LIVE UPDATES
Bota

REL: A e hapin zgjedhjet lokale rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut?

Sipas sondazheve, rezultati në shumicën e komunave me popullatë shumicë maqedonase është kryesisht i parashikueshëm. Megjithatë, rezultatet mbeten të paqarta në disa komuna ku votuesit shqiptarë përbëjnë shumicën.

17 Tetor 2025, 08:15 Nga M.L
REL: A e hapin zgjedhjet lokale rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme
Foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Vetëm një vit e gjysmë pas zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut, vendi po përgatitet për një votim të ri më 19 tetor, raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Qytetarët do të votojnë për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillave komunalë në të gjitha 80 komunat dhe në kryeqytet, Shkup.

Sipas sondazheve, rezultati në shumicën e komunave me popullatë shumicë maqedonase është kryesisht i parashikueshëm. Megjithatë, rezultatet mbeten të paqarta në disa komuna ku votuesit shqiptarë përbëjnë shumicën.

Por, pikëpyetja kryesore që u ngrit gjatë fushatës është: Çfarë ndodh pas zgjedhjeve? A mund të tronditë rezultati brenda bllokut politik shqiptar koalicionin qeverisës dhe të çojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, ndoshta qysh në pranverën e vitit 2026?

Nëse zgjedhjet e parakohshme do të jenë të mundshme, kjo do të varet gjithashtu nga fakti nëse, pas zgjedhjeve lokale, do të ndërmerren hapa për t’i zhbllokuar bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian – çështje për të cilën zyrtarët e lartë të Qeverisë kanë dërguar sinjale.

VMRO-DPMNE, partia në pushtet dhe favoritja kryesore

Partia më e madhe në koalicionin qeverisës, VMRO-DPMNE e krahut të djathtë, e cila i fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar, është gjithashtu në krye të garës për zgjedhjet lokale të kësaj fundjave.

Opozita, Lidhja Socialdemokrate (LSDM), vazhdon të përballen me krizë të brendshme pas disfatës së rëndë në zgjedhjet parlamentare të majit 2024.

Megjithëse opozita këmbëngul se popullariteti i VMRO-DPMNE po bie, sondazhet tregojnë se partia mban një epërsi të konsiderueshme. Këtë e pasqyron edhe sondazhi më i fundit i opinionit publik i publikuar nga transmetuesi publik MRTV më 13 tetor, i realizuar nga Instituti për Kërkime Politike (IPIS) përmes një ankete telefonike me 1.122 të anketuar dhe me një marzh gabimi ±3 për qind.

Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE do të merrte rreth 26.7 për qind të votave, partia më e madhe opozitare LSDM 11.1 për qind, më pas koalicioni shqiptar Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) i udhëhequr nga BDI-ja me 9.9 për qind, dhe në fund koalicioni VLEN, partner qeveritar i VMRO-DPMNE-së, me 7.5 për qind.

Sondazhi tregoi gjithashtu një përqindje të lartë të votuesve të pavendosur: 10 për qind, ndërsa 12.4 për qind e të anketuarve nuk pranuan të thoshin se për kë do të votonin.

A janë të mundshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare?

Garat më të ngushta pritet të jenë në komunat ku partitë shqiptare po konkurrojnë për pushtet. Në rreth 15 nga 81 komunat, shqiptarët janë shumicë. Një betejë e fortë pritet midis koalicionit qeveritar shqiptar VLEN dhe koalicionit opozitar Aleanca Kombëtare për Integrim, i udhëhequr nga BDI-ja.

BDI-ja, e cila kaloi në opozitë pas më shumë se dy dekadash në pushtet pas zgjedhjeve të vitit 2024, sfidon legjitimitetin e VLEN-it për të përfaqësuar qytetarët shqiptarë dhe kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, veçanërisht nëse fiton në më shumë komuna.

Analistët politikë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë (REL) janë të ndarë në mendime nëse kjo do ta destabilizojë koalicionin qeverisës dhe nëse zgjedhjet lokale mund të hapin rrugën për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Megjithatë, gjatë fushatës, qytetarët dëgjuan po aq retorikë në nivel kombëtar sa edhe diskutime për çështje lokale.

“Partitë do ta matin mbështetjen e tyre përmes numrit total të votave që do t’i marrin listat e këshilltarëve, gjë që është tregues i mbështetjes në nivel nacional. Për më tepër, rezultatet në bllokun politik shqiptar mund të ndikojnë në klimën e përgjithshme politike”, tha për REL-in eksperti i komunikimit Petar Arsovski.

Krahas BDI-së, edhe LSDM-ja po përgatitet për zgjedhje të parakohshme. Nga ana tjetër, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ndonëse nuk e përjashton plotësisht mundësinë, përgjithësisht e refuzon idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Analisti dhe drejtori i IPIS-it, Vladimir Bozhinovski, pajtohet me këtë, duke thënë se nuk pret zgjedhje të parakohshme.

“Për të ndodhur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Qeveria duhet t’i dëshirojë ato. Si mund të mbahen zgjedhje nëse Qeveria është kundër? Parlamenti duhet të shpërndahet, dhe Qeveria aktualisht ka shumicën prej 78 nga 120 deputetë”, tha Bozhinovski për REL-in.

Anëtarësimi në BE pas zgjedhjeve, test për Qeverinë

Sinjalet politike tregojnë se pas zgjedhjeve lokale, fokusi mund të zhvendoset drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar për shkak të mosmarrëveshjes me Bullgarinë, dhe për të hapur kapitujt negociuese, duhet ta përfshijë pakicën bullgare në Kushtetutën e vet.

Kjo është një nga arsyet pse Bozhinovski nuk pret zgjedhje të parakohshme.

“Nëse thirren zgjedhje të parakohshme parlamentare, gjithçka vonohet, përfshirë anëtarësimin në BE dhe çështjet e politikës së jashtme. Unë pres disa iniciativa për zgjidhjen e çështjeve të BE-së pas zgjedhjeve”, theksoi ai.

Gjatë kësaj fushate, opozita LSDM paraqiti një rezolutë në Parlament për të përcaktuar hapat e ardhshëm të vendit drejt BE-së dhe për të vendosur “vija të kuqe” mbi shkallën e lëshimeve ndaj Bullgarisë. Kryeministri Mickoski deklaroi se pret “lëvizje” në lidhje me garancitë nga BE-ja pas festave të Vitit të Ri. Qeveria kërkon garanci nga BE-ja se ndryshimet kushtetuese do të jenë kërkesa e fundit nga Bullgaria.

Tri ditë para zgjedhjeve, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vizitoi shkurtimisht Shkupin, duke dërguar këtë mesazh për liderët maqedonas: “Duhet ta bëni ndryshimin e dakordësuar kushtetues. Tani topi është në fushën tuaj. BE-ja është gati”, shkroi ajo në platformën X.

Ndikimi rus në zgjedhje

Derisa anëtarësimi në BE mbetet prioritet strategjik për Maqedoninë e Veriut, vendi është gjithashtu i ekspozuar ndaj ndikimit rus, megjithëse në shkallë të kufizuar. Kjo shihet në retorikën dhe veprimet e disa figurave politike margjinale, të cilat publikisht mbështesin interesat ruse dhe kundërshtojnë integrimin euroatlantik.

Shembulli më i njohur është partia proruse Maqedonia e Bashkuar, e cila haptazi bën thirrje për thellimin e marrëdhënieve me Rusinë dhe kundërshton integrimin në BE dhe NATO. Despina Kovaçevska nga Fondacioni Metamorphosis, që mbikëqyr mediat gjatë fushatës, vëren ndikim rus në mesazhet e disa kandidatëve dhe madje edhe te disa figura fetare.

“Ata përhapin të njëjtin narrativ që vjen nga Kremlini, se vendet humbasin sovranitetin e tyre duke iu bashkuar BE-së. Kjo narrativë identifikohet nga EUvsDisinfo si taktika kryesore e dezinformimit e përdorur nga ndikimi i huaj keqdashës”, shpjegoi Kovaçevska.

Në raportin e parë të përkohshëm, misioni vëzhgues i zgjedhjeve i OSBE/ODIHR shprehu shqetësim për cenueshmërinë ndaj dezinformimit, duke përmendur shkallën e ulët të edukimit mediatik në vend.

“Për disa aktorë, mundësia për manipulim të informacionit nga jashtë gjatë procesit zgjedhor ishte gjithashtu shqetësuese”, thuhet në raportin e OSBE/ODIHR.

Mbi 300 kandidatë për kryetarë komunash

Zgjedhjet lokale të 19 tetorit do të jenë të tetat që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut në vitin 1991. Rreth 1.8 milion qytetarë kanë të drejtë vote. Për 80 komuna plus qytetin e Shkupit, janë paraqitur 309 kandidatë, si nga partitë politike ashtu edhe nga lista të pavarura, shumica dërrmuese burra, vetëm 10 për qind gra.

Në rundin e parë duhet të zgjidhen të gjithë anëtarët e këshillave komunale. Për t’u zgjedhur kryetar komune në rundin e parë, kandidati duhet t’i marrë mbi 50 për qind të votave. Nëse asnjë kandidat nuk e arrin këtë, rundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor, mes dy kandidatëve me më së shumti vota nga rundi i parë./ REL

zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në maqedoninë e veriut

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit