LIVE UPDATES
Bota

REL: Çfarë nuk u tha në Serbi për rastin e Radoiçiçit?

Sipas Prokurorisë serbe, Radoiçiç dyshohet për disa vepra penale që kanë të bëjnë me blerje të paligjshme të armëve dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

5 Tetor 2023, 16:28 Nga f.i
REL: Çfarë nuk u tha në Serbi për rastin e
Milan Radoiçiç

SERBI- I lirë, por pa pasaportë - kështu mund të përshkruhet tani për tani statusi i Milan Radoiçiçit në Serbi, pasi gjykata në Beograd e liroi nga paraburgimi më 4 tetor. Një ditë më parë, policia e dërgoi atë për t’u investuar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd, në lidhje me sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Vetë Radoiçiç, përmes avokatit, e mori përgjegjësinë për sulmin, të cilin Kosova e cilëson si akt terrorist dhe tentativë të Serbisë për përmbysjen e rendit kushtetues. Por, Serbia, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe institucionet e saj, i cilëson veprat kriminale ndryshe nga Prishtina zyrtare. Në mesin e veprave që Radoiçiçin e ngarkojnë në Serbi, nuk ka terrorizëm, as vrasje të policit.

Sipas Prokurorisë serbe, Radoiçiç dyshohet për disa vepra penale që kanë të bëjnë me blerje të paligjshme të armëve dhe “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Avokati nga Beogradi, Bozho Prelleviç, thotë se procedura kundër Radoiçiçit “nuk ka të bëjë me ligjin”. Prelleviç thotë se deklaratat e prokurorisë dhe gjykatës nuk duken si të shkruara nga profesionistët, por “ekspertët e marketingut”.

“Radoiçiç del e thotë se ai e organizoi sulmin dhe grupin, e veprat me të cilat ngarkohet janë ndryshe”, thotë Prelleviq për Radion Evropa e Lirë.

Në letrën e hapur për publikun, Radoiçiç pranoi se kishte organizuar një grup të armatosur dhe se ishte në Banjskë më 24 shtator.

Me çfarë e ngarkon Serbia Radoiçiçin?

Sipas njoftimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, Radoiçiç ngarkohet me disa vepra penale. E para ka të bëjë me prodhim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve shpërthyese. Prokuroria e ngarkon atë edhe për armëmbajtje pa leje. Sipas saj, Radoiçiç dyshohet se nga janari i vitit 2023 deri më 24 shtator ka siguruar armë, municione dhe mjete shpërthyese të fuqisë së madhe shkatërruese nga Tuzlla në Bosnje dhe Hercegovinë.

Për këtë vepër penale, dënimi me burgim është nga dy deri në dymbëdhjetë vjet. Prokuroria serbe beson, gjithashtu, se Radoiçiç është “udhëheqës” i grupit që ka kryer vepër penale - për çka dënimi me burg shkon deri në tetë vjet. Megjithatë, sulmuesit në Banjskë nuk i trajton si grup të organizuar kriminal dhe as Radoiçiçin si organizator të tij.

Radoiçiç ngarkohet edhe për një vepër të rëndë kundër sigurisë së përgjithshme, gjegjësisht shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pas të cilit “ka ndodhur vdekja e një ose më shumë personave”. Dënimi maksimal për këtë vepër është, gjithashtu, 12 vjet burg.

Radoiçiç, siç u njoftua më 3 tetor, e mohoi fajësinë për të gjitha këto akte, edhe pse paraprakisht e pranoi përgjegjësinë për sulmin në Banjskë. Në ditët e para të hetimeve, autoritetet në Prishtinë e identifikuan Radoiçiçin si pjesëmarrës dhe organizator kryesor të grupit të armatosur dhe më pas prezantuan prova që, sipas tyre, e vërtetojnë këtë. Përveç pamjeve nga dronët, u prezantua edhe një arsenal i madh me armë dhe pajisje të tjera të kapura në Banjskë.

“Procedura kundër Radoiçiçit për shkak të presionit nga Perëndimi”

Sipas avokatit Prelleviç, Serbia ka nisur procedura kundër Radoiçiçit për shkak të “paraqitjes së jashtme politike”. Bashkimi Evropian kërkoi nga Beogradi që të bashkëpunojë në hetimin e sulmit në veri të Kosovës, duke theksuar se mandati për këtë hetim i takon policisë së Kosovës. Më 3 tetor, Parlamenti Evropian e dënoi ashpër sulmin në Banjskë dhe Perëndimi pajtohet me cilësimin e autoriteteve të Kosovës si “terrorist”.

Avokati Prelleviç thotë se Serbia është dashur ta arrestojë Radoiçiçin për të thënë se ai nuk ka qenë pjesë e atij sulmi dhe se po “lufton kundër tij”. Sipas tij, e gjithë procedura zhvillohet për shkak të presionit të Perëndimit, por, në anën tjetër, “për shkak të zgjedhjeve të mundshme, Radoiçiç nuk duhet të jetë në paraburgim”.

“Mbajtja në burg e Radoiçiçit - anëtarit të Listës Serbe, dikujt që deri dje thuhej se është hero nga Kosova - nuk është një veprim i zgjuar për rrethanat e brendshme politike. Andaj, ishte një arrestim i shpejtë me lirim të shpejtë”, thotë Prelleviç.

Në letrën e hapur, më 29 shtator, Radoiçiç tha se e organizoi sulmin në Banjskë pa dijeninë e autoriteteve. Po atë ditë tha se jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe - partisë udhëheqëse të serbëve të Kosovës, e cila gëzon mbështetjen e Beogradi zyrtar.

“Marrëveshje me autoritetet”

Prelleviq thotë se kjo sjellje e Radoiçiçit i duket si “marrëveshje [me autoritetet në Serbi]”.

“Ai doli [para prokurorisë] që të mos fajësohet presidenti i Serbisë [për sulmin në Banjskë]. Prandaj, duhet ta pranojë se ka organizuar gjithçka, por këtë nuk mund ta thotë në prokurori, sepse në atë rast nuk do të mund të lirohej [nga paraburgimi]”, thotë Prelleviç.

Në reagimin e parë pas sulmit në Banjskë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se sulmuesit ishin serbë vendas nga Kosova, “të cilët nuk mund ta duronin më terrorin e [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti”. 

Rreth një javë më vonë, më 2 tetor, ai tha se të gjithë ata që morën pjesë në sulmin ndaj policisë së Kosovës, do të mbajnë përgjegjësi para institucioneve dhe se këtu përfshihet edhe përgjegjësia e Radoiçiqit. Në disa raste, Vuçiç e mohoi përgjegjësinë e Serbisë.

Lirohet pavarësisht kërkesës së prokurorisë

Pas refuzimit të kërkesës së prokurorisë për ndalimin e Radoiçiçit, Gjykata e Lartë në Beograd, më 4 tetor, ia ndaloi atij të largohej nga vendbanimi dhe ia konfiskoi pasaportën. Atij iu ndalua edhe shkuarja në Kosovë. Prokuroria tha se do ta apelojë vendimin e gjykatës.

Radoiçiç e bëri deklaratën e tij të parë para institucioneve të Serbisë “në cilësinë e qytetarit”, më 30 shtator - një ditë pasi e mori publikisht përgjegjësinë për Banjskën. Nuk është e qartë se çfarë tha atë ditë në polici. Tri ditë më vonë u ndalua dhe dha deklaratë si i dyshuar. Sipas deklaratës së Prokurorisë së Lartë Publike të Serbisë, të datës 3 tetor, Radoiçiç e mohoi kryerjen e veprave penale me të cilat ngarkohet. Avokati i tij mbrojtës, Goran Petronijeviç, tha atë ditë se Radoiçiç ka mohuar se ka kryer vepra penale, por jo edhe gjendjen faktike.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet përgjegjëse, përmes partnerëve ndërkombëtarë, do të kërkojnë ekstradimin nga Serbia në Kosovë “të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në planifikimin dhe realizimin e aksionit terrorist” në Banjskë.

Tash për tash, nuk dihet se si do t’i përgjigjej Serbia një kërkese të tillë kur do t’i dërgohej, pasi nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe nuk ka marrëveshje ekstradimi me të./REL

tensionet në veri të kosovës milan radoiçiç

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim