LIVE UPDATES
Bota

REL: Hamasi i liron tri pengje izraelite, teksa armëpushimi në Gazë vazhdon

Izraeli pritet t’i lirojë qindra të burgosur palestinezë më vonë gjatë ditës. Militantët e Hamasit i parakaluan pengjet para një turme njerëzish në jug të Gazës, para se t’i dorëzonin te Kryqi i Kuq, si pjesë e marrëveshjes së luhatshme.

15 Shkurt 2025, 11:02 Nga DOSJA
REL: Hamasi i liron tri pengje izraelite, teksa armëpushimi në
fotot ilustruese

GAZA- Tri pengje izraelite janë liruar të shtunën nga Hamasi grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës. Izraeli pritet t’i lirojë qindra të burgosur palestinezë më vonë gjatë ditës. Militantët e Hamasit i parakaluan pengjet para një turme njerëzish në jug të Gazës, para se t’i dorëzonin te Kryqi i Kuq, si pjesë e marrëveshjes së luhatshme.

Ushtria izraelite tha se i pranoi tri pengjet: Lair Horn, 46 vjeç me shtetësi izraelite dhe argjentinase; Sagui Dekel Chen, 36 vjeç me shtetësi izraelite dhe amerikane; dhe Alexander (Sasha) Troufanov, 29 vjeç me shtetësi izraelite dhe ruse.

Ata do të marrin tretman mjekësor para se të ribashkohet me familjet e veta, tha ushtria izraelite. Ata ishin rrëmbyer më 7 tetor 2023, kur Hamasi e sulmoi jugun e Izraelit, duke i vrarë 1.200 njerëz. Tre burrat e liruan u dukën të zbehtë dhe të rraskapitur, por prapëseprapë në gjendje më të mirë fizike sesa tre burrat e liruar të shtunën e kaluar.

Armëpushimi, që nisi pra gati një muaji, ka qenë buzë dështimit në ditët e fundit, për shkak të një mosmarrëveshjeje mes Hamasit dhe Izraelit, me këtë të fundit që kërcënoi se do t’i rifillonte luftimet në Gazë.

Megjithatë, Hamasi tha të enjten se do të vazhdonte me lirimin e më shumë pengjeve, pas bisedimeve me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari. Ai tha se ndërmjetësit kishin premtuar të do t’i "hiqnin të gjitha pengesat" në mënyrë që Izraeli të lejonte futjen e më shumë shatorreve, furnizime mjekësore dhe ndihma të tjera thelbësore në Gazë.

Ky do të jetë shkëmbimi i gjashtë mes Hamasit dhe Izraelit që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 19 janar. Deri më tani, 21 pengje dhe mbi 730 të burgosur palestinezë janë liruar gjatë fazës së parë të marrëveshjes.

Zyra e Informacionit të të Burgosurve, e lidhur me Hamasin, tha të premten se 369 palestinezë pritet të lirohen nga burgjet izraelite të shtunën. Ajo tha se 36 prej tyre po vuanin dënime me burgim të përjetshëm.

Nga 251 personat e rrëmbyer, 73 po mbahen ende në Gazë, por besohet se rreth gjysma e tyre janë të vdekur. Pothuajse të gjitha pengjet e mbetura janë burra, përfshirë ushtarë izraelitë.

Armëpushimi mbetet shumë i brishtë

Në ditët e fundit, armëpushimi dukej në prag të dështimit. Hamasi kishte thënë se do ta shtynte lirimin e pengjeve, duke e akuzuar Izraelin për mosrespektimin e marrëveshjes duke mos lejuar hyrjen e mjaftueshme të shatorreve, furnizimeve mjekësore, karburantit dhe pajisjeve të rënda për pastrimin e rrënojave. Izraeli tha se do t’i riniste luftimet të shtunën nëse pengjet nuk do të liroheshin.

Derisa kriza e menjëhershme mund të jetë shmangur, armëpushimi përballet me një sfidë shumë më të madhe pasi faza e parë e marrëveshjes pritet të përfundojë në fillim të marsit. Ende nuk ka pasur bisedime thelbësore për fazën e dytë, sipas të cilës, Hamasi do t’i lironte të gjitha pengjet e mbetura në këmbim të përfundimit të luftës.

Mbi 90% e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës u detyruan të zhvendosën gjatë luftës. Qindra mijëra janë kthyer në shtëpitë e tyre pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, megjithëse shumë prej tyre kanë gjetur vetëm rrënoja, mbetje njerëzore të varrosura dhe municione të pashpërthyera.

Lufta ka vrarë mbi 48.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk specifikon se sa prej tyre ishin luftëtarë. Izraeli thotë se ka vrarë mbi 17.000 militantë, pa dhënë prova./REL

lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale