Aleksandar Vuçiqi, ndërsa Partia Përparimtare Serbe (SNS) po krenohet madje me këtë fat, komenton gazetari Nedim Sejdinoviq, në një deklaratë për DW. "Procesi është i komplikuar, sepse Vuçiqi përpiqet të kënaqë interesa të ndryshme - nga faktori ndërkombëtar e deri tek grupet e brendshme të interesit. Kjo e ngadalëson procesin, sepse këtu vendos vetëm një person, por edhe për shkak të situatës komplekse ndërkombëtare dhe të brendshme."

Nuk është plotësisht e sigurt se i gjithë procesi do të përfundojë deri në fund të gushtit, shton Sejdinoviq, sepse taktika e SNS-së është pikërisht blerja e kohës. "Unë mendoj se shpejtësia e formimit të qeverisë mund të ndikohet vetëm nga ndonjë presion serioz i jashtëm, por të paktën tani për tani duket se Vuçiq nuk po reagon ndaj atij presioni. Ndaj deri në fund të afatit mund të shohim ndonjë reality show, edhe pse të gjitha vendimet do të merren në kabinetin e Presidentit të Serbisë”.

Më shpejt sesa pritet?

Mendoj se SNS nuk ka arsye për të zgjatur procesin, thotë drejtori ekzekutiv i Qendrës për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), Bojan Klaçar. "Unë nuk mund të gjej më asnjë arsye madhore pse SNS do të vononte qëllimisht formimin e qeverisë, sikur në rastin e sanksioneve kundër Rusisë." Tani është e qartë se lufta në Ukrainë për fat të keq nuk do të përfundojë së shpejti. Kështu që më duket se shtyrja nuk ka shumë kuptim për momentin”.

SNS pritet të vazhdojë bashkëpunimin e saj në koalicion me Partinë Socialiste të Serbisë (SPS), ndonëse ky bashkëpunim është karakterizuar prej kohësh me intolerancë reciproke. SPS, si një partner i vogël koalicioni, përgjithësisht u soll me përmbajtje, gjë që nuk mund të thuhej për zyrtarët e SNS-së që deklaruan hapur se socialistët nuk kishin vend në koalicionin e ri.

Nedim Sejdinoviq beson se aktualisht nuk ka alternativë ndaj koalicionit SNS-SPS. "SNS mund të bëjë koalicion me partitë e pakicave vetë, por ato nuk janë mësuar të qeverisin me një shumicë të vogël."

Bashkëpunimi i atyre partive është shumë i mirë dhe, sipas Bojan Klaçar, posaçërisht bashkëpunimi i dy liderëve, Aleksandar Vuçiq dhe Ivica Daçiq është i mirë. "Politikisht, ky bashkëpunim është i qëndrueshëm, në dobi të dyanshme. Ndaj do të ishte befasi nëse diçka ndryshon në këtë kuptim."

Ndryshimet e mundshme

Kur është fjala për postin e kryeministres, tani për tani favoritja kryesore është kryeministrja aktuale Ana Brnabiq. Emri i Marko Gjuriqit, ambasadorit aktual të Serbisë në SHBA, duket si zgjidhje e mundshme. Si shpjegim, ofrohet fakti që ai arriti të organizojë një takim të shkurtër me Joseph Biden dhe se ky mund të jetë sinjal për lidhje më të forta me Uashingtonin. Por bashkëbiseduesit tanë besojnë se Gjuriq ndodhet për një kohë të shkurtër në SHBA dhe se ndikimi i tij marrëdhëniet serbo-amerikane nuk është kushedi sa i madh.

"Është e qartë se Ana Brnabiq u tregua bashkëpunuese. Ajo është e gatshme të përmbushë gjithçka që thotë shefi kryesor dhe në fund të fundit ka qenë politikania e parë që iu drejtua Aleksandar Vuçiqit si ‘bos'”, thekson Nedim Sejdinoviq.

Bojan Klaçar tërheq vëmendjen se "Ana Brnabiq tashmë ka përvojë serioze politike dhe gëzon besimin e madh personal të Aleksandar Vuçiqit”. Nga ana tjetër, duket se eksperimentimi me disa emra të rinj në këtë moment do të ishte më pak i dobishëm për partinë në pushtet, duke pasur parasysh të gjitha sfidat, me të cilat do të përballet Serbia”.

"Qeverisja konfuze"

Një politikë "balancuese” mund të pritet edhe në qeverinë e re. Praktikisht, kjo do të nënkuptonte se Serbia do të kishte sërish në qeverinë e re politikanë "pro rusë", "pro amerikanë", "antievropianë" ose "proeuropianë".

"Një qeveri konfuze dhe një politikë konfuze është diçka që i përshtatet plotësisht Vuçiqit”, vlerëson Sejdinoviq dhe shton se "në këtë moment, kjo politikë e ngatërruar ka dhënë rezultat në të kaluarën, sepse ajo ka qenë pak pro-evropiane, pak pro-ruse apo pro-kineze, e ndonjëherë pro-arabe apo anti-evropiane”.

Bojan Klaçar është optimist se qeveria e re do të merret shumë më tepër me politikën e jashtme dhe me integrimet evropiane dhe se "për rrjedhojë do të ketë një numër të madh ndryshimesh të ministrave në qeverinë e re”. "Është gjithashtu shumë e mundshme që të ketë edhe surpriza në qeveri”, mendon ai./DW

aleksander vucic

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet