13 Mars 2023, 14:25
Nga a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se këshilltarët e tij dhe disa nga ministrat janë duke trajtuar 15 modelet për Asociacionin që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak i ka ofruar atij. Në një aktivitet të zhvilluar sot në Kamenicë ku në njërën prej shkollave në këtë zonë u vendos një gurthemeli, Kurti deklaroi se nga këto modele të trajtimit të pakicave kombëtare në Bashkimin Evropian, do të shohin të marrin elemente që edhe pakicat në Kosovë të jenë në nivelin e duhur. Por nënvizoi se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit.
“Modelet të cilat janë prezantuar nga emisari evropian Lajçak janë solucione të ndryshme të pakicave kombëtare në vendet e Bashkimit Evropian, janë pesëmbëdhjetë sosh gjithsej të cilat janë të mirënjohura. Unë s’po përmendi ndonjëherë të mos i rrezikoj apo harroj një pjesë, por në vendet e BE-së dihet se përveç popullsisë shumicë ka edhe pakica. Janë përmendur 15 raste të tilla, disa janë më rishtazi, disa më të hershme edhe para se të ekzistojë Bashkimi Evropian. Unë besoj se ato janë modele nga të cilat ne mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur në vendin tonë… Ato po trajtohen nga këshilltarët e mi, nga disa prej ministrave në mënyrë që të shohim se çka është më e favorshme. Natyrisht, kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia, funksionimi i shtetit janë diçka që ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis”, tha ai.
Kurti tha se para takimit të së shtunës me presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të njoftohet edhe për axhendën dhe pikat që do të diskutohen.
“Para të shtunës ne do ta dimë agjendën dhe pikat përmbajtjesore se çka do të diskutohet atje. Në kuadër të diskutimit të planit të zbatimit për marrëveshjen tashmë të dakorduar sipas propozimit evropian, pa u ndryshuar asgjë”, tha ai.
Më 18 Mars do të zhvillohet takimi i radhës mes krerëve të shtetit, Kosovë-Serbi dhe zyrtarëve të BE-së. Në këtë hap pritet që të nënshkruhet marrëveshja për planin evropian të propozuar me 11 nene ku synohet normalzimi i marrëdhënieve mes dy vendeve. Megjithatë pak ditë para takimit të rëndësishëm, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç kanë shprehur edhe njëherë qëndrimet e tyre lidhur me çështjen 'e nxehtë' mes dy palëve.
asosacioni i komunave me shumice serbe
Bota
13 Mars 2023, 14:16
a.l
Masha Moskaleva dhe babai i saj Alexey Moskaleva
RUSI- Një vajzë 13-vjeçare, e cila vizatoi një fotografi kundër luftës q&e...
Bota
13 Mars 2023, 14:08
a.l
Vladimir Putin dhe Xi Jinping
KINË- Presidenti kinez Xi Jinping i cili më herët ka shprehur hapur qëndrimet e tij për luft&e...
Bota
13 Mars 2023, 13:21
a.l
Stërvitja ushtarake SHBA-Kore e Jugut
KOREJA E JUGUT- Koreja e Veriut njoftoi se ka kryer teste të raketave lundruese të lëshuara ...
Bota
13 Mars 2023, 13:14
a.l
Protesta në Angli
ANGLI- Protesta masive po organizohen edhe në Angli. Mediat e huaja raportojnë se mjekët e rinj kanë filluar gr...
Bota
13 Mars 2023, 12:58
a.l
Kemal Kilicdaroglu dhe Rexhep Taip Erdogan
TURQI- Publikohen sondazhet e reja për zgjedhjet Presidenciale në Turqi. Deri më tani sondazhet t...
Bota
13 Mars 2023, 12:51
a.l
Protesta masive në Çeki
ÇEKI- Mijëra çekë dolën në rrugët e Pragës për një demonstrat&eu...
Bota
13 Mars 2023, 12:28
a.l
Vladimir Putin
RUSI- Kremlini ka njoftuar se presidenti rus Vladimir Putin më 9 shtator 10 në Nju Delhi 20 nuk...
Bota
13 Mars 2023, 12:19
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se sot dhe nesër do të bisedoj&eum...
Bota
13 Mars 2023, 12:11
a.l
Miroslav Lajçak
SERBI- I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për çështjet e Ballkanit Perëndimor, Mirosla...
Bota
13 Mars 2023, 12:06
a.l
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është skeptik se marrëveshja do të nënshkruhet jav&...