Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Yevgeny Zubarev, kreu i faqes së lajmeve RIA FAN të Prigozhinit, njoftoi në mbrëmjen e 1 korrikut se kompania po mbyllej, pa dhënë ndonjë arsye për këtë vendim.
RUSI- Grupi mediatik i kontrolluar nga lideri i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, është mbyllur në atë që raportohet si hakmarrje ndaj tij për rebelimin e 24 qershorit. Yevgeny Zubarev, kreu i faqes së lajmeve RIA FAN të Prigozhinit, njoftoi në mbrëmjen e 1 korrikut se kompania po mbyllej, pa dhënë ndonjë arsye për këtë vendim.
RIA FAN është media më e spikatur e grupit Patriot Media të Prigozhinit, që në përgjithësi mban qëndrime pro-Kremlinit, duke ofruar edhe raportim pozitiv për aktivitetet e Prigozhinit dhe duke sulmuar rivalët si guvernatorin e Shën Petersburgut, Aleksandr Beglov.
Gazeta e kontrolluar nga Prigozhini, Nevskiye Novosti, në Shën Petersburg njoftoi gjithashtu se po e ndërpret publikimin. Gazeta Kommersant raportoi më 30 qershor se mbikëqyrësi shtetëror i mediave ruse, Roskomnadzor, kishte bllokuar faqet e internetit të mediave të Prigozhinit pa dhënë ndonjë arsyetim për këto veprime.
“Për shkak se ne nuk mund të vazhdojmë të punojmë në internetin rus ose t’i përmbushim detyrimet tona ndaj partnerëve dhe reklamuesve tanë, unë kam marrë vendimin, në bashkëpunim me bordin e grupit Patriot, për të ndaluar publikimin që nga 30 qershori”, tha kryeredaktori i Nevskiye Novosti, Andrei Krasnobayev për Radion Evropa e Lirë.
Prigozhini dhe qindra luftëtarë të tij të armatosur mercenarë udhëhoqën një kryengritje të shkurtër më 24 qershor, kur pushtuan qytetin jugor rus të Rostov-on-Don dhe kërcënuan se do të marshonin drejt Moskës.
Kriza u qetësua pasi Prigozhini pranoi një marrëveshje që do t’i lejonte atij të shkonte në mërgim në Bjellorusi dhe t’u jepte mercenarëve të tij zgjedhjen për t’u bashkuar me të atje ose për t’u integruar në ushtrinë ruse. Prigozhini nuk është shfaqur publikisht që nga shtypja e kryengritjes së tij, por udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë se ai është në Bjellorusi.
Në platformën Telegram, Ostorozhno Novosti raportoi më 1 korrik se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë kishte anuluar një kontratë me kompaninë e hotelerisë, Concord, të Prigozhinit, e cila po pushonte nga puna qindra punëtorë. Sipas kontratës, Concord siguronte ushqim për trupat ruse që luftonin në Ukrainë, si dhe për spitalet dhe organizatat publike në pjesët e Ukrainës nën pushtimin rus./REL
Albin Kurti KOSOVË- Albin Kurti ka reaguar pasi Bashkimi Evropian i ka vendosur sanksione Kosovës. Kurti është shprehur se masat e...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump kritikoi ashpër Presidentin Joe Biden në një tubim në Karolinë...
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së kr...
foto ilustruese POLONI- Polonia do të dërgojë 500 policë në kufirin e saj me Bjellorusinë, tha të dielën Minis...
Euklid SHBA-Një teleskop hapësinor evropian është nisur nga Florida në një përpjekje për të zgjidhur një ...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë se nuk ka bisedime me Albin Kurtin dhe se është shum&e...
Ramush Haradinaj KOSOVË- Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi BE-ja ka konfirmuar sanksionet ndaj Kosovës. Sipas ...
orka EUROPË- Në një studim të ri mbi orkat të njohura si “balena vrasëse”, marinarët dhe shkenc&eu...
Avdullah Hoti KOSOVË- Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me masat e Bashkimit Evropian të marra ndaj Kosov&eu...
Të shtënat SHBA- Të shtëna me armë në qytetin Baltimore të SHBA-së ka lënë pas dhjetëra të plag...