LIVE UPDATES
Bota

Refuzoi të paguante gjobat, Gjykata e Moskës shpall falimentimin e Radios Evropa e Lirë

Një gjykatë në Moskë ka shpallur falimentimin e operacioneve të Radios Evropa e Lirë në Rusi pas refuzimit të kompanisë për të paguar gjoba të shumta që arrijnë në më shumë se 1 miliard rubla (14 milionë dollarë) për mospërputhje me ligjin për "agjentët e huaj".

13 Mars 2023, 15:19 Nga a.l
Refuzoi të paguante gjobat, Gjykata e Moskës shpall falimentimin e
Foto ilustruese

RUSI- Një gjykatë në Moskë ka shpallur falimentimin e operacioneve të Radios Evropa e Lirë në Rusi pas refuzimit të kompanisë për të paguar gjoba të shumta që arrijnë në më shumë se 1 miliard rubla (14 milionë dollarë) për mospërputhje me ligjin për "agjentët e huaj".

Legjislacioni, i prezantuar në vitin 2012, fillimisht synonte OJQ-të dhe grupet e të drejtave, por që atëherë është zgjeruar për të synuar organizatat e medias, gazetarët individualë, blogerët e YouTube dhe kryesisht këdo që merr fonde nga jashtë Rusisë dhe, sipas pikëpamjes së Kremlinit, shpreh një opinion politik.

Radio Evropa e Lirë thotë se ligji përbën censurë politike që synon të pengojë gazetarët të kryejnë detyrat e tyre profesionale dhe po sfidon lëvizjet e autoriteteve në gjykatat ruse dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Më shumë se 30 punonjës të Radios Evropa e Lirë janë renditur si "agjentë të huaj" nga Ministria ruse e Drejtësisë në cilësinë e tyre personale.

RFE/RL mbylli zyrën e saj në Moskë më 6 mars 2022, disa ditë pasi Shërbimi Federal i Taksave paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Arbitrazhit të Moskës për falimentimin e detyruar të RSE/RS LLC. Gjykata e Arbitrazhit të Moskës më 13 mars përmendi "paaftësinë" e RSE/RS LLC, e cila përfaqëson interesat e Radios Evropa e Lirë në Rusi dhe llogaritë e së cilës u ngrinë në maj 2021, për të paguar detyrimet e prapambetura.

Pasi Rusia nisi pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës dhe futi censurën ushtarake në mars 2022, rregullatori rus i medias, Roskomnadzor, bllokoi faqet e internetit të Radios Evropa e Lirë në vend. Veprimet e autoriteteve ruse, tha presidenti i Radios Evropa e Lirë Jamie Fly në atë kohë, përfaqësonin kulmin e një fushate shumëvjeçare për të penguar punën e operacioneve dekadash të transmetuesit në Rusi. Pavarësisht bllokimit të faqeve dhe formave të tjera të presionit, operacioni rus i Radios Evropa e Lirë vazhdon plotësisht punën e tij dhe trafiku në faqet e internetit të RFE/RL nga brenda Rusisë është rritur në shifra rekord.

Si në fillimin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, ashtu edhe në momentet kyçe, shikimet e videove nga brenda Rusisë janë rritur, "duke demonstruar oreksin e jashtëzakonshëm të audiencës në gjuhën ruse për të ditur të vërtetën", tha Radio Evropa e Lirë në një deklaratë.

Më 12 janar, RFE/RL hapi një zyrë të re në kryeqytetin e Letonisë, Riga, që synon të prodhojë "lajme të besueshme dhe raportime objektive" si pjesë e përpjekjeve të saj për të kundërshtuar dezinformimin dhe censurën ruse.

Më herët në janar, RFE/RL hapi një zyrë të re në Vilnius, Lituani, për të synuar audiencën në Bjellorusi me përmbajtje në bjellorusisht dhe rusisht në një përpjekje për të kundërshtuar propagandën shtetërore dhe censurën nga regjimi i sundimtarit autoritar Alyaksandr Lukashenka.

Radio Evropa e Lirë është një kompani mediatike e pavarur editoriale e financuar nga një grant nga Kongresi Amerikan përmes Agjencisë Amerikane për Media Globale. Ai shpërndan informacion në 27 gjuhë në 23 vende ku liria e medias është e kufizuar ose gazetaria profesionale është e pazhvilluar./ REL 

rel

Sondazh

Poll

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë